Dokumenti/ Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...

Disa emisione më parë ju kemi treguar për situatën e parkimit në QSUT, qendrën më të madhe spitalore në vend, ku trajtohen rreth 500 mijë pacientë në vit dhe kryhet shumica e ndërhyrjeve kirurgjikale në Shqipëri. Kudo në ambientet e jashtme të spitalit ka kaos, gropa, makina që bllokojnë hyrjen e ambulancës dhe aspak investime.
Por si ka qenë historia e parkimit?
Në mesin e vitit 2014, Ministria e Zhvillimit Ekonomik nisi një aksion për largimin nga hapësirat e spitalit të bareve, restoranteve, farmacive dhe dyqaneve që kishin rrethuar kudo spitalin.
Me këtë aksion u vendos edhe një tra për të kufizuar numrin e automjeteve që hynin brenda qendrës spitalore, si edhe për të mbledhur të ardhura nga pacientët. Tarifa për parkimin në ambientet e QSUT ishte 100 lekë për 24 orë, para të cilat duhej të shkonin për mirëmbajtjen e territorit prej 10 mijë metrash katrorë të oborrit të spitalit.
Tarifa vijoi të ishte 100 lekë në ditë deri në nëntor të vitit 2018, kur Fondi Shqiptar i Zhvillimit u caktua nga Këshilli i Ministrave si autoriteti që do të administronte hapësirën e parkimit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Vendimi përcaktonte se të ardhurat e parkimit do të shkonin për përmirësimin e infrastrukturës së jashtme të spitalit dhe menaxhimin cilësor të vendeve të parkimit.
Por ajo që ndodhi pas marrjes në administrim të territorit nga FSHZH ishte rritja e tarifës nga 100 lekë për 24 orë, në 100 lekë për 2 orë. Pas kësaj fashe, çdo orë shtesë u bë 100 lekë. Nga çmimet e reja, të ardhurat vjetore që gjeneronte parkimi në QSUT arritën një vlerë mesatare prej 1 milion eurosh ndër vite, ndërsa për vitin 2024 kapën plot 2.1 milion euro.
Megjithatë, këto para nuk shkuan për të rregulluar infrastrukturën e spitalit, pasi siç tregojnë pamjet, vendparkimet dhe rrugët e QSUT vetëm kanë degraduar. Autoritetet u kujtuan vetëm disa muaj më parë të investonin në ndërtimin e një parkingu të ri në qendrën më të madhe spitalore në vend, pas plot 3 dekadash!
Dhe e dini sa do të kushtojë ky investim?
Plot 14.2 milionë euro! Pra një parkim me kate mbitokësore (jo nëntokësore), me 1,400 vende, do të kushtojë 14 milionë euro ose 10 mijë euro për një vend parkimi. Nëse marrim koston e ndërtimit të pallateve sipas Entit Kombëtar të Banesave dhe INSTAT, që është 390 euro për metër katror, dhe duke llogaritur që një vend parkimi ka rreth 20 metra katrorë, rezulton që kostoja e një vendi nuk shkon më shumë se 8 mijë euro.
Madje në objektet rezidenciale në Kashar, Fresk dhe Astir, çmimi i një parkimi në shitje varion nga 8 mijë deri në 12 mijë euro dhe këtu përfshihet edhe kostoja e tokës dhe fitimi i ndërtuesit.
Por, për këtë çmim “kaq të ulët” që taksapaguesit po paguajnë, duhet falënderuar kompania fituese e tenderit, Salillari, e cila dha një ofertë 5.8 milionë euro më të ulët se fondi limit. Llogaria e FSHZH-së ishte të kontraktonte 20 milionë euro punime ndërtimi ose rreth 14 mijë euro për një vend parkimi! Dhe nuk dihet nëse ndonjë agjenci mbikëqyrëse ka ngritur ndonjëherë shqetësimin për fondet limite kaq të larta që harton FSHZH-ja — se aty nisin shkeljet… Por kjo është një histori tjetër.
Të gjithë mund të mendojmë se, duke qenë se fondet janë siguruar nga pagesat e parkimit ndër vite, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave – ku 45% e të ardhurave duhej të shkonin për investime në infrastrukturën e parkimit në QSUT – më në fund parkimi po ndërtohet nga këto fonde.
Por jo. Parkimet e reja, me të cilat u mburr kryeministri Edi Rama në prag të zgjedhjeve të vitit 2025, po financohen me para të buxhetit të shtetit. Pra, me taksat tona.
– 2.8 milionë euro në vitin 2024
– 4.2 milionë euro në 2025
– dhe planifikon 2.5 milionë euro për vitin e ardhshëm.
Nëse nga viti 2018 deri në fund të 2024-s janë arkëtuar 8.8 milionë euro nga parkimi, a nuk duhej të përdorej kjo shumë për ndërtimin e parkimit?
Pse duhet që taksapaguesit të paguajnë dy herë – njëherë për të parkuar dhe njëherë përmes taksave?
Edhe më keq, 14 milionë euro janë një shumë që mund të shkonte për pacientët, për të mbuluar mungesën e ilaçeve ose për rikonstruktimin e pavionit të onkologjikut, siç ka premtuar vetë kryeministri.
Po ku kanë shkuar paratë e parkimit? Çfarë ka ndodhur me to dhe ku i ka çuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit? Siç e treguam më herët, Këshilli i Ministrave ngarkoi FSHZH-në për menaxhimin dhe mbledhjen e tarifave. Por FSHZH ngarkoi një tjetër agjenci, të krijuar posaçërisht për këtë funksion, Agjencinë e Mbështetjes Ekonomike.
Për ta bërë të qartë: një tjetër godinë me qira, me staf të ri, drejtues të rinj dhe sigurisht një bord të ri — të gjitha me para të taksapaguesve. Kryetar i bordit është vetë drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli. Në vitin 2018, Agjencia e Mbështetjes Ekonomike lidhi një marrëveshje me QSUT ku ra dakord që 42% e të ardhurave të parkimit të shkonin për investime në infrastrukturën e brendshme të spitalit – vendparkime, trotuare, gjelbërim, ndriçim rrugor – duke përfshirë edhe investime madhore, dhe 3% për edukimin e stafit të QSUT. Por këto para kanë shkuar për të paguar pagat e punonjësve të Agjencisë, me plot 1 milionë euro në vit dhe 101 punonjës.
Si edhe për tendera për mobilim, karburant dhe shumë nevoja të tjera.
Paratë e parkimit të QSUT, të cilat duhej të investoheshin në infrastrukturën e parkimit dhe të menaxhoheshin nga FSHZH, nuk janë përdorur kurrë për qëllimin e tyre. Në vend të kësaj, ato kanë shërbyer për të mbajtur me paga patronazhistë, si dhe për të shpërblyer drejtues të agjencive. Madje, së fundmi, bordi ka vendosur që kjo agjenci të ketë jo vetëm 100 punonjës, por edhe 3 drejtorë të përgjithshëm!
Po, siç e dëgjuat. Agjencia e Mbështetjes Ekonomike ka tre drejtorë të përgjithshëm — mbase sepse të gjithë duan të jenë drejtorë…
Në datën 9 shtator 2025, me vendim të asamblesë së përgjithshme, u emëruan:
– Alfred Dalipi – administrator për shërbimet në fushën e mikpritjes dhe bujqësisë
– Klodjan Bregu – administrator për parkimet dhe transportin
– Gentian Picari – administrator për administratën dhe çështjet e brendshme
Në 7 vite funksionim, Agjencia e Mbështetjes Ekonomike ka arkëtuar rreth 10 milionë euro nga shërbimet, ku pjesa më e madhe është parkimi i QSUT-së, dhe ka dalë me fitime minimale, madje disa vite edhe me humbje. Kjo ka sjellë që për investimin në parkim, qytetarët të paguajnë dy herë: njëherë me taksa dhe njëherë me tarifën e parkimit./piranjat.news
Fshati Kremenar, një nga vendbanimet më të thella të bashkisë Mallakastër, dikur i njohur për ullishtat e shumta dhe mishin...
Më datë 8 tetor 2025, minatorët e Spaçit nisën protestën dhe më pas grevën, jashtë ambienteve të kompanis&...
15-vjeçari i cili u plagos nga bashkëmoshatari pak ditë më parë në Durrës ka dalë nga intubimi.Mjeku kirurg, Fitim S...
Banorët e fshatit Qinam, në bashkinë e Kolonjës, qarku Korçë, janë ngritur në protestë këtë të s...
Partia Demokratike ka denoncuar se një qytetar prej vitesh po sorollatet nëpër institucione dhe nuk iu është dhënë pag...
Autoritetet bëjnë një sy të verbër ndaj depozitimeve nga minierat aktive dhe atyre të trashëguara në shtratin e lumenj...
Policia ka goditur një rast të shpërndarjes në doza të kokainës dhe kanabisit në Gjirokastër. Në pranga kanë...
Një javë më parë, emisioni Piranjat solli historinë e një nëne të re, e cila prej 7 vitesh endej dyerve të instit...
Ipeshkëvi i Dioqezës së Sapës, Simon Kulli është ndarë nga jeta në moshën 52 vjeçare. Sipas...
Sulltane Picari, një 77-vjeçare nga Vora, prej dy vitesh endet rrugëve bashkë me djalin e saj, Altinin, i cili vuan nga çrregulli...