I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një analizë mbi çmimet e barnave në Shqipëri ngre dyshime serioze për mënyrën se si është deklaruar dhe aplikuar çmimi i një prej insulinave më të përdorura në vend: NovoRapid FlexPen, produkt i kompanisë Novo Nordisk, i tregtuar në Shqipëri përmes distributorit Rejsi Farma.
Bëhet fjalë për një bar jetik për pacientët me diabet, një insulinë që përdoret çdo ditë nga mijëra qytetarë shqiptarë. Sipas të dhënave të analizuara, ky produkt përdoret nga të paktën 17 mijë pacientë në Shqipëri, shumë prej të cilëve injektohen disa herë në ditë.
Por pikërisht për këtë produkt, një nga barnat më të shitura në vend, ngrihen dyshime se çmimi i deklaruar dhe i miratuar ndër vite mund të ketë qenë më i lartë sesa çmimi që duhej të rezultonte nga zbatimi i kuadrit ligjor shqiptar për çmimet e barnave.
Sipas materialit të analizuar, çmimi i miratuar për NovoRapid FlexPen për vitin 2026 është 28.33 euro. I njëjti nivel çmimi rezulton të jetë aplikuar edhe në vitet e mëparshme, përfshirë 2025, 2024, 2023, 2022 dhe 2021.
Problemi që ngrihet është se, sipas VKM nr. 645, datë 1.10.2014, çmimi i referencës për Shqipërinë duhej të përcaktohej mbi bazën e çmimit më të ulët ndër vendet referente, çmimit në vendin e origjinës, ose çmimit të barnave të importuara në Shqipëri gjatë 12 muajve të fundit. Pas ndryshimeve të vitit 2026, formula u ndryshua duke marrë si bazë mesataren e tre çmimeve më të ulëta ndër pesë vendet referente, çmimin në vendin e origjinës, ose çmimin CIF të miratuar një vit më parë.
Sipas analizës, nëse ky kuadër ligjor do të ishte zbatuar në mënyrë korrekte, çmimi i NovoRapid FlexPen në Shqipëri duhej të ishte dukshëm më i ulët. Në material përmenden si referencë çmimet në Greqi, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, përkatësisht 24.16 euro, 24.26 euro dhe 24.33 euro. Mbi këtë bazë, çmimi që duhej të deklarohej për Shqipërinë vlerësohet rreth 24.25 euro, ndërsa çmimi i aplikuar ka qenë 28.33 euro.
Kjo diferencë çmimi, në pamje të parë disa euro për kuti, merr përmasa shumë të mëdha kur llogaritet mbi volumin real të shitjeve.
Sipas të dhënave të cituara në analizë, vetëm gjatë periudhës 2021–2025 janë shitur këto sasi të NovoRapid FlexPen:
Viti Sasia vjetore në pena
2021 513,028
2022 565,922
2023 627,340
2024 704,199
2025 748,100
Të konvertuara në kuti me nga 5 pena, këto sasi arrijnë në mbi 102 mijë kuti në vitin 2021 dhe gati 150 mijë kuti në vitin 2025.
Për këtë produkt, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor rezulton të ketë paguar qindra milionë lekë çdo vit. Sipas materialit, vlera e paguar për NovoRapid FlexPen ka qenë:
Viti Vlera e paguar në lekë
2021 448,777,462
2022 489,812,164.6
2023 523,022,000
2024 530,508,855.2
2025 491,379,216.1
Nëse krahasohet çmimi i aplikuar me çmimin që, sipas analizës, duhej të ishte deklaruar, dëmi i mundshëm financiar për pacientët dhe buxhetin e shtetit vlerësohet në rreth gjysmë milioni euro në vit. Për periudhën 2021–2025, diferenca e pretenduar arrin në këto vlera:
Viti Diferenca e pretenduar në euro
2021 427,865
2022 471,979
2023 523,202
2024 587,302
2025 623,915
Sipas analizës, nëse kjo praktikë është ndjekur që prej vitit 2014, atëherë vlera totale e mbipagesës së dyshuar për periudhën 2014–2025 arrin në mbi 6 milionë euro, konkretisht rreth 6.07 milionë euro.
Ky është një pretendim shumë serioz, që kërkon verifikim të plotë institucional. Nëse konfirmohet, nuk do të kishim të bënim thjesht me një diferencë teknike në llogaritjen e çmimit, por me një barrë të rëndë financiare mbi pacientët diabetikë dhe mbi buxhetin publik.
Çështja bëhet edhe më e ndjeshme sepse NovoRapid FlexPen nuk është një produkt i zakonshëm tregtar, por një insulinë jetike. Për vite me radhë, ky produkt është përdorur nga pacientë që shpesh kanë pasur bashkëpagesë, duke paguar një pjesë të kostos direkt nga xhepi i tyre. Kjo do të thotë se, nëse diferenca e pretenduar e çmimit vërtetohet, pacientët mund të jenë dëmtuar dy herë: së pari si konsumatorë që kanë bashkëpaguar më shumë, dhe së dyti si taksapagues që financojnë buxhetin e rimbursimit.
Në këtë çështje, dyshimet më të forta drejtohen te roli i distributorit lokal, Rejsi Farma dhe zyra e Novo Nordisk ne Tirane , te mënyra se si janë deklaruar çmimet pranë autoriteteve shqiptare. Analiza ngre pikëpyetje nëse çmimi i referencës është paraqitur në përputhje me ligjin, nëse janë deklaruar saktë çmimet në vendet referente dhe nëse autoritetet kanë pasur në dispozicion dokumentacionin e plotë për të miratuar çmimin real që duhej të aplikohej.
Një element që e bën çështjen edhe më të rëndë është fakti se kompania ndërkombëtare Novo Nordisk ka detyrim ligjor dhe etik te ndjek veprimet qe behen me barnat e saj, keshtu qe mbase drejtues të ndryshëm, në periudha të ndryshme, mund të kenë mashtruar njëkohësisht kompaninë qendrore për të mbajtur të njëjtin manipulim çmimi. Kjo forcon dyshimin se problemi mund të ketë buruar në nivel lokal, në marrëdhënien mes distributorit, përfaqësimit lokal dhe mekanizmave të deklarimit të çmimit.
Për këtë arsye, hetimi nuk duhet të kufizohet vetëm te NovoRapid FlexPen. Rasti duhet të shërbejë si pikënisje për një kontroll më të gjerë mbi të gjitha produktet dhe kompanitë që Rejsi Farma përfaqëson ose ka përfaqësuar në Shqipëri.
Ka dyshime që praktika të ngjashme mund të kenë ndodhur edhe me produkte të tjera të kompanive ndërkombëtare si Roche,Alexion, Apotex, AstraZeneca, Atnahs Pharma Netherlands B.V., Beecham Group Plc, Denk Pharma, Novartis, Sanofi, Viatris, Takeda, Mylan, Lek/Sandoz, Janssen-Cilag dhe kompani të tjera.
Këto dyshime kërkojnë hetim të posaçëm, krahasim të çmimeve të deklaruara me çmimet reale në vendet referente dhe verifikim të dokumentacionit të paraqitur pranë autoriteteve shqiptare.
Nëse këto dyshime konfirmohen, atëherë nuk do të kemi të bëjmë vetëm me një rast të izoluar mbi çmimin e një insuline, por me një problem potencialisht sistemik në mënyrën se si disa barna janë deklaruar, miratuar dhe tregtuar në Shqipëri.
Kjo çështje ka edhe një dimension të konkurrencës në treg. Sipas analizës, Rejsi Farma ka nje pozite dominuese në tregun e insulinave, pasi përfaqëson dhe ka përfaqësuar furnizimin me insulina nga kompanitë kryesore që operojnë në Shqipëri. Kjo ngre pyetje serioze për dominancën në treg, mundësinë e abuzimit me pozitën dominuese dhe ndikimin që një distributor i vetëm mund të ketë mbi çmimet e barnave jetike.
Për këtë arsye, verifikimi i rastit duhet të përfshijë jo vetëm Ministrinë e Shëndetësisë dhe FSDKSH, por edhe Autoritetin e Konkurrencës, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Policinë Ekonomike, Prokurorinë, si dhe strukturat antikorrupsion. Duhet të verifikohet nëse çmimi është deklaruar saktë, nëse dokumentet e paraqitura kanë qenë të plota, nëse autoritetet kanë bërë kontroll real dhe nëse ka pasur përfitim të padrejtë nga diferenca e çmimit.
Një kompani ndërkombëtare si Novo Nordisk, e cila në vitin 2023 u bë një nga kompanitë më të vlefshme të listuara në Europë, nuk mund të lejojë që emri i saj të lidhet me dyshime për abuzime lokale në tregje të vogla dhe të varfra si Shqipëria. Përgjegjësia e kompanive ndërkombëtare nuk mbaron me emërimin e distributorëve lokalë. Ato kanë detyrimin të sigurojnë që produktet e tyre të deklarohen dhe shiten në përputhje me ligjin, sidomos kur bëhet fjalë për barna jetike dhe para publike.
Në rastet kur kompani ndërkombëtare operojnë në tregje të huaja, dyshimet për korrupsion, manipulim çmimesh ose praktika të padrejta mund të kenë pasoja edhe përtej juridiksionit lokal. Nëse ekzistojnë lidhje me sisteme financiare ndërkombëtare, investitorë amerikanë ose bursa të huaja, mund të lindë edhe nevoja për verifikim nga autoritete ndërkombëtare, përfshirë ato që zbatojnë ligje kundër korrupsionit jashtë vendit, si FCPA në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, hapi i parë duhet të jetë hetimi i plotë në Shqipëri.
Autoritetet shqiptare duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve thelbësore:
A është deklaruar saktë çmimi i NovoRapid FlexPen ndër vite?
A janë marrë në konsideratë çmimet reale në vendet referente?
Pse çmimi në Shqipëri ka qenë më i lartë se çmimet e përmendura në Greqi, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut?
A ka pasur mbipagesë nga FSDKSH?
A kanë paguar pacientët më shumë nga xhepi i tyre?
A ka pasur abuzim me pozitën dominuese në treg?
A duhet të zgjerohet hetimi edhe te produkte të tjera të Rejsi Farma?
Këto pyetje nuk mund të mbeten pa përgjigje. Kur bëhet fjalë për insulinë, për pacientë diabetikë, për barna jetike dhe për miliona euro nga paratë publike, transparenca nuk është zgjedhje, por detyrim.
Deri në një hetim të plotë, ky mbetet një rast me dyshime serioze. Por shifrat, volumi i shitjeve, diferenca e çmimit dhe roli i distributorit lokal janë mjaftueshëm të forta për të kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.
Në fund, pyetja më e rëndësishme është e thjeshtë:
A kanë paguar pacientët shqiptarë dhe buxheti i shtetit më shumë sesa duhej për një insulinë jetike?
Dhe nëse përgjigjja është po, atëherë duhet të përcaktohet qartë kush e lejoi, kush përfitoi dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi.
Policia e Tiranës ka arrestuar një person në afërsi të “Ali Demit”, në kryeqytet. Mësohet se i arrestuari ka q&e...
Qindra qytetarë u bënë bashkë këtë të dielë në Ministrinë e Brendshme për të protestuar kundër ...
Është mbajtur sot protesta në Tiranë kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura, për më shumë se dy orë. Qyt...
Dy futbollistët e Kombëtares tonë, Elseid Hysaj dhe Taulant Seferi ndodhen në Tiranë për 2 ndeshjet e radhës miqësore q&...
Qytetarë të shumë janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme. Protesta është organizuar pas dhunës së ...
Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore po zhvillojnë në Vau të Dejës nj&eu...
Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të diele në fshatin Pllanë të Lezhës ku ka përfshi...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Bulqizë–Klos, ku dy automjete janë p&eum...
Ditën e djeshme me 30 maj u mbajt protesta e banorëve të Zvernecit, të cilët kundërshtojnë rrethimin e zonës Pishë-...
Një mjet lundrues është bllokuar për 60 ditë, ndërsa pronari i tij është gjobitur pasi skafi shkeli tapat kufizuese duke...