I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
TIRANË- Prej disa ditësh emisioni Piranjat kanë trajtuar rastin e një 35 vjeçari me origjinë nga qyteti i Kavajës i cili ishte I akuzuar për ngacmim dhe abuzim seksual me të mitur. Është e shtunë 28 Shtator 2024, dhe ky person i cili sapo ka zbritur në Rinas, është ndaluar nga policia e aeroportit.
Ai ka lënë një takim, intervistë në zyrat e Piranjave, pas pretendimeve se viktima 11-vjeçare e abuzimeve të tij, ka gënjyer dhe se mesazhet që ai i ka shkruajtur të miturës, kanë ardhur pas vjedhjes që dikush i paska bërë rrjeteve të tij sociale.
Pas denoncimit të vajzës së mitur dhe familjarëve të saj, Piranjat udhëtuam drejt Piacencës, ku kërkuan të dëgjojnë versionin e tij të ngjarjes, i cili duhet thënë që nuk ishte aspak i besueshëm. Menjëherë pas përballjes, ai dhe bashkëshortja, telefonuan në redaksi, fillimisht duke kërcënuar me denoncim në polici, e më pas duke kërkuar që të vijnë në Tiranë, për të treguar të vërtetën e tyre për ngjarjen e rëndë.
Por, asnjëri nga dy bashkëshortët nuk u paraqitën. Madje nuk iu përgjigjën asnjëherë mesazheve dhe telefonatave. E gjithë kjo situatë ndodhte në muajin Gusht. Me startin e sezonit të ri, që u hap me rastin e tmerrshëm të abuzimit, Sina telefonoi edhe njëherë duke kërkuar që së bashku me avokaten e tij italiane, të vijë në Shqipëri, për të kallëzuar për shpifje dhe njëkohësisht për tu intervistuar në lidhje me ngjarjen.
Dhe natyrisht i lihet takim të hënën e 30 Shtatorit. Takim që u konfirmua dhe nga avokatja e Sinës nëpërmjet komunikimeve me e-mail.
Në një vit përpjekjesh të familjes se vajzës, sa në policinë shqiptare dhe sa në atë Italiane, ky ndoshta ishte momenti kur ata, për herë të parë e ndjenë se drejtësia mund të vihej në vend. Por për këtë duhej lëvizur urgjent dhe koha nuk priste.
Nga bisedat e bëra me Sinën, deri në datën e takimit, ishin në dispozicion rreth dy javë, në të cilat do duhej që së bashku me familjarët e vajzës, të nisnim një punë intensive për të bindur prokurorinë duke iu ofruar të gjitha materialet në dispozicion. Pavarësisht se një pjesë e madhe e tyre, ishin prej një viti në dosjen që kishte zënë pluhur. Fakt që ishte denoncuar edhe më herët nga babai i të miturës.
Por tashmë pas një viti vajtje-ardhje mes Italisë dhe Shqipërisë, duket se për këtë familje gjërat më në fund po merrnin rrugën e duhur.
Bërja publike e historisë, dhe thirrjet e tyre, kishin vënë edhe njëherë në lëvizje prokurorinë e Durrësit, të cilës pas një kërkese zyrtare, iu dërguan të gjitha materialet që Piranjat dispononin. Por në vendimin e prokurorisë për arrestimin e Sinës, kishte një pjesë tepër të rëndësishme ende të panjohur. Zëri i së miturës, që nuk ishte dëgjuar asnjëherë nga autoritetet, që nga dita kur ishte bërë denoncimi nga familjarët.
Vajza është marrë në pyetje në polici në prani të psikologut dhe të një avokati për plot 6 orë, dhe pavarësisht se është ripyetur disa herë për të njëjtat gjëra, është treguar bindëse në çdo gjë që ka thënë.
Për prokurorin e çështjes, bazuar në të gjitha këto dëshmi, përfshi edhe ekspertizën mjekoligjore nuk ka patur më dyshime. Elton Sina ka abuzuar me Laurën, atëherë 11 vjeçare.
Pa patur idenë se gjërat në Shqipëri kishin marrë një tjetër rrjedhë, ai do të merrte avionin për Tiranë, në mbremjen e 28 Shtatorit, dhe sapo ka vendosur këmbët në terminal, është arrestuar nga policia kufitare e Rinasit.
Tashmë pedofili është pas hekurave, nën akuzën e kryerjes së maredhënieve seksuale me të mitur gjë që i ka dhënë fund një beteje një vjeçare të familjes së Laurës për të vënë drejtësinë në vend. Te paktën për momentin. Arrestimi i Elton Sinës është një fitore e parë, por proçesi për t’i dhënë atij dënimin që meriton, sapo ka nisur.
VLORË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, në rrugën “Transballkanike”. Më...
Elton Sina RINAS- Pas një pune disamujore të Piranjave me prokurorinë e Kavajës, dhe pas një "ftese" për intervistë...
RINAS- Pas një pune disamujore të Piranjave me prokurorinë e Kavajës, dhe pas një "ftese" për intervistë që i kishim b...
KAVAJË- Magjitë janë përhapur mjaft sëfundmi por pa lënë pas edhe syrin e keq. Por për këto probleme kaq madhore ...
TIRANË- Prej më shumë se dy vitesh vijon saga institucionale për ekspertimin e farave të dyshuara si kanabis sativa. Institucionet vi...
Dhuna në familje, është në rend të ditës në një vend ku debatet për të drejtat e gruas janë gjithmon&eu...
FIER- Skandali i inceneratorëve mund të konsiderohet pa frikë si afera më e madhe korruptive në historinë e Shqipërisë...
TIRANË- Trading online, ose invsetimi në bursa fiktive, është kthyer prej vitesh në një fenomen në të gjithë Euro...
gazetari, bledi dhe lirimi TIRANË- Në puntatën e parë të historisë rrëqethëse të poetit nga Tetova, Lirim Ali...
Piranjat VELIPOJË- Gjatë muajve të verës në Velipojë, qëndron hapur kampi veror i projektit “Shpresa”. N&eum...