
TIRANË- Trading online, ose invsetimi në bursa fiktive, është kthyer prej vitesh në një fenomen në të gjithë Europën. Pjesë e tyre janë bërë edhe shqiptarët, të cilët kanë zhvatur miliona euro nga persona të huaj. Por ndonjëherë duket se lapsi bie edhe tek bashkëkombasit tanë jashtë vendit.
Nikolin Ejlli, me origjinë nga Shkodra, i cili jeton në Itali prej më shumë se 20 vitesh, ka rënë pre e një mashtrimi të tillë me investime në bursa.
“Më thanë është një aplikacion kriptovalutash, është interesant dhe mund të përfitosh shumë gjëra. Nga paratë që hidhja unë në kriptovaluta, mendoja se një përqindje mund ta përfitoja. Unë e nisa kërkesën me fb dhe pastaj më morën në celular dhe më thanë shkarko crypto.com dhe anydesk. Dhe prej aty filloi çdo gjë”, tregoi Nikolini për “Piranjat”.
Ai tha se fillimisht investoi 250 euro, më pas 900 euro dhe më vonë shuma të tjera, derisa mashtruesit arritën t’i zhvasnin gati 12 mijë euro. Nikolini tregoi se personat me të cilët ka komunikuar në celular ishin italianë, ose të paktën ashtu i prezantoheshin.
Kështu, “Piranjat” arritën të flisnin me një nga mashtruesit, i cili pasi zbuloi se çfarë fshihej pas telefonatës së emisionit investigativ humbi menjëherë durimin dhe filloi të ofendonte me fjalë fyese.
“S’do të na gjeni kurrë. Telefononi interpolin, FBI, CIA-n, çfarë dreqin doni ju? Nuk do të na gjeni kurrë. Na lini të qetë, na lini të punojmë, ikni pir****i me zbulimet tuaja. Bëni punën tuaj, se ne bëjmë të tonën”, u shpreh mashtruesi “italian” nga ana tjetër e telefonit.
Këta persona i morën Nikolinit të gjitha kursimet që kishte dhe nga ato i kthyen vetëm 400 euro. Dhe pikërisht në këtë dërgesë që i bën, ata lanë një gjurmë. Shuma prej 400 eurosh u dërgua nga një shqiptar me emrin Ervin Keraj, i cili po ashtu jeton prej vitesh në Itali.
Ky i fundit edhe në një bisedë me “Piranjat” u përpoq të manipulonte situatën.
@Unë këtu jam i vjedhur. Më është zhvatur një 400 euro nga llogaria ime bankare. Një bonifico direkt tek bancoposta. Dhe është komplet e regjistruar në të gjithë bancopostat. Është bërë pagesa nga ana ime. Mua më kanë vjedhur njerëz që janë si në Itali, në Shqipëri, kudo. Unë nuk mund t’ju vë dot gisht. Kjo u bë nëpërmjet një italiani që ka ndryshuar surrat, futen në lloj-lloj linjash, lloj lloj budallallëqesh”, u shpreh Ervin Keraj, i cili dukej se kishte frikë të jepte më tepër informacione.
nikolin ejlli piranjat mashtrime me bursa fiktive
Artikuj te sugjeruar
n.f
INVESTIGIME
20 Shtator22:47
“Piranjat”, një ditë si vullnetare
Piranjat
VELIPOJË- Gjatë muajve të verës në Velipojë, qëndron hapur kampi veror i projektit “Shpresa”. N&eum...
n.f
INVESTIGIME
20 Shtator22:22
Miliona euro të shkuara dëm, skandali i KESH me anijet gjenerator
Foto
TIRANË- Për plot dy sezone, Piranjat kanë treguar me fakte se si përmes një tenderi emergjent të shpallur nga Korporata...
n.f
INVESTIGIME
20 Shtator22:13
OSSH abuzon më paratë e taksapaguesve shqiptarë/ 4.8 milionë euro në shërbim të koncensionarit të Aeroportit të Vlorës
Foto
VLORË- Më 15 qershor 2021, qeveria jonë firmosi kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës me shoqëri...
n.f
INVESTIGIME
20 Shtator21:59
Aeroporti i Vlorës, projekt me rrisqe miliona euro, një goditje e fortë e ekosistemit unikal të zonës së mbrojtur të Vjosë-Nartës
Aeroporti i Vlorës
VLORË- Aeroporti i Vlorës, një nga projektet më skandaloze të qeverisë Rama, për të ci...
n.f
INVESTIGIME
20 Shtator21:43
Mashtronin me eskorta, Piranjat demaskojnë grupin e adoleshentëve
Mesazhet
TIRANË- Në Tiranën 1 milion banorëshe, ku paralel me ritmin galopant të metropolit ecën edhe paligjshmëria, ind...
n.f
INVESTIGIME
20 Shtator21:27
Abuzoi 11 vjeçaren, i akuzuari : “Më kanë vjedhur rrjetet sociale”
ITALI- Javën që shkoi ju treguam historinë e tmerrshme të përdhunimit të një vajze të mitur, asokohe 11 vjeçare...
M.B.
INVESTIGIME
13 Shtator22:29
Agjencia e trajtimit të kredive në krizë, flet ministri i ri i financave
TIRANA- Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera, një institucion me rreth 30 punonjës ka si mision mbledhjen e kredive...