Gjendet telefon në burgun e Fierit, i përket Azgan Mërnicës, vrasësit të policit
Pas një aksioni blic të policisë në burgun e Fierit është gjetur një telefon i cili gjatë kontrolleve është ...
Pas një aksioni blic të policisë në burgun e Fierit është gjetur një telefon i cili gjatë kontrolleve është ...
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, i lidhur me kartelin ekuadorian “Los Lobos”, është goditur n&eum...
Dosja e SPAK zbardh një nga operacionet më të mëdha të dyshuara të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku rrjet...
Banorët e Lagjes 15 në zonën e Spitallit, Durrës, kanë ngritur një denoncim publik lidhur me një problematikë që,...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, deklaroi se helmimet e përsëritura të studentëve ...
Në një prej burimeve më piktoreske, kurative që natyra i kishte falur zonës së Përmetit është tharë uji. Lli...
Komisariati Nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e Sori-Al, Alma Tafanin, e cila ka deklaruar se ka bërë çd...
Prej 26 ditësh, në Shqipëri vijojnë protestat që kanë mbledhur mijëra qytetarë në sheshe. Përtej kërkesav...
Për shekuj me radhë, shprehja ruse “pas Maleve Urale” nënkuptonte “i sigurt nga një pushtim i huaj”. Gjatë p...
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli denoncoi kredin...

Deputeti Enno Bozdo në një deklaratë, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), duke pretenduar se kompania “Voltalia” është favorizuar në mënyrë të paligjshme në projektin e parkut fotovoltaik të Karavastasë, në shkelje të kushteve të tenderit dhe të ligjit për sektorin e energjisë.
Sipas deklaratës, gara e zhvilluar në maj të vitit 2020 parashikonte që shteti të blinte vetëm 50% të energjisë së prodhuar nga impianti, ndërsa pjesa tjetër do të shitej nga kompania në tregun e lirë. Megjithatë, opozita pretendon se në vitin 2022 KESH lidhi një marrëveshje të re me “Voltalia”-n, duke marrë përsipër blerjen e të gjithë prodhimit të parkut fotovoltaik.
Bozdo po ashtu deklaron se kjo marrëveshje përbën shkelje të ligjit, pasi energjia duhej të blihej sipas procedurave konkurruese dhe nga Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL), jo nga KESH.
Në deklaratë pretendohet gjithashtu se, përveç çmimit të parashikuar në kontratë për gjysmën e prodhimit, pjesa tjetër e energjisë është blerë me një çmim shumë më të lartë se ai i tregut, duke i shkaktuar dëme financiare KESH-it dhe buxhetit të shtetit. Opozita vlerëson se vetëm gjatë vitit 2024 dëmi arrin në rreth 6.5 milionë euro, ndërsa në të gjithë periudhën e kontratës mund të shkojë deri në 100 milionë euro.
Sipas denoncimit, marrëveshja është ndryshuar edhe duke zgjatur me 27 muaj afatin e blerjes së garantuar të energjisë, pa zhvilluar një procedurë të re konkurruese.
Opozita thekson se u ka kërkuar zyrtarisht informacion Ministrisë së Energjisë dhe KESH-it mbi këtë çështje, por pretendon se nuk ka marrë ende përgjigje, ndonëse ka kaluar afati ligjor.
Në përfundim të deklaratës, Bozdo paralajmëron se do të ndjekë këtë çështje deri në fund, duke e cilësuar atë një tjetër aferë me pasoja të rënda financiare për taksapaguesit shqiptarë.
“Deklarata e sotme merr shtysë nga emisioni investigativ “Plug”, i cili nxori në pah një aferë tjetër shumë problematike në sektorin e energjisë, atë të favorizimit ekonomik të kompanisë “Voltalia”, në shkelje të kushteve të garës, të ligjit të sektorit të energjisë elektrike, në shkelje të drejtpërdrejtë të konkurrencës, barazisë dhe transparencës së shpenzimeve të parave publike të taksapaguesve shqiptarë!
E gjitha filloi pesë vjet më parë. Të gjithë mbajnë mend transmetimin e garës publike për ndërtimin dhe operimin e Parkut Fotovoltaik në Karavasta. Më 27 maj të vitit 2020, këtë garë, në prezencë të kryeministrit, e fitoi kompania “Voltalia”.
Kushtet fillestare të garës, e për rrjedhojë edhe kontrata e nënshkruar më pas me kompaninë “Voltalia”, kërkonin që ajo të instalonte një impiant fotovoltaik me kapacitet 140 MW. Këto kushte përcaktonin qartë se shteti do të blinte vetëm 50% të energjisë (70 MW) me çmimin e premtuar prej 24.89 Euro/MWh, ndërsa gjysma tjetër duhej të shitej nga kompania në tregun e lirë. Në atë periudhë, qeveria e konsideroi një sukses të jashtëzakonshëm ofertën e “Voltalia”-s, jo vetëm sepse çmimi 24.89 euro/MWh ishte çmim konkurrues, por edhe sepse, sipas vetë qeverisë, çmimi i blerjes mesatare në 3 vitet e fundit në treg të lirë kishte qenë 55 euro/MWh, ndërsa çmimi i ofruar nga “Voltalia” ishte më pak se gjysma e çmimit që tregu ofronte.
Deri në këtë pikë, asgjë e veçantë për t’u shënuar. Por ky sukses në dukje, shpejt do të merrte formën e një mashtrimi. Sepse kjo kontratë, e bashkë me të edhe kushtet e garës, nuk u respektuan asnjëherë.
Pra, nuk u respektuan kushtet e tenderit, por edhe ligji për sektorin e energjisë elektrike. Kjo sepse Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, kompania publike që mbahet nga taksat tona dhe operon në emër të interesit publik, me bekimin e Ministrisë së Energjisë, më 15 korrik të vitit 2022 lidhi një marrëveshje tjetër me “Voltalia”-n, në shkelje të hapur të kushteve ku kishin garuar 5 kompani dhe ku “Voltalia” ishte shpallur fituese.
Kështu, KESH çuditërisht u vetëofrua të blejë me çmime të rregulluara të gjithë sasinë e energjisë që prodhon parku fotovoltaik, pra të 140 MW.
Së pari, KESH ka shkelur rëndë ligjin, sepse është detyrim ligjor që, siç përcaktohet tekstualisht:
“Furnizuesit e ngarkuar me detyrimin e shërbimit universal të furnizimit, si detyrim i shërbimit publik, blejnë energji elektrike sipas procedurave transparente, jodiskriminuese, bazuar në çmimet e tregut, pavarësisht nëse blerja bëhet në tregun bilateral apo të organizuar.”
Së dyti, sepse detyrimi ligjor është që këtë energji ta blejë FTL (Furnizuesi i Tregut të Lirë) dhe jo KESH, sepse kështu e përcakton ligji. Por Maliqi mendon ndryshe, sepse ligji vlen për të gjithë të tjerët, por vetëm për “Voltalia”-n jo. Në fakt, nga 53 kompani prodhuese të energjisë diellore sot në Shqipëri, “Voltalia” është e vetmja kompani që përzgjidhet nga KESH dhe i blihet i gjithë prodhimi, dhe me çmime tej logjikës së tregut. Nga 52 kompanitë e tjera, 42 prej tyre kanë kontratë me FTL, ndërsa 9 të tjerat shesin në treg të hapur;
Së treti, sepse nëse përllogarisim që gjysma e prodhimit të energjisë është blerë me çmimin 24,89 euro/MWh, atëherë del se KESH ka blerë gjysmën tjetër të prodhimit me afro 106 euro/MWh, shifër kjo shumë e lartë krahasuar me tregun. Sikur kjo diferencë të përllogaritej në të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit, afro 17 vite, në kushte normale tregu, shifra që humbin taksapaguesit shqiptarë është shumë e madhe, në rendin e 100 milionë eurove. Vetëm për vitin 2024, pikërisht prej këtij fakti, KESH-it i është shkaktuar një dëm prej rreth 6.5 milionë eurosh!
Pra këtu kemi shkeljen e ligjit me të dyja këmbët dhe ditën për diell, shtrembërimin e tregut, eliminimin e konkurrencës, nëpërmjet dhënies së një çmimi shumë favorizues për “Voltalia”-n pa asnjë garë apo procedurë konkurruese.
Dhe të gjithë këtë KESH e ka bërë qartazi për të favorizuar “Voltalia”-n dhe ata që qëndrojnë pas saj, e mbi të gjitha me paratë tona. Pra favore qeveritare dhe kredite qeveritare, por me paratë e shqiptarëve!
Por ka edhe më: në fshehtësi dhe pa asnjë procedurë të re gare, siç edhe ligji e kërkon marrëveshjes, e cila u ndryshua më 15 korrik 2022 i janë shtuar edhe 27 muaj të tjerë blerjeje të garantuar përtej afatit fillestar prej 15 vitesh, një dhuratë kjo miliona euroshe në favor të koncesionarit.
Së fundmi, nuk duhet harruar se në ankandin për ndërtimin dhe operimin e parkut fotovoltaik Karavasta, garë e cila u fitua nga “Voltalia”, në konkurrim morën pjesë edhe 4 kompani të tjera, mes të cilave dy ishin konsorciume gjermane. Këto kompani u skualifikuan sepse dhanë oferta jokonkurruese.
Por në fakt, nëse këto kompani do të dinin se rregullat e garës do të ndryshonin pas pak kohësh, sigurisht që mund ta kishin fituar ato garën. Këto kompani sot kanë të gjithë të drejtën të padisin në Bruksel qeverinë shqiptare për prishje të rregullave të konkurrencës në garë dhe të marrin dëmshpërblimin që u takon!
Për arsyet e mësipërme, prej një muaji i kam dërguar kërkesë për informacion, sipas ligjit përkatës për statusin e deputetit, Ministrit të Energjisë dhe Kompanisë Publike KESH. Edhe pse detyrimi ligjor është kthimi i përgjigjes brenda dy javësh dhe ka kaluar tashmë një muaj, përsëri nuk kam asnjë përgjigje për këtë çështje shumë shqetësuese.
Ashtu siç nuk kam përgjigje edhe për kontratat e Tigrave 1 dhe 3, që KESH i mban në kasafortë, në shkelje të ligjit, sepse i quan ato sekrete tregtare. Afera e Tigrave gjithashtu i ka kushtuar shqiptarëve rreth 90 milionë euro deri tani, pa punuar as edhe një ditë dhe me perspektivën se, nëse një ditë do të punojnë, ato do ta ndotin Vlorën me blozë!
Afera e “Voltalia”-s është thuajse identike me atë të Tigrave. Dallimi është vetëm se për të flitet shumë më pak. Duke falënderuar gazetarët profesionistë e kurajozë të “Plug”, mbetemi në pritje të përgjigjeve zyrtare nga Ministria dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Në të gjitha rastet, deputetët e opozitës do t’i shkojnë deri në fund kësaj afere, ashtu siç ata bënë me dhjetëra e dhjetëra afera të tjera korruptive”, deklaroi Bozdo.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e ish-drejtorit të Bashkisë së Ti...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka krye kontroll tek kompania që furnizon me ushqim Akademinë e Sigurisë në Sauk dhe ku një dit&e...
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Festën e Ashures, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit shpirt...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi&rdquo...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat nga qyteti i Fierit, ku qytetarët ngrenë shqetësimin për puseta t&eu...
Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion antidrogë ku në pranga ka rënë 35-vjeçari Erald Tafani. 35-vjeçarit i...
Shkon në 64 numri i studentëve që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Akademinë e Sigurisë, i cili merrej m...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent De...
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konfli...
Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim publik një projektligj që ndryshon rrënjësisht mënyrën e taksimit të pasuriv...