Juristi i Partisë Demokratike, Marash Logu i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke komentuar 33 urdhër ndalimet e lëshuar sot nga Prokuroria e Durrësit për çështjen e kontenierëve me mbetjet e rrezikshme të dala nga Porti i Durrësit, ka kërkuar që hetimi ti kalojë SPAK dhe të zgjerohet.
Sipas tij, hetimi duhet të shkojë tek krerët e ministrive si Belinda Balluku, Mirela Kumbaro dhe Piro Vengu që në kohën e skandalit, ka mbajtur postim e drejtorit të Portit të Durrësit.
‘Sa i përket çështjes së mbetjeve të rrezikshme është e vërtetë po themi që Prokuroria e Durrësit e ka hetuar këtë çështje deri në këtë fazë, por kjo nuk e përjashton mundësinë që Prokuroria e Durrësit edhe pse ka vendosur sot masat e sigurimit, të procedojë me shpalljen e moskompetencës dhe t'ia kalojë për trajtim të mëtejshëm Prokurorisë së Posaçme, duke i hapur kështu rrugën edhe për të hetuar funksionarë të lartë, të cilët janë subjekte të posaçme të SPAK-ut.
Kujtoj këtu për shembull një rast konkret që ka qenë edhe i këtyre përmasave në kuptimin e përfshirjes së një numri të lartë personash dhe një historie të gjatë, Bankers Petroleum. Pra, fillimisht ishte Prokuroria e Fierit që filloi hetimin, nxori masat po themi, urdhrat e arrestit dhe vendosi masat e sigurimit nëpërmjet kërkesës që paraqiti në Gjykatën e Fierit dhe më pas ja përcolli për kompetencë çështjen SPAK-ut.
Dhe dua të besoj ose, si me thënë shpresoj shumë që kjo çështje, në qoftë se kanë interes qoftë edhe prokurorët që aktualisht janë duke u marrë me këtë çështje, që t'ia kalojnë për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, sepse qartazi kjo nuk është puna e disa specialistëve të vegjël në institucione apo disa punonjësve, nëpunësve po themi të këtyre kompanive private që janë të përfshirë në këtë histori.
Të paktën nga aq sa dihet, në fakt duket sikur në këtë histori ka elementët e grupit të strukturuar kriminal. Pra, po të shikosh qoftë përbërjen, numrin e lartë të personave të përfshirë, qoftë po të shikosh mënyrën se si kanë funksionuar, qoftë po të shikosh veprimet që ata kanë kryer, këta duket që nuk kanë qenë njerëz rastësorë.
Pra kanë pasur një lloj marrëveshje paraprake në këtë histori sepse hetimet kanë treguar apo edhe ajo që është publikuar një vit e më përpara, tregoi në fakt që kjo nuk ishte një histori kështu e shkëputur, një rast i shkëputur, tregonte që ishte një histori e përsëritur në kohë.
Dhe tregon pra që të paktën po themi këta drejtuesit e kompanive, tre kompanive private Kurum, Sokolaj, Bajrami, bashkë me këta zyrtarët po themi të portit, doganës, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, kishin po themi një lloj organizimi të caktuar për të kryer këtë lloj veprimtarie kriminale të shtrirë në kohë, se ky nuk ishte rasti që u kap, por ka pasur shumë raste të tjera të provuara tashmë që nuk janë arritur të kapen dhe të identifikohen në kohë apo autoritetet e huaja nuk kanë arritur po themi që t'i denoncojnë në kohë.
Në qoftë se jemi përpara këtij rasti, të vetmen mundësi po themi apo mundësinë për ta hetuar plotësisht këtë çështje e ka pikërisht Prokuroria e Posaçme dhe do të duhet që Prokuroria e Durrësit të procedojë me shpalljen e moskompetencës. Nga ana tjetër shqetësimi juaj është i drejtë.
Sigurisht Prokuroria e Durrësit edhe për shkak të Kodit të Procedurës Penale, nuk e ka mundësinë që të shkojë përtej atyre që ka shkuar. Pra nuk mund të shkojë te titullarët e institucioneve, se titullar i Ministrisë së Mjedisit ka qenë ministrja Mirela Kumbaro, titullarë po themi për pjesën e portit është ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, na del prapë Belinda Balluku, apo drejtpërdrejtë vetë drejtori asokohe që është Piro Vëngu, i cili aktualisht është ministër, apo po themi drejtoria e doganave që varet nga Ministria e Financave.
Kështu që Prokuroria e Durrësit sigurisht që nuk e ka mundësinë, por do të duhet që këtë mundësi po themi t'ia japë strukturës që ka kompetencën, që është pikërisht Prokuroria e Posaçme dhe dua të shpresoj që mbase këto masa kanë pasur një lloj karakteri emergjence, është menduar që mund të ketë prishje provave, intimidim dëshmitarëve e kështu me radhë, por tashmë me vendosjen e masave të sigurimit, siç u veprua dhe në rastin e dosjes së Bankersit, megjithëse ka natyrë tjetër çështje, çështja t'i kalojë për trajtim Prokurorisë së Posaçme, e cila ka gjithë mundësinë për ta zbardhur plot këtë çështje’, tha ndër të tjera Logu.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Shkurt18:42
Çfarë po ndodh me aeroportin e Vlorës? Behgjet Pacolli bën paralajmërimin e fortë: Asnjë kontratë nën “rrogoz” nuk do të pranohet
Kompania MABCO Construction SA në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër për atë që po ndodh me aeroportin ...
AKTUALITET
3 Shkurt18:36
EMRAT/Tregtonin drogë në Pogradec, jepet pretenca për grupin kriminal! Ja sa vite burg kërkon prokuroria për secilin
Dhjetë të pandehur janë përballur me akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Ndërkoh&...
AKTUALITET
3 Shkurt18:27
SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës. Ja çfarë zbuloi hetimi
Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare më 3 shkurt shkaqeve të ankimit për...
AKTUALITET
3 Shkurt18:16
Nga Kurum te porti i Durrësit, si mbetjet toksike “shpartalluan” institucionet përgjegjëse
Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të bujshëm në portin e Durrësit, Pr...
AKTUALITET
3 Shkurt18:07
Pa rripin e sigurimit dhe me telefon në timon/ Qindra gjoba në Tiranë për 72 orë, 23 shoferë në pranga ose të proceduar
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet dhe gjatë 72 orëve ka lëshuar mbi 200 gjoba. Mes tyre, 60 masa ishin për ata shoferë...
AKTUALITET
3 Shkurt17:55
Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë
Brenda 102 kontejnerëve me mbetje të kompanisë turke KURUM, që do të eksportoheshin drejt Tajlandës nëpërmjet kompanis...
AKTUALITET
3 Shkurt17:36
“Mësova se keni një djalë”/ Skandali i ri i Jeffrey Epstein, zbulohet fëmija sekret i ish-financierit amerikan
Zbulime të reja nga dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së sugjerojnë se ish-financieri Jeffrey...
AKTUALITET
3 Shkurt17:22
Mbetjet e Kurum dolën të rrezikshme nga laboratori italian/ Si i plasi në dorë AKM, bomba e Kurum
Policia e Durrësit dhe Tiranës mësohet se ka ekzekutuar masat e sigurisë të vendosura nga gjykata në lidhje me skandalin e mbetj...
AKTUALITET
3 Shkurt17:17
Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston "skifterin" nga Laçi
Një i dyshuar për grabitje u paraqit sot në Gjykatën Magjistrale te shkalles së parë, pasi është akuzuar për më...
AKTUALITET
3 Shkurt17:02
Hetimet për mbetjet e rrezikshme/ Prokuroria e Durrësit vendos “arrest shtëpie” për kandidaten e PS-së për deputete (EMRI)
Prokuroria e Durrësit ka lëshuar disa urdhër-arresteve, në kuadër të hetimeve për çështjen “Kurumi”. ...