Një park i ri fotovoltaik në fshatin Imshtë të njësisë Bubullimë në Lushnje. Deputeti i Partisë Socialiste thotë se atje po grabitet toka e banorëve.
Ndërsa publikon pamje nga protesta, deputeti Braçe akuzon forcat e rendit se po veprojnë si përmbarues të grabitjes së tokës. Në videon e publikuar prej tij, shihet një person që u thotë bujqve “boll bërtitët”, për të cilin deputeti thotë se është “agai i ri” që synon të ndërtojë panele fotovoltaike në këtë zonë.
Sipas Braçes, toka në fjalë shtrihet nga buza e lumit Seman deri te argjinatura dhe ligji “Për burimet ujore” e përcakton qartë si tokë lumi, pra tokë publike, të patjetërsueshme dhe të paparashkrueshme.
Ai thotë se prej një viti e gjysmë e ka kallëzuar çështjen në Prokurori dhe se javën e kaluar ka konfirmuar në Prokurorinë e Fierit që ajo është ende nën hetim dhe në fazën e dytë të veprimeve hetimore.
Deputeti kujton se një tentativë e ngjashme për përvetësimin e kësaj toke ka ndodhur edhe më herët, me mbështetje politike, por është ndalur pasi çështja ka kaluar për hetim. Në postimin e tij, Braçe thekson se, sipas ligjit, toka është pronë e shtetit dhe çdo veprim për ta përvetësuar përbën grabitje dhe shpërdorim detyre nga ana e policisë. Elton Çekrezi, pronar i Euroelektra ka blerë tokën shtetërore dhe do të ndërtojë aty panele fotovoltaike.
Postimi i plotë i Erion Braçes në Facebook
"Lushnjë, njësia Bubullimë, fshati Imshtë Grabitje e tokës publike live! Habia e madhe? Bujqit po mbrojnë tokën publike, policia vepron si përmbaruese e grabitjes së tokës! Ky që shihni në video, që ju bërtet bujqve e ju thotë “boll bërtitet” është agai i ri që do të ndërtojë panele fotovoltaike mu në këtë tokë! Ç’ është kjo tokë? Është një sipërfaqe toke nga buza e lumit Seman deri në argjinaturë. Është kjo mbi të cilën po rrijnë bujqit. Ç’thotë ligji?
Ligji “Për burimet ujore” përcakton qartë se kjo tokë është “tokë e lumit” pra tokë publike e pa tjetërsueshme dhe paparashkrueshme! Një rrjesht i gjatë institucionesh publike janë përfshirë në grabitjen e kësaj toke dhe kanë shkelur kriminalisht ligjin. Një vit e gjysmë më parë, si deputet i këtyre njerëzve, kam kallëzuar në prokurori gjithkënd; javën që shkoi konfirmova në Prokurorine e Fierit se çështja është nën hetim dhe janë në valën e dytë të kryerjes së veprimeve hetimore. Pyetja që kam tani është e qartë: kur çështja është nën hetim në Prokurorinë e Fierit, ç’punë ka Policia e Lushnjës në krah të një personi që kërkon të përfundoje grabitjen e tokës nga një farë bilbili?
Dy javë të shkuara, ky tip ishte në Imshtë pa policinë, por me kriminelë që bënin çmos tu dukeshin armët; kanë kërcënuar banorët dhe ju kanë përmendur jetën e fëmijëve. A ka turp më të madh se Policia e Shtetit sot në mbrojtje të një grabitjeje ditën për diell kur ligji është shumë i qartë?! Është e përsëritur kjo!
Një vit e gjysmë më parë, me mbështetje të një politikani, i njëjti tip kishte përsëri policinë me vete deri ditën që politikani ra nga karrigia!
Nga ajo ditë, kjo përpjekje u shua dhe prokuroria po heton. Nuk di cili është politkani që po i del për zot këtë herë, por dua të theksoj me forcë: sipas ligjit, kjo është tokë e shtetit, e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme; Gjithccka që po ndodh është grabitje dhe shpërdorim detyre nga ana e policisë!"
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 Shkurt13:43
Nën vëzhgim nga Morina në Tiranë, del fotoja e të riut të arrestuar. Si agjentët e infiltruar i ngritën kurthin
Një i ri nga Kosova përfundoi në prangat e policisë së Tiranës nën akuzën e trafikut të armëve nga Prishtina...
AKTUALITET
8 Shkurt13:23
Aksi nacional i trafikut të armëve Prishtinë-Tiranë
Aksi kombëtar Prishtinë-Tiranë duket sikur është kthyer në një aks ku përveç pasagjerëve trafikohen sasi t&e...
AKTUALITET
8 Shkurt13:16
Skiatorja amerikane rrëzohet gjatë garës, transportohet me helikopter
Skiatorja amerikane Lindsey Vonn u rrëzua nga gara olimpike e skijimit alpin për femra të dielën (8 shkurt) dhe gara u ndërpre ndë...
AKTUALITET
8 Shkurt12:28
Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar
Një tentativë për vjedhje me thyerje gjatë natës në Rovato të Italisë, përfundoi me arrestimin e një 32-vje&cc...
AKTUALITET
8 Shkurt11:56
Në kërkim për trafik ndërkombëtar droge në Belgjikë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali
Policia italiane ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar, anëtar i një organizate të madhe të trafikut ndërkombëtar të...
AKTUALITET
8 Shkurt11:55
Të armatosur duke transportuar emigrantë, arrestohen dy kuksianët
U kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohen se iu kanë marrë ...
AKTUALITET
8 Shkurt11:39
Nga plagosja me armë e shitja e lëndëve narkotike, arrestohen katër shtetas të shpallur në kërkim
Katër shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar nga...
AKTUALITET
8 Shkurt11:26
Tentonin t’i shmangeshin testit të alkoolit duke korruptuar policinë, ‘kërcasin’ prangat për 6 shoferë në Durrës
Gjatë fundjavës, në kuadër të planit të masave “Fundjava”, policia vuri në pranga 5 drejtues automjetesh që ...
AKTUALITET
8 Shkurt11:17
“Abuzoi” me trupat e 189 personave dhe familjeve u dha hi betoni, ja me sa vite burg dënohet
Pronari i një shtëpie funerali që mbajti 189 trupa të kalbur në shtëpinë e tij të funeralit dhe u dha familjeve hi t&eum...
AKTUALITET
8 Shkurt10:33
Analizë/ Televizioni serb në Tiranë, një histori e dyshimtë që shkon te njerëzit e Vuçiç e pushteti i Millosheviçit
Vetëm dy muaj pas regjistrimit në Tiranë, kompania televizive serbe, “Arena News Channel Two Albania”, ka 25-fishuar kapitalin e sa...