Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...

Vetëm dy muaj pas regjistrimit në Tiranë, kompania televizive serbe, “Arena News Channel Two Albania”, ka 25-fishuar kapitalin e saj fillestar, nga 500 mijë lekë në 12.5 milionë lekë të reja.
“Arena” shqiptare është në pronësi të kompanisë mëmë, me thuajse të njëjtin emër, “Arena News Channel Two DOO Beograd”të regjistruar në kryeqytetin serb dhe në pronësi fundore të shoqërisë publike, “Telekom Serbia”.

“Arena” u regjistrua për herë të parë në vendin tonë në 25 nëntor 2025. Gjatë janarit 2025, aksioneri kryesor i saj ka vendosur të shtojë dy herë kapitalin fillestar, një shenjë që tregon se ka vendosur të kryejnë investime të rëndësishme në Shqipëri.
Mbërritja e një televizioni serb në Shqipëri, megjithëse nuk është e ndaluar, sërish përbën një risi, jo domosdoshmërisht pozitive. Aq më tepër, kur të dhëna publike dëshmojnë se fijet e këtij televizioni shkojnë tek pushteti autoritar i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe tek njerëz që kanë pasur pushtet gjatë regjimit diktatorial të Slobodan Millosheviçit.
Fijet tek pushteti i Millosheviçit
Kompania serbe “Arena Neës Channel Two DOO Beograd” është regjistruar në mars të vitit 2024. Në Shqipëri, përfaqësues është Zoran Glisoviç. Ndërsa drejtoresha kryesore e grupit në Beograd rezulton Aleksandra Kërstiç (Kristic).

Të dhëna të publikuara më herët në mediat në Beograd e lidhin znj. Kërstiç me fijet mediatike që shkonin në familjen e Sllobodan Millosheviç.
Aleksandra Kërstiç ka qenë më herët një drejtuese e televizionit “Happy TV”, një grup mediatik derivat i ish-televizionit “TV Koshava”, që ka qenë në pronësi të Maria Millosheviç, vajza e ish-diktatorit serb, Sllobodan Millosheviç.

Po ashtu, të dhënat mediatike, thonë se Aleksandra Kërstiç, më herët, ka
në pasur pozita të rëndësishme në grupin mediatik “Invej” AD, në pronësi të një biznesmeni kontravers serb, Predrag Ranković (Rankoviç) – Peconi, i dyshuar se ka pasur lidhje me grupin famëkeq kriminal, “Klani i Zemunit”.
Televizioni “Happy TV”, i drejtuar për një kohë të gjatë nga Aleksandra Kërstiç, ka një linjë të fuqishme pro-qeverisë konservatore të Presidentit Aleksandër Vuçiç. “Happy Tv” është vënë shpesh në shërbim të përmirësimit të imazhit të Vuçiçit, sidomos përballë raportimeve të mediave ndërkombëtare mbi mënyrën e tij të qeverisjes.
Kur, në vitin 2023, gazeta amerikane “Nju Jork Tajms” publikoi një investigim që ngrinte dyshime të forta për lidhjet e Vuçiçit me grupe kriminale, televizoni “Happy” në Beograd u përdor gjerësisht për të mbrojtur imazhin e Presidentit serb.
Një televizion serb në Shqipëri
Kompania “Arena News Channel Two Albania” do të funksiojë si një platformë televizive normale, sipas të dhënave të publikuara prej saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Aktiviteti i saj do të jetë “Prodhimi, transmetimi dhe shpërndarja e përmbajtjeve audiovizive nëpërmjet televizionit, internetit, platformave digjitale dhe rrjeteve sociale. ii. Botimi dhe administrimi i publikimeve elektronike dhe mediave online. iii. Prodhimi, redaktimi dhe shpërndarja e materialeve video dhe audio për qëllime informuese, arsimore dhe argëtuese…, etj”.
Por, ndërkohë që aktiviteti i prezantuar është në kufijtë e normalitetit, ajo që ngjan disi e çuditshme lidhet me faktin që një media serbe vendos të ngrihet në Tiranë. Shqipëria dhe Serbia nuk shquhen për raporte miqësore, një hendek i krijuar sidomos për shkak të sjelljes së qeverive serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Megjithatë, hendeku mes dy shoqërive është munduar të zvogëlohet nëpërmjet raporteve personale mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Pikërisht, ky raport i ngrohtë Rama-Vuçiç duket se ka bindur mediat pranë shefit të Beogradit për të nisur ngritjen e një televizioni në Shqipëri, një sipërmarrje që duket se është e pamundur për investimet shqiptare në Serbi.
Opozita në vendin tonë, si edhe shumë zëra autoritarë në Kosovë, e kanë akuzuar kryeministrin Rama se është shndërruar prej vitesh në një “vasal të Vuçiçit”, duke i krijuar presidentit serb aksese të shumta politike dhe ekonomike në Shqipëri, ndërkohë që nuk mund të thuhet aspak e njëjta për interesat ekonomike shqiptare në Serbi./BoldNews
Një blackout energjitik ka përfshirë gati gjysmën e qytetit të Fierit, duke lënë pa energji elektrike lagje dhe institu...
Një shtetas shqiptar në të tridhjetat, i pastrehë në Itali, u arrestua pasi u zbulua brenda një garazhi në Trento, ku u gjet&...
Nën tingujt e daulles dhe ritmit të valleve popullore, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku ecën disa metra në kë...
Për të shmangur kapjen dhe burgimin e mëvonshëm, ai iku nga Italia, duke ikur në Shqipëri dhe më pas duke gjetur strehim n&eu...
Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është bllokuar sërish gjatë orëve të para të mëngjesit të...
Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira...
Një qytetar ka denoncuar një rast alarmant për sigurinë ushqimore. Ai tregon foton ku shfaqet një mi në vitrinën ku janë...
Qytetarë të Tiranës kanë sinjalizuar që prej muajve të verës për kosha plehrash të tejmbushur pranë lagjeve ...
Pas tragjedisë që tronditi Porcarin dhe gjithë komunitetin shqiptar në Itali, ku familja Kola humbi jetën nga helmimi me monoksid kar...
Shqiptarët po përdorin TikTok për t’u treguar punëtorëve të paligjshëm se si të pengojnë bastisjet e Ministri...