AKTUALITET

Ahmetaj: Kupola e PS-së ka vdekur. E gjithë Shqipëria u është dhënë vetëm 15 oligarkëve

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 22:06

Ahmetaj: Kupola e PS-së ka vdekur. E gjithë Shqipëria u

Arben Ahmetaj është shprehur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV se kupola e PS-së ka vdekur, nuk ekziston më, sepse asnjë nuk çohet të flasë kundër Edi Ramës.

Si ish-numri 2 i qeverisë së Edi Ramës dhe që i ka parë gjërat nga brenda me syrin e tij, Ahmetaj është shprehur Edi Rama ja ka dhënë Shqipërinë 15 oligarkëve, e ka ndarë me hartën para.

Çim Peka: Pra nuk ka më parti Socialiste po thoni ju.

Arben Ahmetaj: Nuk ka më drejtim të Partisë Socialiste, socialistë ka pafund.

Fillojmë debatojmë, është raporti më i mirë, është raporti më i keq, është raport shumë i keq, është më i keq. Nga të gjitha historitë e zgjedhjeve në Shqipëri. Por nuk është ky debati. Ore të ka dalë një fenomen i ri këtu zyrtarisht, ta ka vizatuar raporti i OSBE/ODIHR-it, ta ka vizatuar raporti i Departamentit të Shtetit, ta ka vizatuar raporti i Progresit. E dyta, përqendrimi në funksion të zgjedhjeve i administratës kryesisht në Tiranë dhe në Fier. I duket njeriut çudi kjo? Jo. Nuk i duket njeriut çudi. Dhe ka bërë dhe skemën e skenarin, komplet skanerin e mediave të Shqipërisë, ku flet dhe për influencë të qeverisë deri në dhënie, akordim të investitorëve strategjikë.

Çfarë do presësh ti nga ato media? Ti do presësh të vërtetën? Jo. Do i bien violinës sipas partiturës së kreut të organizatës. Madje dhe vetë ankohen thonë s'jemi më televizione, jemi bërë si Radio Televizioni Shqiptar në kohën e Enverit. Dhe ka një fusnotë që asnjë nga ju s'e ka lexuar ndoshta, ndjesë. I referohet dhe agjencive të shpërndarjes së reklamave si të politizuara. Cila agjencia? Agjencia e vëllait të Erion Veliajt. Agjencia e vëllait të Erion Veliajt. Po, që i shpërndan të politizuara reklamat. Shikoni më çfarë ka bërë.

Çim Peka: Fatkeqësisht po.

Arben Ahmetaj: Ti thua fatkeqësisht? Unë jam një ndër ta që çfarë e ke, në qoftë se ti ekzistencën time e quan fatkeqësi, është histori tjetër. Po, sigurisht që këtu..

Çim Peka: Ekzistencën tënde politikisht, sigurisht që ashtu e quaj.

Arben Ahmetaj: Tashi, po, të bëj një pyetje shqiptarëve. A doli raporti i OSBE/ODIHR-it? A e di çfarë ka bërë raporti i OSBE/ODIHR-it, zoti Peka? Janë tre raporte. Këto tre raporte kanë bërë një ë vizatim të detajuar të krimit të organizuar në zgjedhjet e Shqipërisë. Është hera e parë, i kam këtu të cituara. Dikur ka pasur probleme me shitblerjen ë, në historikun e zgjedhjeve, për turpin tonë, nuk e kopjuam njëherë Kosovën, me atë shembull që bëri herën e fundit. Patjetër që kemi pasur probleme, po kurrë nuk është faktuuar, vizatuar influenca e krimit të organizuar në zgjedhje. Në raport, flitet drejtpërsëdrejti për influencën e këtij të fundit në Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Shkodër. E para. Është hera e parë.

Çim Peka: Po Erion Veliaj thotë më futi Rama në burg.

Arben Ahmetaj: E ka futur Rama në burg.

Çim Peka: Po.

Arben Ahmetaj: Erion Velinë, më fal se do kthehem prapë këtu se kam. Erion Veliaj është viktimë e Ramës dhe e ka gënjyer në mënyrë të vazhdueshme për të bërë spektakël që ta arrestonte në zyrë. Edi Rama është tallur me Erion Velinë dhe e ka degjeneruar publikisht me qëllim, për statistikë, për heqje qafe. Dhe po ta shikoni përse e ka futur në burg, s'ka lidhje fare me depozitën. E mban, se depozita është e Ramës. Jo, se depozita nuk duhet ngacmuar, se i kthehet Erion Veliaj thotë atij unë i kam bërë për ty këto. Dhe po ta shohësh ti, i lirojnë asetet X-it dhe Y-it të lidhura me Erion Velinë.

Ndërsa shtëpinë e fëmijës tim dhe ë të vënë në 2004-ën, nuk e lirojnë GJKKO-ja. GJKKO-ja, se këta thonë, ta varrosim Arben Ahmetajn. Çfarë do na bëjë ne foli? Çfarë do ju bëjë? Deri në Strasburg. Dhe përtej Strasburgut. Se ka dhe përtej Strasburgut. Patjetër. Po. Ka gjykata të tjera përtej Strasburgut. Që të japin të drejtën. Mjafton të kërkosh dhe mos ndalosh. Shtëpinë time, domethënë, milionat e eurove të këtyre i lironi ju. Kur ty të thotë Gjykata Kushtetuese ore çfarë ke bërë? Ti me atë standard si GJKKO që nxore lirove pronat e Bardhisë të bashkëpunëtorit të Erion Veliajt, a the që nuk ka vlerësim? Aty thotë Gjykata Kushtetuese që s'ke bërë vlerësim. Aty thotë Gjykata Kushtetuese që i ke marrë nga dy herë. Përse njëra ka një standard, tjetra ka apo ky ka fyer kreun e organizatës, unë kam fyer kreun e organizatës, për këta.

Ka Strasburg, ka dhe gjykata të tjera. Ku një qytetar si unë do gjejë të drejtën. Dhe në fund, dhe kthehemi te një element tjetër i OSBE/ODIHR-it se nuk dua të iki nga shtyllat. Jemi duke folur për fenomene, nuk jemi duke folur më për fatin e Benit. Unë fatin tim do ta do ta ndjek. Po. Për herë të parë flet për përfshirjen e biznesit privat në funksion të zgjedhjeve. 15 oligarkë. Ja, po i ftoj shqiptarët tash.

Ka një sfidë dhe për ty. Ka një sfidë dhe për këdo në një shtëpi shqiptare. Merrni hartën e Shqipërisë dhe gjeni një projekt që është jashtë 15 oligarkëve. Një. Do gjeni një gjë që ka ngelë pa u dhënë nga ky në interes të vet. Gjejeni një gjë. Asgjë më. Merre jugun, dhënë këtij, dhënë atij, dhënë atij, dhënë atij, dhënë atij. Merre Shqipërinë e mesme. Ky, ky, të gjithë nëpërmjet kriminalizimit të ligjit të investimeve strategjike që duhet çuar urgjent në Kushtetuese. U bë për të qenë maksimumi deri në pesë vjet. Nuk mund të jetë një mënyrë sjellje për petum e përhershme për një qeveri që bazohet, që do duhej të bazohej, se kjo s'ka lidhje fare, tek qeverisja e mirë. Pse? E përdor, do ta shohim. E përdor ligjin e investimeve strategjike për të çuar prona shtetërore, asete publike, të drejta aty ku i do qejfi i këtij. Pa tender, pa konkurim, pa konkurim.

Ky është frymëzimi që thotë ndonjëri në Bruksel që Shqipëria është frymëzim për integrimin? Narkoshteti është frymëzimi? Mungesa e konkurrencës është? Korrupsioni, kupola e policisë e lidhur me krimin? Këto janë. Ky është frymëzimi. A i bie që paskemi devijuar nga nga nga vlerat? Mendoj që e kemi ne gabim. Pra, po kthehem dhe njëherë, përfshirja e biznesit privat për herë të parë. Pra, ky, këta që i ka aksionerë në ë gjithë logjikën e tij të zhvatjes së vendit, për të siguruar influencën e vet kriminale dhe kur së shpejti mos të jetë kryeministër, dhe për ta lënë këdo që do vijë më pas, pa frymëmarrje ekonomike, pa program ekonomik sepse të gjithë arteriet e ekonomisë së vendit janë dhe do jenë të dhëna. Po vazhdoj. Të njëjtat gjëra shkruhen qartë dhe në raportin e Departamentit të Shtetit. Shumë qartë. Krimi i organizuar. Çfarë ka bërë SPAK-u? Se po diskutonim atë kohë për SPAK-u, ju thatë që ka ndryshuar qasja.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan