Gjashtë vite burg për ‘turistin e krimit’ shqiptar, kreu 9 grabitje në Austri
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori i rastit, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin grabitur nga një 46-vjeçar shqiptar, i dënuar më parë për vepra të ngjashme.
Të mërkurën, 46-vjeçari doli para gjykatës në Austri, ku u përball me akuzat për një seri vjedhjesh të kryera gjatë muajve korrik dhe gusht të vitit të kaluar.
Sipas hetimeve, shqiptari kishte krijuar një ‘gjurmë shkatërrimi’ në Vorarlberg, duke hyrë me forcë në nëntë banesa. Vlera e sendeve dhe parave të grabitura arrin të paktën në 14 mijë euro.
Por dëmi total është shumë më i madh. Përveç parave dhe sendeve të vjedhura, familjet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale nga dyert e thyera dhe xhamat e dëmtuar. Hetuesit kanë vënë në dukje edhe dëmin psikologjik të viktimave, të cilat pas kthimit kanë gjetur banesat e tyre të kontrolluara dhe sendet personale të prekura nga persona të panjohur.
Në disa prej rasteve dyshohet se 46-vjeçari ka pasur edhe një bashkëpunëtor. Megjithatë, sipas raportimit, vetëm i pandehuri pretendon se e di identitetin e tij. Emri i dhënë prej tij rezultoi se ishte i sajuar.
Gjurmët e ADN-së të gjetura në vendngjarje çuan në mënyrë të qartë te 46-vjeçari shqiptar. Për të ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian dhe që prej marsit të këtij viti ai ndodhej në paraburgim në burgun e Feldkirch.
I pandehuri, i cili ka dënime të mëparshme për vjedhje dhe grabitje, është dënuar edhe më parë në Suedi dhe Danimarkë, ku ka vuajtur dënime me burg.
Në sallën e gjyqit ai u shfaq i prangosur. I pyetur nga kryetarja e trupit gjykues se si e imagjinonte jetën e tij në të ardhmen, 46-vjeçari u shpreh i penduar.
‘Sigurisht që dua të ndryshoj, në fund të fundit kam dy fëmijë’, deklaroi ai.
Familjet nuk do t’i marrin paratë e tyre
Megjithatë, pendesa e tij nuk u shoqërua me pranimin e plotë të dëmit të shkaktuar. Dëmi total, përfshirë edhe shumat e rimbursuara tashmë nga kompanitë e sigurimit, i afrohet 40 mijë eurove.
Prokurorja Konstanze Erath deklaroi se nuk ka rëndësi se sa prej dëmit pranon i pandehuri.
Sipas saj, ai nuk do të jetë në gjendje të rikthejë asnjë cent nga shuma e dëmit.
Për nëntë familjet e prekura kjo do të thotë se edhe dënimi i tij nuk do t’u rikthejë paratë e humbura. 46-vjeçari ka probleme me lojërat e fatit dhe rreth 12 mijë euro borxhe kredie.
Në përfundim, gjykata dha dënimin me gjashtë vite burgim.
Vendimi nuk është ende i formës së prerë.
Ndërkohë, 46-vjeçari përballet edhe me një tjetër procedurë. Zvicra ka kërkuar ekstradimin e tij, pasi edhe autoritetet atje kanë hapur një çështje ndaj tij.
Rreth 20 banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë janë ngujuar në zyrat e kompanisë Bankers Pe...
Përgjegjësia e Cristiano Mossalit për vrasjen e shqiptarit Nexhat Ramës konsiderohet e sigurt, ndërsa ajo që mbetet për t&rsq...
42 ditë në protestë kanë shënuar mbrëmjen e së enjtes banorët e Divjakës. Edhe pse të vegjël në num&...
Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin drejt sheshit Skënderbej. Të shumtë ishin qytetar...
Aktivistja, Sidorela Vatnikaj ishte një nga folëset në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së saj në podi...
Nga bilanci i raportuar, 10 vatra zjarri janë aktualisht nën mbikëqyrje, ndërsa 13 janë shuar plotësisht pas ndërhyrjes s&eum...
Një aktiviste e protestës nuk hezitoi të fliste për krizën e pagave të gjyqtarëve. Ndër të tjerat, në protest&...
Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar në Korfuz, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht në mënyrë të përs&...
Policia e Lushnjës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Lushnjë-Berat&r...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...