Një minator 50-vjeçar u aksidentua ditën e djeshme gjatë punës në një nga galeritë e kompanisë Albchrome në Bulqizë. Policia e Bulqizës njoftoi se punonjësi, i identifikuar si A.D., u rrëzua aksidentalisht gjatë punës duke pësuar lëndime trupore. Ai u transportua menjëherë në spital dhe, sipas autoriteteve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet mbi ngjarjen janë referuar në Prokurori për vlerësim.
Burime të BIRN nga Spitali i Bulqizës thanë se minatori ka pësuar dëmtime të shumta në shpatull, çka pritet t’i shkaktojë paaftësi të përkohshme për t’u rikthyer në punë. Po ashtu, mjekët theksuan se trajtimi i tij kërkon procedura që nuk ofrohen plotësisht në sistemin publik shëndetësor dhe që kanë kosto të lartë për një familje të zakonshme.
BIRN i është drejtuar kompanisë Albchrome, duke kërkuar një qëndrim mbi rrethanat e aksidentit, gjendjen shëndetësore të punonjësit të lënduar, si dhe masat që po ndërmerren për të garantuar sigurinë e punëtorëve në galeritë e Bulqizës. Por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, kompania nuk ka kthyer asnjë reagim – një praktikë e përsëritur edhe në aksidente të mëparshme.
Albchrome, e cila në vitin 2022 u shit nga “Balfin Group” tek konglomerati turk “Yildirim International Mining Investments B.V.”, është përballur shpesh me akuza dhe protesta të minatorëve për kushtet e rënda të punës dhe mungesën e sigurisë në galeri.
Sektori minerar në Shqipëri konsiderohet ndër më të rrezikshmit, ku aksidentet në punë shpesh kanë sjellë pasoja tragjike për punëtorët – përfshirë humbje jete.
Në Bulqizë, minatorët që punojnë në kompaninë Albchrome kanë protestuar disa herë gjatë këtij viti duke kërkuar rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës. Edhe pse kompania pranoi një rritje të pagës me 5% në fillim të vitit, punëtorët e konsideruan atë minimale dhe të pamjaftueshme krahasuar me kërkesën e tyre për një rritje prej 10%.
Pas protestave, kompania Albchrome shkarkoi nga puna një prej punëtorëve pjesë e grupit përfaqësues në negociatat me drejtuesit e saj. Minatori Altin Kola deklaroi se u largua nga puna me arsyetimin se kishte grisur një njoftim të vendosur nga kompania, por sindikatat dhe kolegët e tij e cilësuan këtë veprim si një akt hakmarrjeje ndaj angazhimit të tij në protestë dhe në përfaqësimin e interesave të punëtorëve.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Shtator16:38
Ismaili dhe Migjeni zhduken pa nam e nishan/ Air Albanias i humbet "vula", përfundon me avionë pa logo
Ismaili, Migjeni, Naimi, avionët të cilët dikur mbanin flamurin shqiptar të stampuar në trupin e tyre, janë zhdukur pa nam e nis...
AKTUALITET
19 Shtator16:31
Altin Dumani rendit problematikat e SPAK: Mungesë të theksuar stafi dhe infrastrukture
Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani vuri theksin e llogaridhënia p&...
AKTUALITET
19 Shtator16:03
Abuzoi seksualisht prej 4 muajsh me vajzën e mitur të partneres, ndalohet 37-vjeçari në Elbasan
Një 37-vjeçar banues në Elbasan është ndaluar nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga një 15-vjeç...
AKTUALITET
19 Shtator15:59
Një vit pa Gerti Bogdanin, emocionon bashkëshortja Edlira Çepani
Bashkëshortja e Gerti Bogdanit, Edlira Çepani, ka publikuar një mesazh prekës në rrjete sociale teksa sot shënohet 1 vit nga nda...
AKTUALITET
19 Shtator15:48
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese në SHBA? Ambasada jep njoftimin me rëndësi për tarifat
Ambasada Amerikane në vendin tonë ka publikuar një njoftim me rëndësi për qytetarët të cilët kanë aplikuar p...
AKTUALITET
19 Shtator15:18
Pa të gjithë atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji, flet dëshmitari: Kur hymë në autostradë filluan të na qëllojnë
Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit ndaj Plerent Dervishajt dhe Julian Meçës për dosjen e atentatit ndaj Arjan Ndojit d...
AKTUALITET
19 Shtator14:39
Edi Rama, si pronar i shtëpisë së budallenjve!
Nga Kim MehmetiProblemi i Shqipërisë nuk është tallja që Kryeministri ia bëri me ministren ‘Diella’, por pse atje...
AKTUALITET
19 Shtator13:59
Shkodër/ Gjendet pa jetë në banesë një shtetase amerikane, dyshimet e para
Një shtetase amerikane, 63 vjeçe, është gjetur pa shenja jete në banesë, mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
...
AKTUALITET
19 Shtator13:04
15-vjeçarja u përdhunua nga njerku në Elbasan, e ëma fajëson vajzën (detajet tronditëse)
Një burrë 37-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga një 15-vje&ccedi...
AKTUALITET
19 Shtator12:52
“O i bukuri i dheut”/ U lirua sot nga Apeli, si komunikonte gjyqtarja Pajtime Fetahu në Sky Ecc me kreun e grupit kriminal, Suel Çela
Në dosjen voluminoze të SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, pikasnin edhe bisedat midis tij dhe gjyqtares së Elbasanit,...