AKTUALITET

Aksidenti fatal në ish-Kënetë dhe një histori shkeljesh

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 14:41

Aksidenti fatal në ish-Kënetë dhe një histori shkeljesh

Një ditë pas aksidentit tragjik mëngjesi i së hënës në lagjen nr. 15 të Durrësit ishte i heshtur. Në rrugën “Ohri”, ku një ditë më parë humbën jetën dy fëmijë, lëvizjet ishin të fokusuara tek ceremonitë e lamtumirave dhe kalimtarë që ndalonin për pak çaste pranë vendit të ngjarjes.

Në një anë të rrugës, aty ku ndodhi aksidenti, ishin vendosur lule. Pranë tyre, kishte mbetur  topi që luanin djemtë, i lënë në një hapësirë buzë rrugës tragjike. Rruga është e drejtë, me asfalt të rregullt, por pa ndarje për këmbësorë. Automjetet janë të parkuara në të dy anët, duke e ngushtuar kalimin dhe duke lënë pak hapësirë për lëvizje.

“Fëmijët këtu nuk kanë asnjë hapësirë publike. Nuk ka një lulishte apo vend të sigurt ku të luajnë”, tha Arditi një prind i ri për Median Amfora.

Pak metra më tej, në rrugicat që lidhen me “Ohri”-n, hapësira bëhet edhe më e ngushtë. Shtëpi të ndërtuara në mënyrë të pabarabartë dhe mungesa e trotuareve mes rrugëve dytësore e  bëjnë të vështirë dallimin mes hapësirës për këmbësorë dhe asaj për automjete. Sipas banorëve, kjo situatë nuk është e re dhe shqetësimet janë të përsëritura.

“Këtu makinat lëvizin shpesh me shpejtësi. Nuk ka as sinjalistikë dhe as masa për t’i ngadalësuar”, shtoi Arditi duke mos pranuar që të indetifikojë mbiemrin e tij.

Të hënën familjarë, të afërm dhe nxënës të shkollave të zonës u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit dy fëmijëve që humbën jetën, duke e kthyer zonën në një pikë referimi për komunitetin e ish-Kënetës, të ardhur në Durrës për një jetë më të mirë dy dekada më parë kryesisht nga veriu i vendit.

Sipas Policisë së Shtetit, aksidenti u shkaktua nga Nikoll Radaçin, 57 vjeç, i cili dyshohet se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke goditur tre fëmijët, dy prej të cilëve humbën jetën.

“Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se shtetasi e drejtonte automjetin në gjendje të dehur: testi i parë 0.73 mg/l dhe testi i dytë 0.70 mg/l. Gjithashtu, i është marrë edhe kampion gjaku për ekzaminim toksikologjik”,  shkroi Policia e Durrësit në komunikatën për shtyp të hënën. “Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi automjetin, si pasojë e drejtimit të tij në gjendje të dehur,” vijon më tej njoftimi.

Policia bën të ditur gjithashtu se drejtuesi kishte qenë i ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, përfshirë parakalim të gabuar në vitin 2020 dhe tejkalim të shpejtësisë në dy raste në vitin 2022, për të cilat i ishte pezulluar leja e drejtimit. Pas aksidentit, ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe u ndalua më pas nga patrullat e policisë. Ecja e mjeteve me shpejtësi në rrugët e kësaj lagjjeve, nuk është e panjohur për banorët.

“Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Këtu kemi pasur gjithmonë frikë për fëmijët”, shtoi banori.

Ngjarja tragjike ndodhi në ish-Kënetë, një zonë që prej vitesh është zhvilluar pa planifikim të plotë urban. Megjithëse shpesh është referuar si “Durrësi i ri”, kushtet në terren tregojnë mungesë elementësh bazë sigurie. Në shumë segmente, trotuaret janë të ngushta ose të zëna nga mjetet e parkuara në të dy anët e rrugës, duke i bërë ato jashtë funksionit, ndërsa rruga përdoret njëkohësisht nga automjetet dhe këmbësorët, përfshirë fëmijët.

Pas ngjarjes, Policia e Shtetit njoftoi pezullimin nga detyra të disa drejtuesve vendorë, ndërsa është nisur një hetim disiplinor për të vlerësuar përgjegjësitë dhe është ngritur një grup ekspertësh për analizimin e rrethanave të aksidentit.

‘U pezulluar nga detyra, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave: Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa; Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike Kryekomisar Zija Sulaj; Shefin i Sektorit të Policisë Rrugore  Kryekomisar Kreshnik Skëndo”, shkroi Policia e Shtetit në njoftimin e saj për shtyp.

Që prej ditës së diel, kur ndodhi aksidenti, ngjarja ka marrë vëmendje të gjerë në mediat në internet, ku krahas raportimeve janë shpërndarë edhe pamje nga vendngjarja, përfshirë materiale me përmbajtje të ndjeshme. Për këtë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, (AGSH) duke u bërë thirrje mediave që të shmangin publikimin e tyre.

“Publikimi i pamjeve nga aksidenti tragjik në Durrës, veçanërisht atyre që shfaqin viktimat e mitur apo detaje të rënda nga vendngjarja, nuk i shërben informimit publik dhe cenon dinjitetin e viktimave, duke rënduar më tej dhimbjen e familjeve të tyre,” theksoi Asociacioni. Më tej, AGSH nënvizoi se raportimi duhet të udhëhiqet nga përgjegjshmëria dhe respekti, duke shmangur çdo përmbajtje që shkel etikën profesionale.

Ngjarja ka sjellë reagime nga institucionet dhe politika. Përfaqësues të qeverisë dhe pushtetit vendor zhvilluan vizita pranë familjeve për të shprehur ngushëllime, ndërsa nga opozita janë ngritur shqetësime mbi kushtet e sigurisë në terren dhe nevojën për ndërhyrje konkrete në infrastrukturë dhe kontrollin e qarkullimit.

“Qyteti duhet të jetë realisht i sigurt, jo vetëm në teori. Kjo do të thotë më shumë se reagim pas ngjarjes, kërkohen masa konkrete dhe të vazhdueshme”,  shkroi Adrian Gashi, kryetari i degës së PD Durrës, në një reagim në rrjetet sociale.

Problematika e sigurisë rrugore nuk kufizohet vetëm në ish-Kënetë. Analizat e mëparshme të Media Amfora kanë treguar se në Durrës ekzistojnë disa zona problematike ku aksidentet përsëriten, të identifikuara si “gropa të zeza”, ndërsa infrastruktura rrugore në shumë segmente mbetet e dëmtuar pavarësisht investimeve të vazhdueshme.

Rasti në ish-Kënetë rikthen në vëmendje problematika të evidentuara më herët për sigurinë rrugore në Durrës, ku aksidentet priren të ndodhin në kushte të ngjashme, në zona me mungesë infrastrukture dhe kontrolli.

Në një mjedis ku mungojnë elementët bazë të sigurisë për këmbësorët, si barrierat ndarëse mes trotuarit dhe rrugës, çdo shkelje e rregullave të qarkullimit rrit ndjeshëm rrezikun për pasoja të rënda. Në kushte kur hapësirat publike mungojnë, fëmijët qëndrojnë dhe luajnë në trotuare apo buzë rrugës, duke qenë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj lëvizjes së automjeteve.  /Amfora.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan