Një aksion i befasishëm i Forcave Operacionale të Tiranës është zhvilluar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Uniformat blu kanë vënë në pranga një person, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
Foto ështm nga momenti i ndërhyrjes së policisë, ku shihet një prej efektivëve duke ushtruar kontroll ndaj një automjeti tip “Audi”, ndërsa kolegët e tij kanë neutralizuar dhe prangosur drejtuesin e mjetit.
Deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë për një operacion të mirëorganizuar apo për një ndërhyrje të çastit, megjithatë dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se automjeti është rrethuar nga forca të shumta policie menjëherë pas ndalimit.
Tashmë pritet një reagim zyrtar nga policia për të hedhur më shumë dritë mbi atë çfarë ka ndodhur në zonën e njohur si ish-Nesharaku.