Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Apeli i GJKKO ka marrë vendimin ditën e sotme për të zbutur dënimin për ish-gjyqtarin e KPA-së, Ardian Hajdari. Hajdari ishte është shpallur fajtor për fshehje të pasurisë dhe ishtë dënuar me 1 vit burg, i konvertuar në 2 vite shërbim prove.
Me vendimin e sotëm Apeli ka vendosur uljen e dënimit në 6 muaj burg që konvertohet në 1 vit shërbim prove. Ardian Hajdari akuzohej nga SPAK për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “fshehje e të ardhurave”. Sipas hetimit, ai nuk ka bërë deklarime të sakta në lidhje me disa vite punë si avokat. Anëtari i KPA u pezullua nga detyra në muajin shkurt të vitit 2022. Më pas, ai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzat në fjalë.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Daniela Shirka (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar), sot më datë 18.11.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 44 akti, datë 23.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit/të pandehurit Ardian Hajdari, kundër vendimit nr. 4, datë 24.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Hajdari lidhur me veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i Kodit Penal, për deklaratën e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2012, dhe dënimin e tij me 4 (katër) muaj burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Hajdari lidhur me veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i Kodit Penal, për deklaratën e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2016, dhe dënimin e tij me 4 (katër) muaj burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Hajdari lidhur me veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i Kodit Penal, për deklaratën e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2017, dhe deklaratat e TVSH-së për vitin 2017, si dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Hajdari lidhur me veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i Kodit Penal, për deklaratën e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2013-2015 dhe TVSH-së për periudhën 2014-2016, si dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Hajdari lidhur me veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, lidhur me deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI, më datë 12.07.2017, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
6. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.H., me 1 (një) vit burgim;
7. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin A.H., duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vjetësh;
8. Urdhërohet i pandehuri Ardian Hajdari t’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës gjatë kohës së provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
9. Një kopje e vendimit i dërgohet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë dhe Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës të vendbanimit të të pandehurit.
10. Shpenzimet gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit i ngarkohen të pandehurit.
11. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes e njoftimit të vendimit të arsyetuar.”
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
1. Prishjen e vendimit nr. 4, datë 24.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pikat 1 dhe 4, të dispozitivit të tij dhe pushimin e çështjes për këtë pjesë;
2. Lënien në fuqi të vendimit nr. 4, datë 24.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pikat 2, 3 dhe 5, të dispozitivit të tij;
3. Ndryshimin e vendimit nr. 4, datë 24.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në pikat 6 dhe 7 të dispozitivit të tij, si më poshtë:
– Në aplikim të nenit 55, paragrafi 3, të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Ardian Hajdari, me 6 (gjashtë) muaj burgim;
– Në aplikim të nenit 59, paragrafi 3, të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Ardian Hajdari, duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) viti;
4. Shpenzimet procedurale edhe të gjykimit në apel i ngarkohen apeluesit;
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
foto ilustruese TIRANË- Janë zbardhur detaje nga operacioni policor i organizuar në Tiranë dhe Shkodër për goditjen e mashtr...
Viktima DURRËS- Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë. S...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme 10 pjestarët e grupit kriminal që trafikonte drogë nga vendet e Amerikës Lati...
Te arrestuarit TIRANË- Ditën e sotme kanë dalë para togave të zeza, 10 pjestarët e grupit kriminal që trafiko...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me operacionin policor që po kryhet kundër mashtrimit ekonomik. Bëhet me di...
Droga SAN DOMINGO- Një 29-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet e Republikës Domenikane. Arrestimi...
Foto ilustruese LEZHË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Lexhë. Mësohet se arrestimi i tyre ka a...
pamje nga laboratori TIRANË- Ditën e sotme do të dalin para togave të zeza, 10 pjestarët e grupit kriminal që trafikont...
foto ilustruese DURRËS- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm n&eum...
foto ilustruese TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë rihapi në mesin e muajit nëntor aplikimet për pozicionin e anëtarit të...