10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
LEZHË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Lexhë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata u kapën me qindra doza kanabisi gati për shitje. Policia bën me dije se ka sekuestruar 1 armë gjahu, municion luftarak, 2 automjete, 6 celularë dhe shumë parash në lekë dhe euro.
Gjithashtu të arrestuarit janë të moshës 29 dhe 30 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Më tej theksohet se gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit janë gjetur 323 doza kanabisi.
DVP Lezhë/ Finalizohet pas një hetimi disajavor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Start-Smart”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës.
Gjatë operacionit u sekuestruan qindra doza kanabisi gati për shitje, 1 armë gjahu, municion luftarak, 2 automjete, 6 celularë dhe shumë parash në lekë dhe euro. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. P., 29 vjeç dhe A. Gj., 30 vjeç, banues në Lezhë, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, ndërkohë që qarkullonin me automjet, në qytetin e Lezhës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.
Në vijim të veprimeve procedurale janë ushtruar kontrolle në banesën e shtetasit M. P., ku u gjetën 323 doza kanabisi, dhe në banesën e shtetasit A. Gj., ku u gjetën 18 doza kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit P. P., 60 vjeç (babai i shtetasit M. P.) dhe A. Gj., 24 vjeçe (bashkëjetuesja e shtetasit A. Gj.).
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. Gj., 66 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi iu gjetën në banesë, një armë gjahu dhe municion luftarak, që i mbante pa leje;
D. F., 36 vjeç, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi iu gjetën në banesë, 5050 euro dhe 513 000 lekë të rinj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
pamje nga laboratori TIRANË- Ditën e sotme do të dalin para togave të zeza, 10 pjestarët e grupit kriminal që trafikont...
foto ilustruese DURRËS- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm n&eum...
foto ilustruese TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë rihapi në mesin e muajit nëntor aplikimet për pozicionin e anëtarit të...
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u ngadalësua përsëri në tremujori...
TIRANË- Duket se tashmë erdhi dimri i “vërtetë” pasi për javën që presim përpara mbi vendin tonë prit...
Simone Del Vecchio dhe vëllai i tij Marco ITALI- Kalvari i Simone Del Vecchio nisi e gjitha më 13 mars të këtij viti, ditën kur 37...
laboratori i droges TIRANË- Ditën e nesërme do të dalin para togave të zeza, 10 pjestarët e grupit kriminal që trafikont...
SARANDË- Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi teksa po lëvizte me monopatinin elektrik është përplasur m...
makina e aksidentuar SARANDË- Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë në automjetin e tij të aksidentuar në aksi...
SARANDË- Një 57-vjeçar është aksidentuar teksa punonte në Sarandë. 57-vjeçar, i identifikuar si Ndue Nik...