Siguria kibernetike, qeveria britanike u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerr në pah një situatë alarmante në trajtimin e pacientëve me tumor në Shqipëri, ku thuajse gjysma e barnave të autorizuara për këtë sëmundje nuk janë importuar asnjëherë, ndërsa disa prej tyre rezultojnë të skaduara, por ende figurojnë në sistem.
RAPORTI
Gjetjet e KLSH tregojnë një realitet të hidhur për pacientët që po vuajnë nga tumori në Shqipëri. Gati gjysma e barnave që luftojnë një nga sëmundjet më të rënda, nuk janë importuar asnjëherë në vendin tonë.
“Bazuar në të dhënat e vëna në dispozicion nga Sektori i Shpërndarjes mbi importin e barnave, rezulton se nga 253 barna antitumorale të autorizuara për tregtim në Republikën e Shqipërisë, 116 prej tyre ose në masën 46%, nuk janë importuar në asnjë rast gjatë periudhës së auditimit janar 2021-mars 2025. Kjo situatë mbart risqe potenciale mbi efikasitetin e mekanizmave ekzistues”, thuhet në raportin e KLSH-së.
Për 39 ilaçe në listën e rimbursueshme të 2024, FSDKSH nuk ka kontrata me importues, çka bën që në realitet këto barna të mos gjenden në sistemin publik në shërbim të sëmurëve.
Ky fakt vë në dukje mungesën e mekanizmave efektivë që lidhin autorizimin me furnizimin real në treg.
Madje në raport citohen edhe shembuj konkretë që tregojnë situatën e rëndë e shkaktuar nga mungesa e këtyre medikamenteve.
Gjatë periudhës 2020-2024, fëmijë nga 2 deri 18 vjeç që vuajnë nga tumori janë detyruar të largohen jashtë vendit apo të sigurojnë ilaçin privatisht për t’u kuruar.
“Specifikisht, rezultoi se nga 12 pacientë, 1 rast është trajtuar në Itali dhe ka ardhur në QSUNT për ndjekje pas terapisë, me mjekim të marrë jashtë vendit, ndërsa nga 11 rastet e tjera, rezultoi se 4 raste nuk janë trajtuar me medikamentin Actinomycin D, 5 raste janë trajtuar duke siguruar medikamentin privatisht dhe në 2 raste është ndjekur protokolli VAC”.
Por jo vetëm kaq, ka edhe medikamente që janë të skaduara. Edhe pse sipas raportit ato ndodhen në depo dhe nuk shpërndahen, në sistem figuron që këto ilaçe janë në gjendje, duke bërë që autoritetet përkatëse mos bëjnë kërkesë për furnizim.
“Evidentohet se këto barna, bari Ifosfamide dhe Methotrexate, pavarësisht se kanë skaduar rezultojnë ende në sistemin Pentaho duke paraqitur risk për mbajtjen e stoqeve të skaduara në sistem dhe duke rritur artificialisht gjendjen e barnave në sistem. Në këtë kontekst, nuk janë evidentuar masa të mëtejshme nga QSUNT”.
Auditimi, i kryer gjatë muajve të para të këtij viti, në blloqet farmaceutike, zbulon një tjetër fakt shqetësues.
Për disa ilaçe data e skadencës e shënuar në sistem nuk përputhej me atë të verifikuar fizikisht.
Konkretisht data e skadencës e shënuar në sistem ishte 31.03.2027, ndërsa kur u verifikua fizikisht ishte 09.09.2026. Kjo mospërputhje u shkaktua nga mosrespektimi i parimit FIFO, që fillimisht jepen ato që e kanë afatin më të afërt për të skaduar.
Po ashtu ka mungesa të theksuara të dokumentacioneve për mënyrën e shpërndarjeve të ilaçeve.
Dy receta për të njëjtin pacient, apo edhe “ngatërresat” e mjekëve për regjistrimin e medikamentit në kartelat e gabuara ka sjellë paqartësi tek të dhënat zyrtare për shpërndarjen e barnave.
“Nga testimet rezultuan receta të dublikuara gjatë ditës, mungesa shënimesh të plota dhe të sakta, shkarkime të gabuara të barnave në pacientë të tjerë, mungesa barnash nisur nga raporti sasi e kërkuar-sasi e shkarkuar, kërkesa të përsëritura dhe të paplotësuara në më shumë se 1 herë për të njëjtin pacient, periudha me gjendje progresive në sistem barnash ndërkohë që inventari i datës rezulton zero (diferenca në sasi gjendje progresive-inventar sistemi), etj”.
Në raport flitet edhe për mungesën e protokolleve apo pajisjeve të avancuara për përgatitje e dozave të kombinuara për trajtimin e tumorit.
Aktualisht, ato përgatiten nga vetë infermierët, duke u bazuar, siç thuhet edhe në raport, kryesisht në praktika të brendshme të vjetra.
Nga ana tjetër shërbimet spitalore disponojnë vetëm pajisje manuale dhe jo pajisje të specializuara apo edhe të automatizuara. Madje siç thuhet në raport ato nuk janë mirëmbajtur apo kalibruar që nga futja në inventar.
“Përfshirja e personelit infermieror në përgatitjen e barnave citostatike, pa protokolle të shkruara dhe pa mbikëqyrje farmaceutike të dokumentuar, përbën devijim nga praktikat e njohura ndërkombëtare të sigurisë, edhe nëse personeli është i trajnuar. Po kështu, pavarësisht kapaciteteve profesionale, nuk përjashtohet nevoja për monitorim apo dokumentim”.
Buxheti që jep Ministria e shëndetësisë për barnat rezulton sipas raportit, të jetë i nënfinancuar dhe nuk mbulon nevojat reale të shqiptarëve që vuajnë nga kanceri, ndërsa plani buxhetor i QSUNT-së është sa për të për të respektuar “tavanin” financiar, pasi nuk reflekton kërkesat jetike të pacientëve.
Po ashtu gjatë periudhës 2021-2024 u shënuan 49 raste vonesash të pajustifikuara nga importuesit farmaceutikë, edhe pse shumë pacientë ishin në pritje të këtyre medikamenteve.
Megjithatë, edhe pse nuk kishte një arsye konkrete për këto vonesa, duke shkelur kështu kontratën, FSDKSH mori masa administrative vetëm për dy raste. Nëse do ishin zbatuar penalitetet, do të kapnin vlerën prej afro 49 milionë lekë.
Pas orësh të tëra kërkimesh, është gjetur mesditën e kësaj të shtune i gjallë dhe në gjendje të mir&...
Ka reaguar nënë e vajzës 14-vjeçare që u hodh nga kati i tretë i një pallati në Korçë. Nëna e t&eu...
Një ngajrje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku një 14-vjeç...
Një qytetar ka denoncuar te "Piranjat.al" se një makinë e një kompanie greke me targa greke, e cila sipas tij ka bllokuar trafikun nga Gji...
At Kastriot Demaj, famullitari i Thethit dhe Breglumit, me anë të një letre, i ka bërë thirrje qeverisë ndaj shkatërrimit t...
Aksident në Durrës. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një 63-vjeçar, që ecte ne biçikletë. Bur...
Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore për trupin e 65-vjeçarit, Gjergj Tusha, i cili u gjet i pajetë pasditen e kësaj të prem...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës. Njëri prej tyre 43-vjeç ishte dënuar nga Gjyka...
Në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër është vërejtur një shtim i ndjeshëm i r...
Një ngjarje e rëndë tronditi Lezhën një ditë më parë, ku Gjergj Tusha u gjet i pajetë rreth orës 17:30, n&eu...