Rritet me 30% përdorimi i substancave narkotike tek të rinjtë.
Alarmi jepet nga mjekët specialistë, të mbledhur në një konferencë për stilin e jetesës dhe parandalimin e risqeve, kryesisht tek të rinjtë.
“Ajo çka ne shohim si trend është që nëse kanabisi ka qenë substanca e parë dhe më e konsumuar, tani prevalon përdorimi i kokainës edhe në moshat e vogla. Konsumimi i kokainës ka një karakteristikë dhe grup të caktuar me nivel psikosocial ndryshe nga kanabisi. Ulja e moshës së përdorimit të kokainës rrit edhe më shumë problemet e shëndetit fizik, moral dhe atij mendor, si dhe kushtet e jetesës. Në 20–30% të rasteve, këto dy vitet e fundit kemi parë rritje të kokainës. Në vend të dytë vijon edhe kanabisi, që është një substancë e normalizuar”, thotë toksikologia Sonila Bitri Tivari.
Shumica e atyre që përdorin kokainë kanë eksperimentuar më herët me kanabis ose janë përfshirë në grupe tregtimi.
“Kanabisi shërben si substancë trampolinë. Kanabisi ka qenë substanca e parë që kanë përdorur dhe më pas kanë kaluar tek kokaina dhe droga më të rënda. Janë zakonisht shpërndarës të substancës”, shprehet Tivari.
Sipas specialistëve, shqetësuese është fakti që përdoruesit e kanabisit e trajtojnë këtë të fundit si një bar dhe jo si një substancë narkotike.
“Individët që konsumojnë kanabis janë të rinj në moshë të vogël dhe e normalizojnë përdorimin e kanabisit, duke e konsideruar si bar. Nuk kanë ndërmend ta ndërpresin, sepse në mendjen e tyre nuk është drogë, nuk është substancë. Kanabisi gjendet tek 11–12-vjeçarët, ndërsa kokaina tek 18-vjeçarët”, shton toksikologia.
Mjekët thonë se nëse përdorimi i drogave nis si eksperiment, shkëputja është shumë e vështirë. Vetëm 30% arrijnë t’ia dalin, pasi pjesa më e madhe e ndërpresin trajtimin dhe ndjekjen me specialistët.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
30 Prill17:55
'Kur të zë sëmundja, ikën me vrap'/ Avokati i njohur bën postimin e ndjerë pas 35 vitesh martesë
Avokati Saimir Visha ka shkruar sot në rrjetet sociale se është divorcuar nga bashkëshortja në Gjykatën e Tiranës.
Ai s...
AKTUALITET
30 Prill17:37
Shkon të takojë burrin në burgun e Rrogozhinës, kapet me telefon të fshehur në trup
Një tentativë për futjen e një sendi të ndaluar është goditur në IEVP Rrogozhinë nga Drejtoria e Përgjithshme ...
AKTUALITET
30 Prill17:13
Gati 4 orë në SPAK/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tregon pse u thirr nga prokurorët e posaçëm
“Isha në cilësinë e personit në dijeni”, kështu u shpreh Mirela Kumbaro pas përfundimit të dëshmisë s&e...
AKTUALITET
30 Prill17:12
“Balla gënjeu 11 herë në një kallëzim”, Malltezi flet pas seancës: Procesi i stisur dhe politik!
Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të PD-së Sali Berisha dhe i pandehur në çështjen “Partizani”, deklaroi pas s...
AKTUALITET
30 Prill17:02
Skandali me plehrat në Butrint, Zhupa: Kjo është fytyra që nuk meriton turizmi në Shqipëri
Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa ka denoncuar ndotjen mjedisore e cila po bëhet në parkut komb&eum...
AKTUALITET
30 Prill16:51
Kumbaro del nga SPAK: Isha si person në dijeni për një çështje
“Isha në cilësinë e personit në dijeni,” u shpreh Mirela Kumbaro pas përfundimit të dëshmisë së saj n&e...
AKTUALITET
30 Prill16:44
Skandali tek Onkologjiku, si zv.drejtoresha dhe mjekët dërgonin pacientët në klinika private dhe prishën kobalto-terapinë
Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish-zv.drejtoreshën e QSUT-së, dhe mjekët specialiste të Spitalit Onkologjik në Qend...
AKTUALITET
30 Prill16:18
Panelet fotovoltaike/ Ndërpritet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë, efektivët përplasen me banorët
Në Bulqizë, mbledhja e Këshillit Bashkiak është ndërprerë për shkak të tensioneve të krijuara nga prania e ban...
AKTUALITET
30 Prill16:03
Ish-sekretarja e përgjithshme e Ballukut, Viola Haxhiademi paraqitet në SPAK
Ish-sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi, është paraqitur kët&eum...
AKTUALITET
30 Prill16:00
EMRI/ Tentoi të vidhte banesën e një të moshuari, e dhunoi dhe kërcënoi me thikë, arrestohet 53-vjeçari në Fier
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 53-vjeçar në qytetin e Fierit, pasi tentoi të vidhte banesën e një të moshuari,...