Do të bllokohet sërish aksi Tiranë-Durrës. Ja oraret dhe devijimet e trafikut që nisin nga sot
Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në autostradën Tiranë-Durrës duhet të bëjnë kujdes! Për shkak të pu...
Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në autostradën Tiranë-Durrës duhet të bëjnë kujdes! Për shkak të pu...
Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Turqi. Sulmuesi është përfshirë në formaci...
Pas hyrjes në fuqi të rregullores së re, GJKKO ka nisur të vendosë gjoba ndaj avokatëve që po bojkotojnë seancat gjyq&...
Në takimin e sotëm në Tiranë të takimit të 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkim...
Gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, kreu i grupit parlmentar të PD Gazment Bardhi de...
Nga Davide De Bortoli, IL GAZZETTINO “Kam tre fëmijë për të rritur dhe tani jemi krejtësisht vetëm. Ndihemi të shkat&e...
Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Dibër, ku një 31-vjeçar humbi jetën në ujërat e lumit Set...
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent dhe zëvendëskryeministri kinez He Lifeng përfunduan bisedimet në Nju Jork të diel&...
Bota po ndryshon me ritme të shpejta, e po ashtu edhe format e krimit, të cilat tashmë kanë kaluar kufijtë tradicionalë për...
GJKKO ka nisur aplikimin e gjobave ndaj avokatëve që po ndjekin bojkotin e vendosur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në procesin gjy...

Bota po ndryshon me ritme të shpejta, e po ashtu edhe format e krimit, të cilat tashmë kanë kaluar kufijtë tradicionalë për t'u shndërruar në një kërcënim serioz transnacional.
Një ngjarje e një rëndësie të veçantë po zhvillohet aktualisht në Shqipëri, duke bërë bashkë zyrtarë të lartë të ligjzbatimit ndërkombëtar dhe atij vendas. Vendi ka hapur dyert për përfaqësuesit e FBI Academy National Associates, Atashetë Ligjorë dhe partnerët amerikanë, në një organizim të bërë të mundur falë bashkëpunimit me Policinë e Shtetit Shqiptar.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela foli mbi dinamikat e reja të botës së krimit, të ndihmuara nga digjitalizimi, përdorimi i kriptomonedhave dhe teknologjia e avancuar, të cilat siç tha ai kanë krijuar mundësi të paprecedentë për pastrimin e parave dhe rrjetëzimin e kriminelëve në mbarë globin.
Këto zhvillime kanë ngritur nevojën emergjente për të ndryshuar rrënjësisht strategjitë e sigurisë dhe për të rritur kapacitetet njerëzore e teknologjike të institucioneve ligjzbatuese.
PJESË NGA FJALA E KRYEPROKURORIT ÇELA
Sfidat janë bërë më komplekse se më përpara. Bota po ndryshon shpejt dhe kështu edhe krimi. Ndryshe nga krimi tradicional kemi dinamika të reja në krimin transnacional. Krimi kibernetik gjithashtu dhe përdorimi i teknologjisë dhe krimet të anës transnacionale na krijojnë atë nevojën që të rrisim kapacitetet njerëzore.
Gjithashtu ka një bashkëpunim midis kriminelëve në të gjithë botën, midis të gjithë mundësive që kanë nga digjitalizimi, përdorimi i kriptomonedhave, dhe rreziqet lidhur me sigurinë, gjithashtu dhe mundësitë që ju ka krijuar për pastrimin e parave. Prandaj ne duhet të ndryshojmë strategjitë tona lidhur me luftën kundër krimit. Progresi teknologjik po lëviz shumë shpejt, sa ne do të thotë që ne duhet të azhornohemi më shumë. Nuk ka kohë për ne dhe duhet t'i ndryshojmë strategjitë sa më shpejt të jetë e mundur. Duke parë pra që këto probleme janë bërë shumë të shpeshta, ne mund të kemi dhe kapacitete pak të limituara.
Ne duhet të kemi bashkëpunim sa më të mirë kombëtar dhe ndërkombëtar midis strukturave tona. Duke qenë më afër me njëri-tjetrin si sot, për të shkëmbyer eksperienca dhe gjithashtu të rrisim përgjegjësitë e çdo institucioni për sigurinë tonë të përbashkët. Kërkohet një strategji e qartë dhe vizionare, me një perspektivë globale për të luftuar krimin transnacional. Me strategji që përfshin kapacitete njerëzore dhe teknologjike. Duhet të fokusohemi më shumë në komunikim të drejtpërdrejtë, duke rritur shpejtësinë e kërkesave që kemi me njëri-tjetrin dhe përgjigjeve. Gjithashtu duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për të krijuar ekipet e përbashkëta të hetimit. Siç kemi aplikuar pra në gjithë këto vite, dhe janë një pikë referimi për rrugën drejt të ardhmes. Bashkëpunimi ndërkombëtar është një prioritet për Shqipërinë. Do t'ju jap një shembull...
Letërporositë që ne bëjmë janë dy herë më të larta se ato që neve na bëjnë partnerët tanë. Shqipëria ka qenë një... ka pasur një pjesë aktive, jo vetëm në pjesën e numrave me ekipet e përbashkëta të veprimit. Por edhe nga ana rajonale. Duke parë pra dhe pjesën e fondeve të limituara që ne kemi dhe punës së madhe që ne kemi bërë. Kemi pasur gjithashtu dhe ekipet e përbashkëta të veprimit me partnerët tanë në Amerikën Latine. Mendoj që ne kemi mundësinë dhe kapacitetin për të rritur performancën tonë në këtë pjesë. Dhe kjo do ta bëjë dhe më të lehtë për të kaluar të gjithë vështirësitë. Mendoj që ky aktivitet mbi të gjitha do ndihmojë për bashkëpunimin dhe për luftën kundër krimit të organizuar, dhe ju uroj suksese më tej. Faleminderit.
GJKKO ka nisur aplikimin e gjobave ndaj avokatëve që po ndjekin bojkotin e vendosur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në procesin gjy...
Autori i plagosjes në Pogradec është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit. Bëhet...
Në procesin ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lamajt, ...
Vijon të jetë aktiv zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë. Ndonëse mbeturinat janë djegur, zjarri v...
Në procesin ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit etj., për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lames dhe Klodan Saliut, ku SPAK-u pritej t&...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaç...
Një ngjarje e një rëndësie të veçantë po zhvillohet aktualisht në Shqipëri, duke bërë bashkë zyr...
Eftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv ka qene gazetarja Ambrozia Meta e cila gjatë bisedës ka komentua...
Kanë mbërritur sot paradite në gjykatën e Korçës Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, autorët e dyshuar ...
Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka paralajmëruar qytetarët për një mesazh të dyshimtë që po qarkullon në ...