altin dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani nga 1 janari 2025 do të marrë kompetencat e Komisionerit Publik. Një vendimi i Këshillit të Ministrave i marrë në mbledhjen e 13 dhjetorit, kaloi nën administrimin e SPAK dhe Ministrisë së Drejtësisë zyrat në të cilat kanë punuar prej gjashtë viteve anëtarët e vlerësimit të magjistratëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Në titullin e vendimit nr.518, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë të një pjese të godinës, ku ushtron veprimtarinë Kontrolli i Lartë i Shtetit, për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerëve Publikë, institucione të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, i parashikuar nga ligji nr.84/2016”, të ndryshuar, dhe kudo në përmbajtje të këtij vendimi, fjalët “… Komisionerëve Publikë, institucione të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, i parashikuar nga ligji nr.84/2016” zëvendësohen me “… Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar …”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Mbarimi në fund të këtij viti i mandatit të komisionerëve publikë Florian Ballhysa dhe Irena Nino pasohet me marrjen e stafetës nga kryeprokurori i posaçëm i cili do të përfaqësojë çështjet e apeluara në KPA. Ky vendim vjen gjithashtu me mbarimin e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionereve Publikë, të cilat shkrihen të dyja më 31 Dhjetor.
altin dumani spak
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
16 Dhjetor09:24
Akulli në rrugë shkakton aksident në Bulqizë, përplasen dy automjete, një person i plagosur
aksidenti
BULQIZË- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ku si pasojë është plagosur nj...
r.ll
AKTUALITET
16 Dhjetor08:57
VIDEO/ Parashqevi Simaku këndon sërish shqip, biznesmeni ndan pamjet nga darka me artisten shqiptare
parashqevi simaku, elton ilirjani
SHBA- Pasi e takoi dhe i siguroi akomodim në një hotel, biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptaro-amerikan,...
r.ll
AKTUALITET
16 Dhjetor07:56
Pritet shtrenjtimi i kafesë në bare nga rritja e çmimit në tregjet e huaja
foto ilustruese
TIRANË- Çmimi i shitjes së kafesë në bursat e huaja po shënon nivele rekord. Për shkak të pë...
n.f
AKTUALITET
16 Dhjetor07:55
Buxheti i shtetit humb 826.7 milionë lekë nga kompensimi i gjyqtarëve të shkarkuar
Foto ilustruese
TIRANË- Humbja totale financiare për buxhetin e shtetit nga shkarkimet dhe pezullimet e gjyqtarëve përllogaritet në...
n.f
AKTUALITET
16 Dhjetor07:54
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese
TIRANË- Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që...
n.f
AKTUALITET
15 Dhjetor21:24
VIDEO+FOTO/ Pas takimit me këngëtaren, biznesmeni Elton Ilirjani akomodon Parashqevi Simakun në një hotel në Manhatan: Më në fund është mirë!
Takimi
SHBA- Biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptaro-amerikan, Elton Ilirjani për mes një instastory ka njoftuar ditën e sotme se ...
n.f
AKTUALITET
15 Dhjetor20:44
Ekzekutimi i Irakli Davellas/ Në vendngjarje ishte edhe një person i tretë, nuk u kap nga plumbat, dyshohet se shënjestër e atentatit ishte Edi Lulo
Viktima
ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 45-vjeçarit shqiptar, Irakli Davella dhe plagosjen e Edi...