Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Një nga kapobandat e Shijakut, Altin Hajri, është në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale. Madje, ai dyshohet se është “mbrojtur” nga ish-deputeti i PS-së Ergys Çyrbja, i cili gjatë kërkimit policor e ka strehuar në banesën e tij.
Por, çuditë në këtë vend zgjasin vetëm disa ditë. Me një vendim të beftë, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka dhënë një leje për ndërtim pallati bashkëshortes së Altin Hajrit. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, firma “Pjeza 2022” do të ndërtojë një pallat.
Dokumenti i mësipërm është rendi i ditës i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, i datës 26 mars 2025. Në numrin rendor 34, ky Këshill i drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë, ose në mungesë të tij nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka marrë aprovimin për një leje në Durrës.
“Leje ndërtimi për objektin ‘Godinë banimi dhe shërbimi me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Pjeza 2022’ sh.p.k”, thuhet në këtë dokument.
Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, firma “Pjeza 2022” është me adresë në fshatin Pjesë në Shijak.
Firma është themeluar në datën 19 tetor 2022 dhe ka si objekt “bar-kafe, restorant, piceri, shërbime hoteleri-turizëm, barburant, tregti mallrash të ndryshëm industriale, mobileri e ndërtimi, shërbim delivery etj”.
Sipas bilancit të publikuar në vitin 2024, Valentina Hajri, e cili zotëron 100% të kapitalit themeltar të shoqërisë, ka miratuar pasqyrat financiare të vitit 2023 ku ka rezultuar me një fitim me rreth 480 mijë euro.
Ndërkohë, në QKB është publikuar edhe një vendim i pronares për të pezulluar aktivitetin në datën 22 janar 2025. Nuk jepen më shumë të dhëna, por vetëm “pezullim i aktivitetit me një afat të pacaktuar”.
Çfarë e lidh Altin Hajrin me “Pjeza 2022”?
Pronarja me 100 % të aksioneve të kësaj firme është Valentina Hajri. Në shkurt të vitit 2020, mediat kanë raportuar se zonja Hajri ka dëshmuar për bashkëshortin e saj Altin Hajri.
“Jam e martuar me shtetasin Altin Hajri, në fshatin Pjezë, Shijak. Unë kam tre fëmijë të mitur që aktualisht i kam në shtëpi. Kur Altini nuk është, unë jetoj vetëm me fëmijët e mi në shtëpinë në Pjezë. Kur ai është kthyer në shtëpi ka biseduar vetëm për fëmijët. Unë nuk e di fare se ku është Altini aktualisht”, ka deklaruar ajo.
Më tej ajo thotë se nuk është në dijeni të faktit që Altini ka automjet, ndërsa për resortin “Golden” thotë se menaxhohet nga e vjehrra.
Altin Hajri ka qenë i akuzuar edhe për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës në janar të vitit 2020. Ai u dënua me 7 vite burg për këtë ngjarje, por vendimi nuk u ekzekutua për shkak se Apeli e shpalli të pafajshëm. Në vitet 2015 është arrestuar dhe hetuar për disa ngjarje keiminale, madje edhe për trafik heroine, por gjithmonë ia ka hedhur paq nga drejtësia.
Resorti i tij “Golden” u bllokua edhe nga OFL, por gjykata ia hoqi sekuestron. Ndërkohë, emri i tij lidhet edhe me akuzën ndaj ish-deputetit të PS-së Ergys Çyrbja./VOX
ANGLI- Maksim Çela, anëtar i bandës së Aldo Bares në Lushnjë raportohet se ka apeluar vendimin e autoriteteve britanike pë...
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar se sonte në darkë do të ketë një ndërprerje të p&eu...
BERLIN- Një 37-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në shin...
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar të dënuar për vrasje. I arrestuari është 36-vje...
SARANDË- Adriatik Bodini është 55-vjeçari që goditi bashkëshorten e tij me thikë në Sarandë. Nd&...
SPANJË- Tre belgë dhe gjashtë shqiptarë janë arrestuar në Spanjë për trafik droge. Siç raportojnë med...
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë të moshës 34 dhe 22 vjeç. Dy të rinjtë shqipt...
VLORË- Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentit zinxhir të ndodhur mbasditen e sotme në aksin Fier-Vlorë, ku u p&eum...
foto ilustruese TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije se dita e nesërme është afati i fundit p&eum...
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar. Arrestimi i shqiptarit ka ardhur pasi ishte i përfshirë ...