Harta, Shqipëria mes vapës dhe zjarreve, Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave
Shqipëria u përfshi në zonën e temperaturave mbi mesataren gjatë periudhës qershor–korrik, ndërsa Europa Perëndi...
Shqipëria u përfshi në zonën e temperaturave mbi mesataren gjatë periudhës qershor–korrik, ndërsa Europa Perëndi...
Shumë përdorues kanë raportuar sot se kanë pasur probleme me telefonanat përmes rrjetit celular gjatë ditës së sotme n...
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së sotme....
Kompensimi i naftës te Transporti Publik, Financat të gatshme për 3 muaj shtesë, pritet propozimi i Infrastrukturë Shtrenjtimi i &cc...
Dashi: Në dashuri ndizet pasioni, por shmangni xhelozinë. Në punë organizoni financat dhe projektet. Demi: Ditë shumë e mir&eum...
Është arrestuar në Fier, 45-vjeçari i cili vrau me sqepar nënën e tij dhe plagosi rëndë të atin pas një konf...
Kryetari i Bashkisë Memaliaj, Albert Malaj ngre akuza ndaj Prefekturës së Gjirokastrës, duke pretenduar se institucioni po përdoret s...
Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi Florjan Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Krutje të Lushnjës, ku një i ri me probleme të shën...
Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë së “Piranja News” ngre shqetësimin për gjendjen e rënduar të i...

Kuvendi i Shqipërisë, në rekomandimet për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2026, kërkoi zyrtarisht përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies publike në vendimet e Bordit.
Në rezolutën e miratuar nga Kuvendi në muajin korrik, rekomandohet që ky institucion të publikojë aktet rregullatore të miratuara dhe ndryshimet përkatëse, si dhe vendimet për marrjen e masave administrative dhe korrigjuese, me evidentimin e votimit individual të anëtarëve të Bordit dhe të rasteve të përjashtimit nga vendimmarrja për shkak të konfliktit të interesit.
Sipas rekomandimeve, publikimi duhet të kryhet në përputhje me parimin e proporcionalitetit, duke garantuar mbrojtjen vetëm të atyre elementeve që përbëjnë informacion konfidencial sipas nenit 24 të ligjit nr. 9572/2006, nëpërmjet anonimizimit ose redaktimit të pjesshëm, pa cenuar publikimin e vetë aktit, bazës ligjore, arsyetimit dhe elementeve thelbësore të vendimmarrjes.
Megjithatë, një rekomandim i tillë nuk është zbatuar as në vijim të mbledhjes së radhës, të fundit të muajit korrik. Në listën e vendimeve, të publikuara gjatë muajit gusht, përsëri dy vendime, që lidhen përkatësisht me marrjen e masave ndaj një subjekti të mbikëqyrur dhe me refuzimin për rishikimin e një vendimi të mëparshëm për marrje masash, nuk janë publikuar.
Mospublikimi i një pjesë të madhe të vendimeve të Bordit të AMF-së, i drejtuar nga Saimir Tola, ka qenë disa herë objekt debatesh dhe kritikash nga deputetët gjatë diskutimeve në Kuvend.
Praktika e AMF-së, e drejtuar nga Adela Xhamali pothuajse në të gjitha rastet ka qenë që vendimet korrigjuese ose masat administrative ndaj subjekteve të mbikëqyrura të mos publikohen.
Megjithatë, në disa raste veçanta është bërë përjashtim nga ky rregull. Në vitin 2021, Bordi i AMF-së bëri publike disa masa korrigjuese ndaj shoqërive administruese të fondeve të pensionit. Ndërkohë, një praktikë e tillë nuk është ndjekur në asnjë rast ndaj shoqërive të sigurimit.
Aplikimi i një standardi të dyfishtë shkaktoi pakënaqësi te shoqëritë që ishin subjekt i këtyre masave.
Në fakt, publikimi ose jo i vendimeve është një çështje që varet nga gjykimi ose diskrecioni i vetë Bordit. Kjo e drejtë shfrytëzohet jo vetëm për të mos bërë publike masat ndaj subjekteve të mbikëqyrura, por edhe në rastin e vendimmarrjeve të tjera që nuk lidhet me këto marrëdhënie. Rezoluta e Kuvendit tenton të eliminojë subjektivizmin apo keqpërdorimin eventual të së drejtës për të mos i bërë publike vendimet.
Gjithashtu, në rezolutën e këtij viti Kuvendi kërkon nga AMF-ja kërkohet të konsolidojë mekanizmat e transparencës institucionale, duke forcuar funksionin e koordinatorit për të drejtën e informimit dhe duke garantuar publikimin e informacionit sipas standardeve të të dhënave të hapura dhe ripërdorimit të informacionit të sektorit publik.”
AMF mori më pak masa ndaj subjekteve të mbikëqyrura në vitin 2025
Masat administrative dhe korrektuese të AMF-së ndaj subjekteve të mbikëqyrura pësuan rënie vitin e kaluar. Sipas raportimit të këtij institucioni në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë vitit 2025, Bordi i Autoritetit ka marrë 13 vendime, si masa administrative e korrigjuese ndaj subjekteve të mbikëqyrura, të bazuara kryesisht në gjetjet e analizave financiare, inspektimeve në vend dhe rasteve të pezullimit të licencave për ushtrimin e veprimtarisë.
Numri i masave ndaj subjekteve të mbikëqyrura ka pësuar ulje për të dytin vit radhazi. Për vitin 2024, Bordi i AMF-së pati marrë 15 masa, ndërsa për vitin 2023 raportonte 28 masa administrative dhe korrigjuese.
Në tregun e sigurimeve gjatë vitit 2025 u morën nëntë vendime, përkatësisht, tetë vendime për marrje masash dhe urdhër për eliminimin e shkeljeve ndaj shoqërive të sigurimit dhe një vendim për heqje licence ndaj një vlerësuesi dëmesh.
Nga këto, gjashtë vendime përfshinë sanksione me gjobë në vlerën totale 7.4 milionë lekë, të cilat janë likuiduar. Vlera e gjobave të vendosura ndaj shoqërive të sigurimeve është rritur me 37% krahasuar me një vit më parë.
Sipas ligjit “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, AMF mund të vendosë ndaj shoqërive të sigurimit gjoba që mund të arrijnë deri në tre milionë lekë, në varësi të shkeljes së konstatuar. Subjekte të gjobave mund të jenë edhe administratorët e shoqërive të sigurimit, për shuma nga 100 mijë deri në 400 mijë lekë, si edhe anëtarët e këshillit mbikëqyrës, në intervalin mes 300 mijë lekë dhe 500 mijë lekë. / Monitor
Një banor nga fshati Havaleas i Fierit ka dërguar në redaksinë e Piranjat News një denoncim lidhur me gjendjen katastrofale të r...
Një 59-vjeçar, banues në Elbasan është arrestuar nga Policia gjatë fundjavës, pasi dyshohet se tentonte të krijonte ...
Mëngjesi i kësaj të hëne ka shënuar një shtim të konsiderueshëm të fluksit të lëvizjeve në pik&eum...
Një aksident është regji struar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshir&eu...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift ba...
Dy mjete lundruese Jet Ski janë përplasur në liqenin e Kukësit e si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar. Nga inf...
Mbrëmjen e djeshme një krim i dyfishtë tronditi Shkodrë, ky dy persona, Prelë Gjoni, 82 vjeç dhe djali i tij Lekë Gjoni 5...
Enti Rregullator i Ujit nuk ka kryer kontrollet dhe inspektimet që i kërkon ligji për të verifikuar nëse operatorët e ujësj...
Gjergji prej vitesh në qytetin e Pogradecit drejton një biznes të vogël për dhënien me qira të varkave për turistë...
Ka dokumente që vlejnë më shumë se një arkiv i tërë. Një kartolinë e vogël, e shkruar me dorë më 1...