Sot do të mbahet protesta e 87-të, qytetarët të vendosur: Në shesh derisa Rama të japë dorëheqjen!
Sot pritet të zhvillohet protesta e 87-të qytetare kundër qeverisë, në një aksion që vijon prej gati tre muajsh. Protestues...
Sot pritet të zhvillohet protesta e 87-të qytetare kundër qeverisë, në një aksion që vijon prej gati tre muajsh. Protestues...
Shqipëria u përfshi në zonën e temperaturave mbi mesataren gjatë periudhës qershor–korrik, ndërsa Europa Perëndi...
Shumë përdorues kanë raportuar sot se kanë pasur probleme me telefonanat përmes rrjetit celular gjatë ditës së sotme n...
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së sotme....
Kompensimi i naftës te Transporti Publik, Financat të gatshme për 3 muaj shtesë, pritet propozimi i Infrastrukturë Shtrenjtimi i &cc...
Dashi: Në dashuri ndizet pasioni, por shmangni xhelozinë. Në punë organizoni financat dhe projektet. Demi: Ditë shumë e mir&eum...
Është arrestuar në Fier, 45-vjeçari i cili vrau me sqepar nënën e tij dhe plagosi rëndë të atin pas një konf...
Kryetari i Bashkisë Memaliaj, Albert Malaj ngre akuza ndaj Prefekturës së Gjirokastrës, duke pretenduar se institucioni po përdoret s...
Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi Florjan Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Krutje të Lushnjës, ku një i ri me probleme të shën...

Mbrëmjen e djeshme një krim i dyfishtë tronditi Shkodrë, ky dy persona, Prelë Gjoni, 82 vjeç dhe djali i tij Lekë Gjoni 57 vjeç që mbetën të vrarë, ndërsa Lazër Bashi që u ndodh rastësisht në automjet u plagos. Fouristrada me të cilën ata po udhëtonin u bë shoshë nga plumbat.
Dy viktimat po ktheheshin nga shtëpia e vjetër në Dukagjin drejt Shkodrës kur ende pa dalë nga rruga e fshatit Xhan, dy shtetas ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të tyre duke lënë të vdekur babë e bir dhe duke plagosur një tjetër.
I plagosuri u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe më pas drejt Tiranës për mjekim të specializuar ndërsa ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Lazër Bashi i shpëtoi mrekullisht këtij atentati ndërsa ndodhej në pjesën e pasme të fouristradës.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën dhjetëra forca policie dhe efektivët e RENEA duke nisur kontrolle në zonë për identifikimin e më pas gjetjen dhe kapjen e autorëve.
Policia ka konstatuar në vendngjarje mbi 50 gëzhoja plumbash ndërsa janë përdorur dy armë, një automatik kallashnikov dhe një MP5 duke konfirmuar se të paktën dy persona kanë qëlluar në drejtim të fouristadës ku ndodheshin dy viktimat.
Të afërmit e viktimave kanë treguar për policinë se Prelë dhe Lekë Gjoni nuk kishin konflikte dhe sipas tyre nuk kanë asnjë ide se kush mund të jenë autorët e vrasjes. Familjarët konfirmuan se një ditë para vrasjes babë e bir kishin shkuar në banesën e vjetër ku mbajnë disa bletë dhe se po ktheheshin normalisht drejt Grudës në Shkodër ku banojnë.
Dyshimet momentale të policisë për këtë vrasje janë tek divorci i 57 vjeçarit tre muaj më parë me bashkëshorten e tij me të cilën ka 4 fëmijë. Megjithatë ende nuk ka prova konkrete që e lidhin vrasjen me divorcin por kjo është pista ku grupi hetimor është fokusuar menjëherë pas vrasjes së dyfishtë.
Lekë Gjoni punonte me një kamion dhe ditët e fundit kishte ngarkuar materiale ndërtimi për një banesë në fshatin Gjuraj të Dukagjinit dhe po ashtu kishte edhe një eskavator bashkë me një shtetas tjetër të zonës që po ashtu punonin. Për policinë nuk njihej si person problematik ndërsa nuk ka informacione për konflikte të jashtme të mundshme.
Policia vijon hetimet bashkë me prokurorinë për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa lidhja e provave me autorët e mundshëm mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor, mungesës së sinjalit telefonik atje dhe faktit që rrugët dhe pyjet nuk kanë monitorim nga kamera sigurie.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 16:00 ndërsa policia mori njoftim për vrasjen në orën 17:20 pas një telefonate nga banorët e zonës për ngjarjen e rëndë ndërsa në vendngjarje efektivët mbërritën rreth orës 19:00 për shkak të largësisë duke i dhënë kohë autorëve mjaftueshëm që të largohen pa lënë gjurmë.
Enti Rregullator i Ujit nuk ka kryer kontrollet dhe inspektimet që i kërkon ligji për të verifikuar nëse operatorët e ujësj...
Gjergji prej vitesh në qytetin e Pogradecit drejton një biznes të vogël për dhënien me qira të varkave për turistë...
Ka dokumente që vlejnë më shumë se një arkiv i tërë. Një kartolinë e vogël, e shkruar me dorë më 1...
Shqipëria po përjeton prej disa vitesh një rritje shumë të fortë të turizmit. Nga rreth 6.4 milionë hyrje të shte...
Sot shënohet dita e 86-të e revoltës, ku qytetarë të shumtë si çdo natë pritet të protestojnë për t&e...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.4 lekë, në shitje me 79.8 lekë. Euro do të blihet me 91...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vran...
Rreth 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore të moderuar ose të rëndë në periudhën 2023-2025, vlerës...
Këtë të diel në një resort turistik luksoz në jug të vendit është dashur ndërhyrja e forcave të policis...
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, në Vlorë. Flakët kanë...