AKTUALITET

Amnesty International kërkon fundin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët: Cenon të drejtat e njeriut!

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Gusht 2026, 09:05

Amnesty International kërkon fundin e marrëveshjes Itali-Shqipëri

Ndalimi jashtë territorit i emigrantëve dhe azilkërkuesve në kuadër të Marrëveshjes Itali-Shqipëri po vë në rrezik sigurinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut të njerëzve, tha Amnesty International në një dokument të publikuar teksa ngjarjet në Ceuta vazhdojnë të nxjerrin në pah rreziqet e politikave të kahershme të Bashkimit Evropian (BE) për migracionin, të cilat përqendrohen te përjashtimi dhe izolimi.

Dokumenti “Italia: Ndalimi ekstraterritorial i emigrantëve dhe detyrimet në fushën e të drejtave të njeriut” analizon marrëveshjen e vitit 2023 për ngritjen e dy qendrave të migracionit në Shqipëri, të administruara nga autoritetet italiane. Marrëveshja ka çuar në transferimin me forcë të qindra personave, të cilët përballen me mundësinë e mbajtjes së mbyllur, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë mundësi të kenë akses te ndihma juridike. Kushtet në këto qendra dhe kostot e rënda njerëzore të politikave italiane të ndalimit jashtë territorit kanë bërë që disa persona të vetëdëmtohen ose të tentojnë vetëvrasjen.

“Ndalimi jashtë territorit synon në fund të fundit parandalimin dhe frenimin e migracionit, si dhe përpjekjen për të zhvendosur dhe shmangur si përgjegjësinë për t’iu përgjigjur njerëzve që migrojnë, ashtu edhe detyrimin për t’u ofruar azil atyre që kanë nevojë. Marrëveshja e Italisë me Shqipërinë tregon edhe një herë kostot e pashmangshme që kjo qasje ka për të drejtat e njeriut”, tha Eve Geddie, Drejtoreshë e Zyrës së Amnesty International për Institucionet Evropiane.

“Pak para se marrëveshja të hynte në fuqi, Amnesty International ngriti alarmin për ndikimin e dëmshëm që ajo do të kishte në mënyrë të pashmangshme mbi të drejtat e njerëzve në vështirësi në det dhe të personave të transferuar në Shqipëri. Është e qartë se këto shqetësime tashmë janë materializuar.”

Amnesty International vlerëson se gjetjet e saj duhet të shërbejnë si një paralajmërim për BE-në për ndikimin katastrofik të politikave të migracionit që synojnë të mbështeten gjithnjë e më shumë te vendet jashtë kufijve të BE-së për menaxhimin e migracionit, në kurriz të zgjerimit të rrugëve të sigurta dhe të rregullta të migrimit.

Mes tetorit 2024 dhe janarit 2025, Italia zhvilloi tre operacione detare dhe transferoi me forcë 74 persona drejtpërdrejt nga ujërat ndërkombëtare në Shqipëri, në kuadër të Marrëveshjes.

Pas një sërë vendimesh të gjykatave italiane që rrëzuan urdhrat e ndalimit për këta persona, Italia ndaloi transferimet në Shqipëri nga ujërat e hapura.

Megjithatë, në mars 2025, qeveria italiane ndryshoi Marrëveshjen për të lejuar ndalimin në Shqipëri të burrave ndaj të cilëve në Itali ishin nxjerrë urdhra dëbimi. Si rezultat, gjatë 15 muajve të fundit, qindra persona – raportohet se mbi 500, kryesisht burra të racizuar – janë transferuar me forcë në qendrën e ndalimit në Gjadër të Shqipërisë.

Mes 11 prillit dhe 16 majit 2025, në qendrën e Gjadrit u regjistruan 42 incidente kritike, përfshirë të paktën dy tentativa për vetëvarje, një protestë gjatë së cilës tre persona u plagosën nga xhamat e thyer, si dhe raste të ndryshme vetëdëmtimi.

Qeveria italiane ka penguar monitorimin e pavarur të zbatimit të Marrëveshjes, duke përfshirë kufizimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe anashkalimin e procedurave të zakonshme ligjore. Duke kufizuar aksesin dhe mbikëqyrjen nga vëzhgues të pavarur të të drejtave të njeriut, ajo që ndodh në qendrat e ndalimit në Shqipëri mbetet kryesisht e mbuluar nga misteri.

Edhe pse personat e ndaluar në Shqipëri janë nën juridiksionin italian, distanca fizike nga Italia, e kombinuar me aksesin e kufizuar te avokatët, gjykatat dhe mekanizmat e tjerë mbrojtës, dobëson ndjeshëm efektivitetin e të drejtës për të kërkuar azil dhe për të pasur akses në drejtësi.

Një avokat i intervistuar nga Amnesty International tha se nuk kishte mundur të takohej me klientin e tij para seancës gjyqësore dhe nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen. Sipas tij, procesverbalet e seancave të azilit, ku personat përgjigjeshin me fjali të shkurtra, madje edhe me vetëm një fjalë, ishin shenjë se ata ishin intimaduar.

Geddie tha se personat e ndaluar mund të kenë kaluar nëpër shkretëtirë, të jenë ndaluar dhe abuzuar në Libi, të kenë mbijetuar një udhëtim detar me varka të papërshtatshme dhe më pas, pas ndalimit nga autoritetet italiane, të kenë kaluar ditë duke udhëtuar drejt Shqipërisë.

Të tjerë, të transferuar nga qendrat e ndalimit në Itali, “shkëputen nga jeta e tyre”, duke lënë pas komunitetet dhe rrjetet e mbështetjes, ndërsa pritet që papritur të përballen me një mjedis të ri, kontrolle, dokumentacion dhe procedura të ndryshme, të gjitha këto nga një vend i izoluar.

“Duke minuar shtetin e së drejtës”

Gjykatat italiane dhe Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian kanë konstatuar se rregullat dhe praktikat italiane lidhur me kërkesat për azil të paraqitura nga persona që vijnë nga vende të cilësuara nga Italia si “vende të sigurta” – mbi bazën e të cilave aplikimet përshpejtohen – janë në kundërshtim me ligjin në fuqi të BE-së dhe nuk ofrojnë garanci të mjaftueshme për aplikantët.

Pavarësisht vendimeve të përsëritura të gjykatave italiane që urdhëronin lirimin e personave të ndaluar në Shqipëri, qeveria italiane ka vijuar zbatimin e marrëveshjes.

Ajo është përpjekur të kufizojë shqyrtimin gjyqësor të klasifikimit të “vendeve të sigurta”, duke përdorur legjislacion të parashikuar për situata emergjente, pa dhënë arsye për të justifikuar cenimin e shtetit të së drejtës.

Personat ndaj të cilëve janë nxjerrë urdhra dëbimi në Itali dhe që ndodheshin tashmë në paraburgim atje, gjithashtu i janë nënshtruar transferimeve të paligjshme ekstraterritoriale, jashtë parashikimeve të legjislacionit kombëtar dhe evropian.

“Është krejtësisht e qartë se modeli Itali-Shqipëri është i pamundur të zbatohet në përputhje me detyrimet e Italisë në fushën e të drejtave të njeriut. Ky realitet duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për BE-në, që të ngrijë menjëherë çdo plan të ardhshëm për zgjerimin e përdorimit të ndalimit jashtë territorit dhe mjeteve të tjera të transferimit të përgjegjësisë te vendet e treta”, tha Eve Geddie.

Amnesty International i kërkon autoriteteve italiane që t’i japin menjëherë fund marrëveshjes me Shqipërinë, të zbatojnë alternativa ndaj ndalimit të emigrantëve – i cili sipas të drejtës ndërkombëtare duhet të përdoret vetëm si masë e fundit – dhe të garantojnë procedura efektive dhe jo-diskriminuese për azilin, si dhe pritje dinjitoze në territorin italian për të gjithë personat që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare.

Të gjithë refugjatët dhe emigrantët duhet të kenë akses në mekanizma efektivë ligjorë mbrojtës dhe të përfitojnë nga monitorimi i pavarur.

Marrëveshja Itali-Shqipëri hyri në fuqi më 23 shkurt 2024 dhe parashikohet të jetë në fuqi për pesë vjet, pas së cilës do të rinovohet automatikisht.

Qeveria italiane raportohet se ka parashikuar mbi 670 milionë euro për funksionimin e saj deri në vitin 2028.

Meqë Ministria e Brendshme italiane ka refuzuar në mënyrë të përsëritur kërkesat e Amnesty International për akses në qendrat e ndalimit në Shqipëri, duke përmendur arsyet e sigurisë dhe rendit publik, hulumtimi është bazuar në korrespondencën me Ministrinë e Brendshme, shqyrtimin e dokumenteve gjyqësore, informacionet e shkëmbyera në kuadër të rrjetit të shoqërisë civile Tavolo Asilo e Immigrazione, raportet e parlamentarëve dhe institucioneve të Avokatit të Popullit, si dhe intervistat me agjencitë e OKB-së dhe dy avokatë të personave të ndaluar në Gjadër.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...