PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimi...
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita. Në rendin e ditës ishte paras...
Një vrap 90-minutësh në Alpet shqiptare u kthye në një situatë ku çdo minutë mund të ishte vendimtare për ...
Në një postim veçanërisht të fortë në X, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i bëri një paral...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi sot se Operatori i Shërbimeve të Integruara në Shëndetësi e miratuar pak d...
Banorët e Lagjes nr. 15 në Spitallë të Durrësit janë ngritur mëngjesin e sotëm në protestë, duke kundër...
Një qytetar nga Durrësi ka dërguar një denoncim në redaksinë e Piranjat News, ku përshkruan situatën e rëndë...

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi sot se Operatori i Shërbimeve të Integruara në Shëndetësi e miratuar pak ditë më parë nga Këshilli I Ministrave nuk përfaqëson as reformë dhe as një menaxhim më të mirë të shërbimeve shëndetësore.
Në deklaratën e tij nga selia e PD-së, deputeti i cili është njëkohësisht dhe kryetari i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale nënvizon se në thelb vendimi nuk bën gjë tjetër veçse institucionalizon dhe centralizon edhe më tej menaxhimin e kontratave korruptive në shëndetësi, duke i shkëputur ato nga çdo mundësi konkurrimi, transparence dhe rivlerësimi periodik’.
Një model të tillë “nuk gjen asnjë të ngjashëm në vendet e Bashkimit Europian dhe mund ti sjellë pasoja vendit në proçesin e përafrimit me direktivat normëformuese të Unionit’ shpreh shqetësimin Bardhi.
“Në vend që të kishim një konsultim të hapur publik me profesionistë të fushës dhe proçes të mirëfilltë llogaridhënie nga ana e qeverisë, për të adresuar dështimet e koncesioneve të dhjetë viteve të fundit, të kërkojë përgjegjësi dhe të korrigjojë gabimet, Qeveria e korruptuar e Edi Ramës zgjedh t’i mbrojë, t’i përqendrojë dhe t’u japë një fytyrë të re të njëjtëve mekanizma përfitimi klientelistë që i kanë kushtuar shqiptarëve qindra miliona euro.
Ky operator nuk është krijuar për të mbrojtur interesin publik. Ai është krijuar për të garantuar vazhdimësinë e kontratave qartësisht korruptive, për të shmangur konkurrencën dhe për të ruajtur të paprekur marrëdhëniet klienteliste që kanë shoqëruar tenderat dhe koncesionet më të mëdha të shëndetësisë.
Të nderuar qytetarë,
Mungesa e konkurrencës është këmbana më e fortë e alarmit se abuzimi me paratë publike jo vetëm që nuk do të ndalet, por do të institucionalizohet edhe më tej. Kur kontratat përqendrohen në një strukturë të vetme, pa garë, pa konkurrim periodik dhe pa kontroll efektiv, humbësi i vetëm mbetet qytetari shqiptar që paguan faturën e korrupsionit për xhepat e Edi Rames” theksoi ai.
Deputeti demokrat nënvizon se PD do të vijojë të denoncojë çdo abuzim me fondet publike, çdo kontratë që pasuron një grusht të privilegjuarish në kurriz të qytetarëve dhe çdo përpjekje për të fshehur korrupsionin pas emërtimeve apo strukturave të reja administrative.
DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I PD, BARDH SPAHIA
Vetëm pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Integruara në Shëndetësi, një strukturë e re e cila, pavarësisht emërtimit propagandistik, nuk përfaqëson as reformë dhe as një menaxhim më të mirë të shërbimeve shëndetësore.
Në thelb, ky vendim nuk bën gjë tjetër veçse institucionalizon dhe centralizon edhe më tej menaxhimin e kontratave korruptive në shëndetësi, duke i shkëputur ato nga çdo mundësi konkurrimi, transparence dhe rivlerësimi periodik.
Për më tepër ky model i ri nuk gjen asnjë të ngjashëm në vendet e Bashkimit Europian dhe mund ti sjellë pasoja vendit në proçesin e përafrimit me direktivat normëformuese të Unionit.
Në vend që të kishim një konsultim të hapur publik me profesionistë të fushës dhe proçes të mirëfilltë llogaridhënie nga ana e qeverisë, për të adresuar dështimet e koncesioneve të dhjetë viteve të fundit, të kërkojë përgjegjësi dhe të korrigjojë gabimet, Qeveria e korruptuar e Edi Ramës zgjedh t’i mbrojë, t’i përqendrojë dhe t’u japë një fytyrë të re të njëjtëve mekanizma përfitimi klientelistë që i kanë kushtuar shqiptarëve qindra miliona euro.
Ky operator nuk është krijuar për të mbrojtur interesin publik. Ai është krijuar për të garantuar vazhdimësinë e kontratave qartësisht korruptive, për të shmangur konkurrencën dhe për të ruajtur të paprekur marrëdhëniet klienteliste që kanë shoqëruar tenderat dhe koncesionet më të mëdha të shëndetësisë.
Të nderuar qytetarë,
Mungesa e konkurrencës është këmbana më e fortë e alarmit se abuzimi me paratë publike jo vetëm që nuk do të ndalet, por do të institucionalizohet edhe më tej. Kur kontratat përqendrohen në një strukturë të vetme, pa garë, pa konkurrim periodik dhe pa kontroll efektiv, humbësi i vetëm mbetet qytetari shqiptar që paguan faturën e korrupsionit për xhepat e Edi Rames.
Historia e tenderave dhe koncesioneve në shëndetësi e ka provuar këtë më së miri.
Që prej vitit 2015 qytetarët shqiptarë kanë paguar nga taksat e tyre plot 45.5 miliardë lekë ose më shumë se 500 milion euro vetëm për të ashtuquajtura 4 kontrata shëndetësore. Në vend që të përmirësojnë sistemin shëndetësor, këto koncesione kanë krijuar një barrë financiare të pajustifikuar për buxhetin e shtetit, ndërsa qytetarët nuk kanë përfituar asgjë, përkundrazi kanë humbur shumë në shëndet, para dhe madje dhe jetë
Rasti i koncesioneve në shëndetësi përfaqëson një shembull shqetësues të mungesës së transparencës, shkeljeve ligjore dhe mosmbrojtjes së interesit publik.
Shqiptarët meritojnë një sistem shëndetësor të bazuar në transparencë, konkurrencë dhe përgjegjshmëri, jo një sistem ku koncesionet mbrohen, abuzimet përsëriten dhe drejtësia vazhdon të mos japë përgjigje.
Përballë kësaj kulture pandëshkueshmërie, ne do të vazhdojmë të denoncojmë çdo abuzim me fondet publike, çdo kontratë që pasuron një grusht të privilegjuarish në kurriz të qytetarëve dhe çdo përpjekje për të fshehur korrupsionin pas emërtimeve apo strukturave të reja administrative.
Ky korrupsion masiv është thelbi revoltës së qytetarëve kundër një modeli qeverisjeje hajdutësh që ka vendosur interesin e një pakice mbi interesin e shumicës, që ka shndërruar buxhetin e shtetit në burim përfitimi për klientët e pushtetit dhe që vazhdon të kërkojë besim, ndërsa refuzon të japë llogari.
Beteja jonë është betejë për të rikthyer shtetin në shërbim të qytetarëve, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të garantuar që askush, pavarësisht pushtetit apo lidhjeve politike, të mos jetë mbi ligjin.
Ky është angazhimi ynë. Do të qëndrojmë gjithmonë në krah të interesit publik, në krah të qytetarëve dhe të çdo shqiptari që refuzon të pranojë si normalitet korrupsionin dhe abuzimin me paratë e tij.
Një nga emrat e rinj të biznesit në Shqipëri është Sani Sanilevich, një shtetas izraelito-shqiptar, i cili brenda një ...
Lëvizja qytetare antiqeveritare në Tiranë, e njohur gjerësisht si “Revolucioni Flamingo”, shënoi më 18 gusht dit&eum...
Qytetaret do të mblidhen sërish pasditen e kësaj të enjteje përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 82-të t&...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka demaskuar propagandën qeveritare, lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Teksa socialisti Taulant Bal...
Nga Kreshnik Çollaku Projekti i Edi Ramës për një “shtet sovran” bektashi në Tiranë mund të krijojë nj&e...
Qytetarët janë mbledhur në ditën e 81-të të protestës, ndërsa të vendosur vijojnë me kërkesën e tyre...
Një qytetar ka deklaruar se është kërcënuar me mesazhe pëe shkak të pranisë së tij në protesta. Gjatë nj&...
Qytetarët po marshojnë drejt Kryeministrisë për të zhvilluar protestën e 81-të kundër qeverisë së Edi Ramë...
Në ditën e 81-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët kanë përcjellë mesazhe ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me rregulloren e re të hartuar nga kryetari i Gjykat&...