
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për caktimin e masave të sigurisë ndaj një punonjësi policie të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundraligjshme.
Sipas njoftimit zyrtar, gjykata ka vendosur masat me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233, 234 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale.
Masat janë vendosur ndaj inspektorit E.K., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.
Sipas AMP-së, efektivi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Përkrahje e autorit në krim”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 302 të Kodit Penal.
Caktimi i masave të sigurisë u bë në kuadër të një procedimi penal të regjistruar gjatë vitit 2025. Nga hetimet e kryera, përfshirë edhe përdorimin e metodave speciale hetimore, dyshohet se punonjësi i policisë ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur persona me precedent penal në aktivitetin e tyre të kundraligjshëm.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të dyshuar kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Mars14:31
Skandali me ushqimet e pacientëve në Spitalin Rajonal, Prokuroria e Korçës nis hetimet
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka regjistr...
AKTUALITET
13 Mars14:29
Foshnja dy muajshe rrezikon jetën pasi nëna nuk e ushqeu me gji
Një foshnjë rreth 2 muajshe është shtruar në gjendje shumë të rëndë në pediatrinë e Spitali Rajonal i K...
AKTUALITET
13 Mars13:10
Detaje/ Zhdukja e 21-vjeçares shqiptare në Itali, hetimet fokusohen te pista e prostitucionit
Një 21-vjeçare është zhdukur prej disa ditësh në zonën e Foggias në Itali, ndërsa hetimet e autoriteteve po p&e...
AKTUALITET
13 Mars12:42
Të dhënat/ Shqiptarët jetojnë më pak se vendet e BE-së
Në vitin 2024, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 81.5 vjet, duke shënuar një rritje prej 0.1 viti krahasuar me vitin 2023....
AKTUALITET
13 Mars12:32
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat: Ja cilat rrugë do bllokohen
Policia e Elbasanit ka vendosur masa të posaçme për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë aktiviteteve për D...
AKTUALITET
13 Mars12:26
Media konservatore europiane: Rama bllokon arrestimin e Ballukut pavarësisht akuzave të rënda
Duke nxitur protesta në kryeqytet, Kuvendi ka votuar për të ruajtur imunitetin e një aleati kyç të qeverisë, pavarës...
AKTUALITET
13 Mars12:04
Aksident në Shkodër, makina përplas 9-vjeçarin, transportohet në spital
Një aksident është regjistruar në Shkodër. Një automjet ka përplasur në 9-vjeçar. Si pasojë e aksidentit i...
AKTUALITET
13 Mars12:01
Lufta në Lindjen e Mesme, ministri Hoxha: Rreth 3 mijë shqiptarë ndodhen në rajon
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha theksoi se në Lindjen e Mesme jetojnë 2962 shtetas shqiptarë. Në mbledhjen e Komisionit të Jasht...
AKTUALITET
13 Mars11:57
Dyshohet se ngacmoi një të mitur, procedohet penalisht 74-vjeçari
Një 74-vjeçar me inciale F.K., është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka ngacmuar një të mitur në Kuçovë....
AKTUALITET
13 Mars11:52
Realiteti i hidhur/ Shpopullimi i fshatrave çon në rënie dhe zhdukje të blegtorisë në Myzeqe
Fshatrat nuk janë shpopulluar vetëm nga ikja në emigrim dhe lëvizjet demografike të banorëve, por edhe nga rënia e blegtori...