AKTUALITET

Dështimi i Eco Tirana, qindra milionë euro në plehra

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2026, 23:05

Dështimi i Eco Tirana, qindra milionë euro në plehra

Qytetarë të Tiranës kanë sinjalizuar që prej muajve të verës për kosha plehrash të tejmbushur pranë lagjeve të tyre. Gjatë muajit dhjetor, ACQJ vëzhgoi në terren se si në kryeqytet, pranë shkollave, siç është rasti i Shkollës “Kosova”, kopshteve pranë rrugicës që lidh Myslym Shyrin me Unazën, dhe zonave të banuara si rruga e Kavajës, zona e Medresesë pranë tregut industrial dhe zona e shkollës “Mihal Grameno”, pirgjet e mbetjeve janë dëshmi e një kryeqyteti të pistë, që ka dështuar në menaxhimin e mbetjeve, edhe pse qytetarët paguajnë taksa dhe buxheti i shtetit nuk është kursyer me fonde.

Gjatë muajve të verës, koshat e tejmbushur, qeset plastike dhe bidonët e shpërndarë, mbi të gjitha era e rëndë, e bënin Tiranën të dukej larg një qyteti europian.

Ajo që është më e pakuptueshme është se fondet rriten, por mbetjet shtohen. Po pse Tirana ka dështuar në diferencimin dhe menaxhimin e mbetjeve?

Nëse do t’u referoheshim premtimeve të kryebashkiakut Veliaj, Tirana duhej të ishte një histori suksesi në pastërti. Në praktikë, ajo është kthyer në një shembull se si një reformë mund të dështojë, pavarësisht gllabërimit të parasë publike që vijon të bëhet. Në qendër të këtij dështimi qëndron kompania Eco Tirana, e prezantuar në vitin 2016 si zgjidhja moderne për pastrimin dhe diferencimin e mbetjeve urbane.

Eco Tirana dhe “revolucioni i gjelbër” që nuk u arrit asnjëherë

Eco Tirana u krijua në vitin 2016 si një kompani gjysmë-publike, ku 51% e aksioneve zotërohen nga Bashkia e Tiranës dhe 49% nga kompania italiane “AGSM AIM”. Prezantimi publik i saj u shoqërua me premtime të mëdha, duke nisur nga diferencimi i mbetjeve në burim, mbulimi i të gjithë territorit të qytetit dhe transformimi i Tiranës në një model europian, me synim një afat rekord prej 18 muajsh. Që në premtimin kohor, çdo ekspert dukej skeptik.

Kryebashkiaku Erion Veliaj e quante projektin një “hap historik drejt qytetit të gjelbër”, duke premtuar se Tirana do të ndahej nga kaosi i mbetjeve dhe do të hynte në një epokë të re të menaxhimit modern. Në daljet publike të asaj kohe, Veliaj fliste për “fundin e epokës së plehrave në rrugë” dhe për një sistem që do të funksiononte sipas standardeve më të mira europiane.

Por në të vërtetë, ajo që duhej të ishte fundi i një epoke, nuk ishte gjë tjetër veçse fillimi I njue epoke të re dështimi. Fillimisht, Eco Tirana u ngarkua vetëm me pastrimin e të ashtuquajturës “zonë e kuqe”, një pjesë e kufizuar e qytetit. Zonat jashtë Unazës së Mesme vazhduan t’u jepeshin kompanive private. Diferencimi i mbetjeve, shtylla kryesore e projektit, nuk u zbatua kurrë.

Me vendimin e 27 shtatorit 2023, Bashkia e Tiranës ia zgjeroi për herë të parë territorin Eco Tiranës. Një tjetër ndryshim pasoi më 15 nëntor 2023, ndërsa në shkurt 2024 territori i pastrimit u shtri në pesë zona. Kontrata përfundimtare u lidh më 8 mars 2024. Sot, Eco Tirana pastron vetëm rreth një të katërtën e qytetit, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga operatorë të tjerë. Megjithatë, as kjo “zgjidhje” e re nuk solli përmirësim të dukshëm në terren. Qytetarët vazhdojnë të raportojnë pirgje plehrash në kryeqytet. Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, problemi i mbetjeve në Tiranë nuk është thjesht teknik.

“Nuk bëhet fjalë për një dështim aksidental, por për një dështim të prodhuar me vetëdije politike”, thotë ajo.

Tabaku thekson se Tirana kishte një zgjidhje funksionale që në vitin 2015, përmes projektit të GIZ për ndarjen e mbetjeve në burim.

“Ishte një model europian, me kosto të ulët dhe i zbatueshëm. Ky projekt u braktis qëllimisht dhe u zëvendësua me modelin e inceneratorëve, i cili bie ndesh me direktivat e Bashkimit Europian”, tha ajo.

Sipas saj, fakti që sot mbetjet përfundojnë të gjitha të përziera në landfill nuk është rastësi.

“Qëllimi nuk ishte ndërtimi i një sistemi pastrimi dhe riciklimi, por justifikimi i pagesave milionëshe përmes groposjes së mbetjeve. Tirana është e papastër sepse pastrimi u sakrifikua në funksion të një afere”, thotë Tabaku.

Pyetjes nëse një kompani e vetme mund të merrte përsipër një reformë kaq komplekse për një qytet me mbi një milion banorë, Tabaku i përgjigjet prerë: jo.

“Problemi nuk është kapaciteti i kompanisë, por modeli mbi të cilin ajo u ndërtua. Eco Tirana u konceptua si zgjatim operacional i skemës së inceneratorëve, në një treg pa konkurrencë reale”, shprehet ajo.

Sipas saj, në vend të një sistemi të decentralizuar, me edukim qytetar dhe ndarje në burim, u ndërtua një mekanizëm që thjesht grumbullon mbetje dhe taksa për t’i dërguar drejt një inceneratori që nuk ekziston.

“Qytetarët e Tiranës kanë paguar mbi 100 milionë euro shtesë, ndërsa shërbimi është përkeqësuar dhe tarifat janë rritur”, nënvizon Tabaku.

Të dhënat financiare tregojnë se, paralelisht me përkeqësimin e shërbimit në terren, Eco Tirana ka shënuar rritje të qëndrueshme të të ardhurave dhe fitimeve. Në vitin 2022, kompania realizoi të ardhura prej rreth 572 milionë lekësh, me një fitim para tatimit prej mbi 60 milionë lekësh. Në vitin 2023, të ardhurat u rritën në mbi 606 milionë lekë, ndërsa fitimi para tatimeve arriti rreth 61.4 milionë lekë.

Rritja më e fortë financiare u shënua në vitin 2024, kur të ardhurat u më shumë se dyfishuan, duke arritur në mbi 1.38 miliardë lekë, ndërsa fitimi para tatimeve u rrit në rreth 154 milionë lekë. Në maj të vitit 2025, kompania vendosi të rrisë kapitalin aksionar me 254 milionë lekë, shumë që rrjedh nga fitimet e akumuluara të viteve 2022–2024 dhe nga rezervat e krijuara deri në fund të vitit 2024, duke e çuar kapitalin total në 424 milionë lekë.

Ndërsa vizitojmë vendin ku duhej të ishte ndërtuar inceneratori, situata është më shumë se alarmante. Pak metra më tutje, dy punonjës po hapin një varr. Varrezat e Sharrës janë ngjitur me landfillin e Sharrës. Përveç aromës që e bën të pamundur qëndrimin, pamja është vërtet trishtuese: çdo lopatë që duhet të nxjerrë dhe, në fakt, nxjerr vetëm plehra, saqë thuajse e bën të pamundur punën e varrmihësve.

“Kjo ndodh prej vitesh. Ceremonitë zgjasin shumë pak, njerëzit nuk qëndrojnë dot gjatë, ndërsa nëntoka këtu është një rrezik i madh”, na thotë një nga punonjësit.

Më shumë para, më pak pastërti

Të dhënat buxhetore tregojnë se shpenzimet e Bashkisë së Tiranës për menaxhimin e mbetjeve janë dyfishuar nga viti 2020 në 2024 dhe janë rritur sërish në vitin 2025. Vetëm nga viti 2024 në 2025, fondi për mbetjet u rrit me rreth 340 milionë lekë. Megjithatë, kjo rritje nuk reflektohet në cilësinë e shërbimit.

“Eco Tirana është kthyer në një dështim që bën thjesht mbledhjen dhe dërgimin e mbetjeve në landfill”, thotë Tabaku, duke shtuar se askush nuk guxon ta prekë këtë projekt “sepse bën pis”.

Problemi nuk kufizohet vetëm në Tiranë. Sipas ekspertit të menaxhimit të mbetjeve, Polikroni Horeshka, dështimi është sistemik dhe shtrihet në të gjithë vendin. Ai rendit disa arsye kryesore, duke nisur nga mungesa e stafit të kualifikuar në Ministrinë e Mjedisit dhe në 61 bashkitë, mosfunksionimi i ndarjes së mbetjeve sipas hierarkisë europiane dhe mungesa e monitorimit nga institucionet përgjegjëse.

Horeshka thekson se shumica e bashkive nuk kanë hartuar plane vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve, ndërsa mungon infrastruktura bazë për ndarjen, riciklimin dhe rikuperimin.

“Mosndarja në burim rrit volumin e mbetjeve që përfundojnë në landfill, rrit kostot për qytetarët dhe shkatërron industrinë e riciklimit”, thotë ai.

Po ashtu, Horeshka nënvizon se Shqipëria po dështon në përmbushjen e Kapitullit 27 të BE-së, si dhe në zbatimin e ligjit të ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe Planit Kombëtar 2020–2035. Ndërsa Tirana përballet me pirgje mbetjesh, shumë qytete europiane kanë ndërtuar sisteme funksionale të diferencimit. Në Gjermani, ndarja në burim është e detyrueshme dhe mbështetet nga edukimi qytetar dhe penalitete. Në Itali, bashkitë aplikojnë tarifa sipas sasisë së mbetjeve të prodhuara, duke zbatuar parimin “ndotësi paguan”.

Në Slloveni, mbi 60% e mbetjeve riciklohen falë një sistemi të decentralizuar dhe transparencës së lartë. Këto vende e kanë kuptuar më herët se politika dhe institucionet përkatëse se menaxhimi i mbetjeve nuk është aferë, por shërbim publik, një domosdoshmëri për të ardhmen. Eco Tirana u trumbetua si zgjidhja që do t’i jepte fund papastërtisë së kryeqytetit, por në të vërtetë rezultoi të ishte një dështim i madh, që na ka kushtuar shumë shtrenjtë. Viti që kaloi solli më shumë fonde, rreth 12% të buxhetit, por qyteti mbetet i papastër dhe qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmimin.

Tirana, mesa duket, do të vijojë të groposë jo vetëm mbetjet, por edhe përgjegjësinë. Por me fatura shumë të shtrenjta.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan