“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
TIRANË- Sipërmarrjet gjermane në Shqipëri shohin një përmirësim të lehtë të klimës së biznesit krahasuar me vitin e kaluar. Por sfidat ekonomike si mungesa e fuqisë punëtore, kosto e punës e kursi i këmbimit mbeten. Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, (DIHA) prezantoi të hënën (13.05) rezultatet e anketimit vjetor për klimën e biznesit dhe të investimeve. Anketimi i plotësuar nga anëtarët e DIHA-s në periudhën shkurt -mars 2024 sinjalizon për një përmirësim të lehtë të situatës ekonomike në vend krahasuar me vitin e kaluar, me 45% të kompanive që e vlerësojnë atë "të kënaqshme”.
"Gjatë vitit të kaluar kemi një ulje të numrit të të pakënaqurve, por edhe një ulje të numrit të atyre që mendojnë se është kënaqshëm” – u shpreh Drejtori Ekzekutiv i DIHA-s, Bledar Mankollari, i cili prezantoi rezultatet në një konferencë për shtyp. "Edhe pse ekonomia është në përmirësim, fuqia punëtore, kualifikimi i tyre dhe kostot e punës, kanë ndikim negativ”, u shpreh Presidentja e DIHA-s, Stephanie Siege Farka, teksa shtoi se pavarësisht pengesave rajonale dhe globale, vendi duhet të përqëndrohet tek integrimi në Bashkimin Europian.
Bizneset gjermane - pak pritshmëri për të rritur të ardhurat
Pavarësisht se klima e biznesit në Shqipëri perceptohet si më e favorshme, sipërmarrjet gjermane nuk shfaqen optimiste për rritjen e të ardhurave të tyre për shkak të rritjes së kostove. Rezultatet e anketimit tregojnë se 38% e kompanive të pyetura presin një ulje të të ardhurave gjatë vitit të ardhshëm, një përqindje kjo më e lartë krahasuar me 5 vitet e fundit.
Vetëm 32% e bizneseve janë shprehur se presin rritje të të ardhurave, ndërsa 38% e tyre mendojnë se niveli i të ardhurave do të jetë i njëjtë me atë të një viti më parë. Megjithatë pjesa më e madhe e sipërmarrjeve gjermane (54%) nuk planifikojnë ndryshime në numrin e të punësuarve pranë kompanive të tyre. Sipas anketimit 24% e bizneseve kanë gatishmërinë për të rritur numrin e punonjësve, ndërsa 22% e tyre presin që ta shkurtojnë numrin e të punësuesve.
Mungesa e sigurisë ligjore dhe korrupsioni - pengesa për bizneset
Pasiguria ligjore dhe korrupsioni vlerësohen ndër faktorët më negative që dëmtojnë bizneset gjermane në Shqipëri. Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, theksoi se vendi ka nevojë për krijimin e një kuadri ligjor të sigurt në mënyrë që të përthithë sa më shumë investime të huaja.
"Për ne është e qartë se sipërmarrja dhe investimet mund të të zhvillohen atje ku ka siguri ligjore, një administratë profesionale dhe me integritet sikundër, dhe një politikë të hapur për dialog si për punëdhënësit dhe me punëmarrësin. Ne e mbështesim Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimit të shtetit ligjor” – u shpreh ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner. Sipas Bergner, pavarësisht vlerësimit momental, Gjermania do të vijojë të japë kontributin e saj përmes investimeve të ndryshme që Shqipëria të përparojë në zhvillimin e saj ekonomik, integrimin rajonal si dhe atë europian.
Faktorë negative që pengojnë klimën e investimeve për bizneset gjermane janë edhe transparenca e tenderave publike dhe korrupsioni. "Bizneset shprehen se kanë shumë probleme me afatet e dorëzimit të dokumenteve në tendera”, u shpreh Bledar Menkollari, Drejtor Ekzekutiv i DIHA. Nga ana tjetër kompanitë kanë vlerësuar politivisht përmirësimin e infrastrukturës, negociatat për arsimin dhe furnitorët lokalë.
Anketim mbi situatën ekonomike në rajon
Anketimi mbi klimën e biznesit dhe investimeve realizohet në 16 vende të Europës Qendrore dhe Jug- Lindore dhe pjesëmarrës janë anëtarët e Dhomave Gjermane të Tregtisë në këto rajone. Rezultatet tregojnë se Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me rritjen më të lartë të kostos së punës dhe uljes së produktivitetit në Ballkanin Perëndimor. Në Shqipëri iu përgjigjën pyetësorit 51% e anëtarëve të DIHA-s. Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri u formua në vitin 2008 dhe angazhohet si zëri i biznesit gjerman për interesat në çështjet ekonomike.
Marrë nga DW
Foto ilustruese RRËSHEN - Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërs...
Autori dhe viktima FIER- Detaj të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua dje në Fier ku mbeti ...
Foto ilustruese ITALI - Një aksident është regjistruar së fundmi në Itali, ku protagonist është një i ri shqiptar. ...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka marrë për shqyrtim një propozim të deputetes socialiste, Blerina Gjylameti pë...
Foto ilustruese ITALI - Një vilë luksoze me vlerë rreth 1.2 milionë euro shtë sekuestruar nga autoritetet në Itali. Sipas rap...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohen katër persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 26-vje...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Arrestohet në pikën kufitare Tre Urat 42-vjeçari gjerman. Mësohet se 42-vjeçari me inic...
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dosjen e grupit të strukturuar kriminal i cili trafikonte drog&e...
Gazetarja gjatë intervistës në emision TIRANË - Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar të tjera detaje nga ngjarja e rëndë q&e...
Foto ilustruese TIRANË- Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë. Të ...