Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KRUJË- Prej dy mujash “Piranjat” kanë dëshmuar me fakte masakrën mjedisore me mbetjet në dy qytete Shijak dhe Fushë Krujë. Në të dyja këto vende janë krijuar landfille për depozitimin e mbeturinave në kundërshtim me ligjin dhe jashtë çdo rregulli teknik.Bashkia e Krujës, ku bën pjesë edhe Fushë Kruja, përfshihet në qarkun Durrës dhe mbetjet duhet t’i depozitojë në ZMM e Tiranës, në Sharrë. Por bashkia në fjalë nuk e ka respektuar këtë vendim dhe ka sajuar një vend, që nuk plotëson asnjë lloj kushti për depozitimin e mbeturinave. Të gjitha plehrat e Bashkisë së Krujës hidhen në Kodër Dollak, në fshatin Kameras të Fushë Krujës.
Një landfill i krijuar pa një plan të qartë, pa përmbushur kushtet specifike për një venddepozitim mbetjesh.E vetmja gjë që ka bërë Bashkia e Krujës është një projekt i gushtit të vitit 2019 me në fokus shërbim mirëmbajtje venddepozitimi mbetjesh të ngurta urbane. Shkeljet në hartimin e këtij projekti janë flagrante, sepse edhe pse Kruja nuk ka asnjë landfill të licencuar, në projekt vendi në Kodër Dollak cilësohet si landfill në kategorinë C2. Sipas relacionit teknik të përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, afati i përdorimit parashikohej për 3 vjet deri në përfundim e venddepozitimit të mbetjeve në Tiranë, ndërsa në krye të planzbatimit kohëzgjatja ishte 5 vite. Por në fakt këto afate janë tejkaluar dhe Kodër Dollaka vazhdon të jetë një landfill që mbledh gjithë plehrat e qytetit.
Kompania, e cila është kontraktuar nga bashkia e Krujës për mbledhjen dhe depozitimin e mbetjeve, është Alba Konstruksion, që disponon vetëm leje mjedisore të tipit C, që është shfuqizuar dhe për landfille duhet leje e tipit A ose B. Por këto leje nuk janë miratuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit për vendodhjen Kodër Dollak. Gati një muaj pas vëzhgimit të parë të kryer mga “Piranjat”, më datën 20 maj 2025, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer një inspektim pikërisht në Kodër Dollak, fshati Kameras në Fushë Krujë. Pas këtij inspektimi, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit konstatoi gjithsej tetë shkelje. Ky institucion ka evidentuar se Bashkia e Krujës nuk disponon leje mjedisore për vendgrumbullimin e mbetjeve në Kodër Dollak.
Duke u bazuar në ligj, mbetjet nuk duhen përzier me mbetje ose materiale të tjera që kanë veti të ndryshme nga të tyret. Por as kjo pikë nuk është respektuar pasi janë vërejtur përzierje të mbetjeve me veti të ndryshme. Ndër të tjera në proceverbal, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shkruan se Bashkia Krujë në venddepozitimin e paligjshëm në Kodër Dollak nuk disponon infrastrukturë për të asgjesuar mbetjet e parikuperueshme me operacione të sigurta asgjesimi. Ligji ka parashikuar se mbetjet duhet të transportohen me mjete që janë të licencuar nga Qendra Kombëtare e Licencave në nënkategorinë III. 2. B.
Ndërkohë IKMT ka konstatiar se mjetet e bashkisë i transprtojnë mbetjet pa qenë të pajisur me licencat përkatëse. Procesverbali e bën të qartë njëherë e mirë se mbetjet në Kodër Dollak po hidhen në një vend të ndaluar, duke kryer veprime në kundërshtim me ligjin, sepse në asnjë mënyrë nuk lejohet grumbullimi i mbeturinave në zonat publike, parcelat bujqësore, pranë kanaleve kulluese e ujitëse, si dhe në cdo vend tjetër ku dëmtohen tokat, bimët dhe kafshët. Për të gjitha këto shkelje Bashkia e Krujës rrezikon të dënohet me disa gjoba, të cilat shkojnë në total 44 milionë lekë minimumi, ose 75 milionë lekë maksimumi. Në lidhje me këtë skandal “Piranjat” u përpoqën të kontaktonin me kryetarin e Bashkisë së Krujës dhe për disa ditë me radhë e kërkuan në institucion, por ai nuk u paraqit.
DRIN- “Në fshatin Nimç ka patur mbi 10 galeri që shfrytëzoheshin në kohën e Komunizmit për nxjerrjen dhe p&eum...
SHIJAK- Mbrëmjen e datës 30 maj 2025, në redaksinë e emisionit “Piranjat“ mbërritën disa video shqetësuese t&eu...
TIRANA- Çdo mëngjes kur zgjohemi na shfaqen të njëjtat lajme në televizor ose celularë. Skandali i mbrëmshëm, skanda...
TIRANA- Drejtuesit e institucioneve tona, të cilëve iu vihen në dispozicion, automjete bashkë me shofer, e nganjëherë edhe me ba...
TikTok-eret TIRANË- Në epokën dixhitale, TikTok është bërë një nga platformat më të ndjekura nga shqiptar...
foto ilustruese DURRËS- Elvisa është një zonje nga qyteti i Durrësit, rezidente në në Itali. Rreth një vit më...
foto ilustruese TIRANË- Emisioni “Piranjat” solli disa denoncime të tjera për Bordin e Mbikëqyrjes Publike, institucionin ...
foto ilustruese TIRANË- Siguria juridike në Shqipëri është në nivele minimale, dhe këtë e kanë pranuar në...
foto ilustruese PRISHTINË- Këto nuk janë pamje që vijnë nga India apo Afganistani, por nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, i...
foto ilustruese TIRANË- “Ma jep kamerën të shoh xhirimet, ma jep kamerën këtu! Merre Policinë po deshe“.&nb...