
Tenderi për hartimin e studimit të fizibilitetit për përmirësimin dhe zhvillimin e sistemit të menaxhimit të ujërave të shiut në Vlorë është ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik pas fazës së vlerësimit të ofertave.
Procedura lidhet me studimin që Bashkia Vlorë kërkon të hartojë për sistemin e drenazhimit të qytetit, me synimin për të përgatitur një masterplan dhe një paketë ndërhyrjesh prioritare për menaxhimin e ujërave të shiut.
Sipas termave të referencës, studimi duhet të vlerësojë gjendjen e rrjetit ekzistues, kapacitetet hidraulike të kanaleve, hidrovorit dhe stacioneve të pompimit, si dhe të identifikojë zonat me rrezik përmbytjeje. Dokumenti parashikon gjithashtu ndarjen përfundimtare të ujërave të bardha nga ujërat e zeza dhe disiplinimin e ujërave të shiut në zonën urbane.
Projekti përfshin zhvillimin e një modeli të integruar hidrologjik dhe hidraulik, hartëzimin e pikave të përmbytjeve dhe testimin e skenarëve të reshjeve. Konsulenti duhet të vlerësojë edhe ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe të përgatisë projektim konceptual për ndërhyrjet prioritare, përfshirë vlerësimet paraprake të kostove të investimit dhe operimit.
Termat e referencës e përshkruajnë rrjetin ekzistues të kanalizimeve të ujërave të bardha si të amortizuar, me bllokime të pjesshme dhe të plota, kapacitete të reduktuara transportuese dhe ndërprerje të rrjetit në disa nyje. Dokumenti evidenton gjithashtu ndërthurje mes rrjetit të ujërave të shiut dhe atij të ujërave të zeza.
Studimi do të mbulojë një pellg ujëmbledhës prej 960 hektarësh dhe është konceptuar mbi një popullsi aktuale prej rreth 90,000 banorësh.
Afati i parashikuar për realizimin e studimit është gjashtë muaj. Tre muajt e parë janë rezervuar për mbledhjen e të dhënave, analizën hidrologjike dhe modelimin hidraulik, ndërsa fazat pasuese përfshijnë analizën e alternativave, vlerësimin ekonomik e mjedisor dhe përgatitjen e studimit final./Monitor
Artikuj te sugjeruar
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
26 Gusht14:29
Dallgët nxjerrin në breg dy gomone në plazhin e Drymades! Mbeten mister pronarët
Mesditën e sotme dy gomone të panjohura janë nxjerrë nga dalget në bregun e detit, konkretisht tek plazhi i Morsit në Drymades.
...
AKTUALITET
26 Gusht14:00
Si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine?
Mafia shqiptare e ka kthyer Ekuadorin në një qendër kyçe për trafikun e drogës drejt Europës, duke shfrytëzuar dob&e...
AKTUALITET
26 Gusht13:56
FOTO-LAJM/ Droga brenda burgut 313-të, kok*ina dhe hash*shi u gjetën të fshehura në makarona
Një sasi kokaine dhe kanabisi u zbulua një ditë më parë brenda ambienteve të burgut 313, në Tiranë.
Droga dyshohet se...
AKTUALITET
26 Gusht13:31
Dy gratë që erdhën nga Siria/ E moshuara shkoi të kujdesej për nipin e mitur, tjetra gruaja e ish-pjesëtarit të ISIS
Pesë shqiptarë, 2 gra dhe 3 fëmijë, janë rikthyer sot në Shqipëri nga Siria, në kuadër të një operacion...
AKTUALITET
26 Gusht13:22
U kap me armë zjarri në Palasë, gjykata lë në burg “Visin e Garave”. 40-vjeçari dhunoi bashkëshorten dhe kërcënoi se do ta vriste
Seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Elvis Kosovës është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Gjykatë...
AKTUALITET
26 Gusht13:14
Nis fotografimi i ri ajror i territorit të Shqipërisë! Ky është synimi i projektit
Sot ka nisur zyrtarisht procesi i fotografimit të ri ajror të territorit të Republikës së Shqipërisë, një projekt me r...
AKTUALITET
26 Gusht13:06
Udhëhoqi grupin xhihadist, SHBA heq nga sanksionet snajperistin shqiptar në Siri
Ebu Katede Albani ose Abdul Jashari, pjesëtar i grupit të snajperistëve shqiptarë në Siri “Xhemati Alban”, nuk ësht&...
AKTUALITET
26 Gusht13:01
E rëndë në Kosovë, 80-vjeçarja vritet nga bashkëshorti
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe ditën e sotme në Kosovë, ku një e moshuar 80-vjeccare është gjetur pa shenja ...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
26 Gusht12:50
VIDEO/ Banorët e Grykë-Çajës në prag të izolimit: Kjo rrugë është skandal!
Banorët e fshatrave në Njësinë Administrative Grykë-Çajë, Kukës, konkretisht në fshatin Buzmadhë...
AKTUALITET
26 Gusht12:43
Ndryshoi gjurmët e gishtërinjve: Ekstradohet në Itali shqiptari i dënuar me 27 vjet burg
Kishte kryer ndërhyrje kirurgjikale për të ndryshuar gjurmët e gishtërinjve, për t’iu shmangur identifikimit
CATANZARO &n...