Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Gazetarja Alba Kepi shprehet se kryefjalë e artikujve të mediave italiane, ka qenë mafia shqiptare dhe ultrasit e Interit, si pistat kryesore që Antimafia po ndjek pas atentatit që iu bë gazetarit të Report, Singfridio Ranicci, mbrëmjen e së enjtes.
Në një intervistë për Syri Tv në edicionin e paradites, Kepi tha se mediat italiane i referohen veçanërisht mafies shqiptare, pasi zona ku jeton gazetari Ranucci i përket një zone mjaft problematike.
Sipas Kepit, Antimafia italiane ka marrë në analizë të gjithë punën e gazetarit Ranucci në sezonin e kaluar dhe investigimet që ai ka bërë për mafien shqiptare dhe lidhjet me kartelin e Sinaloas.
Denoncimi i Ranuccit tek Antimafia, menjëherë pas atentatit që iu bë, ngre alarmin për hetimin e mafies dhe bandave shqiptare që operojnë në zonën e bregdetit romak.
Në të gjitha mediat, artikujt i janë referur intervistës së Ranuccit, ai ka kapur tema që nga krimi i organizuar, politika dhe mafia shqiptare. Mediat italiane i referohen veçanërisht mafies shqiptare, zona ku jeton Ranucci i përket një zone problematike. Bashkia vetë është shtrirë nën filtrime mafioze. Në këtë zonë, siç thotë gazetari, ka një përqendrim të lartë të trafikantëve shqiptarë sa i përket menaxhimit të drogës.
Zonat bregdetare që merren me koncesion nga shteti, ka qenë burim konflikti mes bandave dhe klaneve mafioze. Edhe pak vite më parë në atë zonë është vrarë në atentat mafioz një shtetas shqiptar, dhe këtë fakt e ka sjellë pak ditë më parë edhe Nello Trocchia në librin e tij për mafien shqiptare. Janë disa pazlla, për pistat e mundshme të autorësisë së kësaj ngjarjeje.
Disa media kanë kryetitull faktin se janë të lidhur mafia shqiptare dhe ulrasit e Interit. Edhe në emisionin Report dhe librin e Trocchias, gjejmë mafien shqiptare dhe ulrasit, janë këto dy binarë, një pistë e ultrasit, mbi menaxhimin tregut të shitjes së biletave. Logon e fanellave të skuadrave, por edhe krimin e organizuar shqiptar e mafien që operon në zonën e bregdetit romak.
Gjatë bisedës që ka pasur me Antimafian, është marrë në analizë puna e tij e sezonit të shkuar dhe dosjet e nxehta që ka trajtuar në emisionin Report, dhe dy temat për mafien shqiptare. Pas publikimit të dosjeve të nxehta në Shqipëri i kanë ardhur përmes avokatit, kërcënime për denigrimin e figurës së Ranuccit nga karteli i Sinaloa.
Janë fakte që i kanë kaluar Antimafies, janë mesazhe, dokumente, që avokati i ka vënë në dispozicion. Menjëherë pas këtij sinjalizimi, ai ka bërë denoncimin në Antimafien në Romë, ku ka vënë alarmin edhe për pistën e kriminalitetit shqiptar.
Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë burg pa afat për Kamber Sulçen, i cili u vetë dorëzua tri ditë m&...
U kap në flagrancë në Kombinat, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari Ergi ...
Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka qëlluar me kosore një person. Sherri mes tyre ka nisur në nj&...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe...
Disa detaje të pazbuluara më parë kanë dalë nga vrasja e shtetasit Ramazan Mataj mbrëmjen e 5 janarit të këtij viti n&eu...
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Tranziti”, i zhvilluar për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmb...
Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër, Kamber Sulçe i akuzuar për vrasjen e biznesmenit...
Tre burra janë arrestuar dhe 250 kg kokainë janë sekuestruar nga një kamion pas një operacioni që synonte krimin e organizuar. Tre...
Më shumë se një muaj pas një aksidenti në aksin rrugor Orikum–Himarë, që la pas katër të rinj të plagosu...
Dëshmia e mbesës së 68-vjeçarit që u vra së bashku me kujdestarin e tij në kampingun në Finikoundë është...