I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË- Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani i ka dhënë tenderin 7 miliardë lekë firmës së bashkëshortes së drejtorit të Bashkisë Tepelenë, Lorenc Bamit. Këtë mëkat të kryetares që zëvendësoi Erion Veliajn pas arrestimit për korrupsion, e mësuam në mes të denoncimeve të bëra në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).
Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Tiranë me objekt “Ndërtim Shkollë 9 vjeçare Tipi (2) dhe e mesme Tipi (4), Njësia Strukturore KA 283, Rruga “3 Dëshmorët” me fondin limit 694 106 416,00 lekë.
Tenderi është denoncuar në KPP si i parregullt dhe është kërkuar shfuqizimi i vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nga një prej pjesëmarrësve. Kompania “ULZA” shpk më datë 13 maj 2025 ka depozituar ankesën duke kërkuar skualifikimin e disa prej ofertuesve, përfshirë atë fituese.
“Kërkojmë shfuqizimi i vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për kualifikimin e ofertës të paraqitur nga bashkimi i operatori ekonomik “NGSTRUCTURES” Sh.p.k” & “G.P.G. COMPANY” Shpk në procedurën e prokurimit objekt shqyrtimi”, shkruan ndër të tjera biznesmeni Ndue Shpani, pronar i ULZA shpk.
Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe për kompanitë “GJIKURIA Sh.p.k” dhe“NOVA CONSTRUCTION GROUP Sh.p.k”.

Sipas denoncimit, bashkia Tiranë i ka kualifikuar këto firma pa plotësuar kriterin ISO. Një nga kushtet e kualifikimit është që firmat duhet të kenë Certifikatën e menaxhimit të cilësisë në Saldim EN-ISO 3834-2:2021 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, çdo anëtar i grupit duhet të paraqesë certifikatën ENISO 3834-2:2021.
Tenderin e mori gruaja e drejtorit të Tërmet Peçit
Ky është një nga ato tenderat që paracaktohen dhe të gjitha hapat që ndjek komisioni janë me detyrim përcaktim që të nxjerrin fitues një emër të favorizuar. Tenderi është regjistruar nga Erion Veliaj natën e Vitit të Ri më 31 dhjetor 2024 dhe është njoftuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike më 6 janar 2025. Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 5 shkurt 2025 dhe në të njëjtën ditë është mbajtur tenderi.

Përfituese e tenderit është kompania “NGSTRUCTURES” shpk e krijuar nga bashkëshortja e Drejtorit të Urbanistikës të Bashkisë Tepelenë, vartësit të Tërmet Peçit. Aleksandra Bami e krijoi këtë kompani më 2017 dhe më pas ia kaloi me letra Hekuran Hoxhës, që është sot administrator.
Megjithëse në këtë procedurë morën pjesë fillimisht 27 kompani të mëdha ndërtuese, tenderi ishte fiktiv dhe u zhvillua vetëm si formalitet.
Qysh në krye të listës ofertuesve shkëlqejnë dy “oferta’ me vlerë zero lekë, që është shenjë se fituesi dihet.

Më poshtë, për të ndihmuar komisionin që të shohë “diferencën” e ofertave futet një kompani partnere e fitueses, që të bëjë një propozim me vlerë shumë të lartë. Konkretisht bashkimi i operatorëve “Ed Konstruksion” dhe ‘Fusha shpk” ka bërë ofertën 528,654,533.50 lekë pa TVSH. Kompania “NGSTRUCTURES” me këto dy partnerë ka fituar tenderin e madh “Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit Libohovë” më 11 maj 2020.
Në mungesë të eksperiencës në projekte të tilla, firma nga Tepelena ka marrë si mbështetje kompaninë e Paqsor Buzit “GPG COMPANY” shpk, i cili është i njohur për përfitimet dhe favorizimet që i janë bërë nga zyrtarët e tenderave.
Ky bashkim operatorësh propozoi ofertën fituese 431 540 207,00 lekë, por nëse shtojmë TVSH-në, vlera e kontratës shkon afër fondit limit. Pasi u skualifikuan 16 kompani nga gara, komisioni i vlerësimit nuk e pati të vështirë që mes ofertave të mbetur të veçonte kompaninë e Aleksandra Bamit. Data e shpalljes se fituesit, sipas dokumenteve është më 2 maj 2025, por kjo u bë e ditur vetëm pas zgjedhjeve.
Si e krijoi Tërmet Peçi perandorinë me paratë e bashkisë?!
Në vitin 2015, pas fitores së zgjedhjeve lokale, kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, punëson Lorenc Bamin në Drejtorinë e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.
Një vit pasi mori këtë post, gruaja e tij, Aleksandra Bami, në bashkëpunim me shtetasin Hekuran Hoxha, krijojnë kompaninë NG STRUCTURES shpk. Në nëntor 2017, Hekuran Hoxha shet 50% të aksioneve të kompanisë djalit të tij, Fatjon Hoxha, për një shumë qesharake prej vetëm 500 eurosh.
Deri në fund të vitit 2017, kompania faturon 11 milion lekë dhe deklaron një fitim prej 600,000 lekë. Një vit më vonë, faturimet e saj rriten 8 herë, duke u lidhur drejtpërdrejt me tenderët e fituar nga Bashkia Poliçan dhe Bashkia Gjirokastër. Kjo rritje galopante e financave të kompanisë të sapokrijuar lidhet drejtpërsëdrejti me thithjen e fondeve publike, pasi në vitin 2018, rezulton se NG STRUCTURES hap 3 adresa sekondare, të cilat lidhen me projekte të financuara nga fondet publike:
Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Refat Keli” në Poliçan; Rikonstruksioni i shkollës “Asim Zeneli” dhe sistemimi i jashtëm në Gjirokastër; Masa inxhinierike për rrëshqitjen në kodrën e Shtufit, Gjirokastër.
Në maj të vitit 2019 Aleksandra Bami shet aksionet shtetastit Fatjon Hoxha. Sipas kontratës, Aleksandra Bami do të përfitojë fitimin 5.8 milionë lekë të vitit 2018 dhe 19.1 milionë lekë si fitim për periudhën janar-prill 2019. Në total nga shitja e aksioneve Aleksandra Bami do të përfitojë shumën bruto 24.9 milionë lekë ose thënë ndryshe rreth 240.000 euro.
Ndërsa 23 ditë pas blerjes, Fatjon Hoxha i shet sërish aksionet babait të tij, Hekuran Hoxha, për vetëm 1,000 euro.
Në datën 10.01.2019, shtetasi Gjolek Shehu themeloi kompaninë IUMENTIS shpk. Menjëherë pas themelimit, kjo kompani lidh një kontratë qiraje për një pronë publike me Bashkinë Tepelenë. Ky veprim u bë me propozimin e Tërmet Peçit, kryebashkiakut të Tepelenës.
Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tepelenës, datë 25.01.2019, lidhja e kontratës noteriale “Kontratë Qiraje” është miratuar, dhe kjo kontratë mban firmën e Lorenc Bamit, që duket se lëviz milionat e siguruara për Tërmetin e premtuar nga kryebashkiaku Peçi.
Brenda 5 ditësh nga lidhja e kontratës, Tërmet Peçi dhe Lorenc Bami miratojnë lejen e ndërtimit për ndërtimin e një Thertoreje Rajonale nga kompania IUMENTIS. Ky fakt është audituar nga KLSH (Kontrolli i Lartë i Shtetit) dhe është dokumentuar në një raport zyrtar.
Në mars të vitit 2019, kompania IUMENTIS lidh një kontratë me subjektin NG STRUCTURES, kompani e drejtuar nga gruaja e Lorenc Bamit. Ky subjekt lëshon një faturë prej 140.000 eurosh për projektimin e Thertores Rajonale. Kjo fature është zbuluar nga postimet e Aleksandra Bamit në rrjetet sociale, ku ajo publikoi foto të projektit dhe emrin e kompanisë.
Në tetor të vitit 2019, kompania IUMENTIS aplikon dhe miratohet për një fond prej 758.000 eurosh nga fondet IPARD. Ky fond u miratua për ndihmën e zhvillimit të Thertores Rajonale në Tepelenë. Dyshimet u ngritën edhe më shumë gjate inspektimit nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili teksa pyet ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifcën dhe Tërmet Peçin se kush e përfitoi këtë investim, dy zyrtarët pasi ngecin, shprehen se pronari nuk është këtu për momentin.
Në datën 1 shtator 2022, Aleksandra Bami dhe Mateo Shehu kanë shitur 100% të aksioneve të kompanisë IUMENTIS te Lorenc Bamit për një vlerë prej 1000 eurosh, megjithëse kompania ishte fitimprurëse.
Tashmë është e qartë se kryetarja e komanduar nga Edi Rama në vend të Veliajt, nuk ia ka dhënë rastësisht tenderin kompanisë së lidhur me Tërmet Peçin!/ Gijotina.com
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë nga policia. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi autorët vodhën ...
TIRANË- Rreth orës 12:40 të së martës, dy studentë dalin nga rrethimi i godinës së Fakultetit Juridik në Tiran&eu...
KOSOVA- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë padinë e një grupi aktivist kundër rregullatorit të energjisë...
DURRËS- Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit për shakak se dyshohet se ka ush...
TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të fortë në rrjetet sociale. Me ...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrëmbimin e një 29-vjeçareje në Tiranë. Bëhet e dit...
SARANDË- Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se përndiqte një të mitur dhe e ka...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 13 maj të lërë në fuqi vendimin e Komisioni...
TIRANË- Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se ka marrë peng dhe ka kanosur një vajzë...
TIRANË- Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm të qeverisë iu kthye rënies në tremujorin e parë të vitit, pas tre...