Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Është dënuar me 22 vite burgim, Astrit Sinanaj, njeriu që në 6 maj 2017 në Elbasan, vendosi 1 kg tritol C4 poshtë makinës së biznesmenit, Fuad Verzivolli, me qëllim vrasjen e tij.
Sinanaj, është kushëri i Julian Sinanaj, vrasësit me pagesë Julian Sinanaj që tashmë është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 30 vite burgim.
Vendimi për deklarimin fajtor të Astrit Sinanaj, është marë nga treshja e Gjyqtarëve të Apelit Tiranë, Miranda Andoni, Qemal Zaimi dhe Lutfije Celami, të cilët pas disa seancash maratonë, dolën në përfundimin e dënimit të tij me 22 vite burgim për 4 akuza të rënda si:
“...Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit...”.
Fillimisht, Astrit Sinanaj, u dënua në muajin korrik 2020, nga gjykata e Elbasanit, e cila pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorit Xhelian Seferaj, duke deklaruar fajtor dhe dënuar me 25 vite burgim Astrit Sinanaj. Ndërsa Apeli vendosi ti ulë dënimin me 3 vite, duke e deklaruar fajtor dhe dënuar me 22 vite burgim.
Kujtojmë se për Sinanaj, prokuroria kishte kërkuar dënimin me 30 vite burgim.
Në momentin e dhënies së dëimit Astrit Sinanaj ndodhej në sallën e gjyqit dhe ishte i shoqëruar nga punonjës policie, pasi ndodhej me masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak të parashkrimit të afateve të paraburgimit.
Mësohet se nga ambientet e gjykatës së Apelit Tiranë, Astrit Sinanaj, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Elbasan dhe nga këtej, i është dorëzuar policisë së burgjeve.
Sipas dosjes së prokurorisë Sinanaj kishte tentuar të vriste me tritol biznesmenin Fuad Verzivollin.
Vetë biznesmeni, Verzivolli, objektivi i këtij atentati gjatë dëshmisë në gjykatë deklaroi se sulmi me tritol ndaj tij ishte financuar nga Florenc Çapja, pasi ai nuk ka asnjë njohje me Astrit Sinanaj.
“...Unë kam një mjet Volskwagen dhe e parkoja poshtë pallatit, përballë me turizmin e vjetër. Nuk kam njohje me të pandehurin Astrit Sinanaj dhe Thanas Thoma dhe nuk kam konflikte me to, nuk i kam parë as si fytyra këta persona dhe s’kam asnjë konflikt në Elbasan. S’e di mekanizmin se si ka ndodhur ngjarja, atë e di Astriti. Sinanaj është strehuar në shtëpinë e Gent Kllogjerit dhe aty besohet se ka ndërruar dhe rrobat, për të fshehur gjurmët. Astrit Sinanaj nuk ka asnjë gjë me mua, por ai për këtë akt kriminal do merrte lekët, të tregojë se kush do ja jepte lekët. Lekët do i merrte nga Florenc Çapja dhe nga burgu ai ka dalë në 4 prill. Ky as me njeh as e njoh. Bëjnë plane të bukura. Ka marrë lekët dhe kështu i ka bërë planet...”-ka deklaruar në gjykatën e Elbasanit biznesmeni Verzivolli.
Aktualisht prej gati 1 viti, vetë Fuad Verzivolli, ndodhet i arrestuar nga SPAK, pasi akuzohet për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale.
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për katër personat...
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka zbarkuar sërish në Vlorë, këtë herë me fokus Pyllin e Sodës, një nga zonat ...
Një 26-vjeçar me inicialet Y. E., banues në Fier, është arrestuar nga policia pas një operacioni njëmujor të koduar ...
Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Piskupat të Pogradecit më 30 dhjetor, pasi u zbulua abuzimi me një vajzë 12 vjeç...
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia A. M., 32 vjeç, të lindur në Bulqizë, pasi akuzohet se plagosi disa herë, me thikë, n...
Për shkak të motit të keq dhe me det të trazuar Kapiteneria e Portit të Korfuzit ka bllokuar sot lundrimin drejt Shqipërisë...
Këtë të hënë, një çështje aspak e zakonshme do të nisë para Gjykatës së Krimeve të Rën...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj administratës shtetërore për ditët e shumta të pu...
Këtë të hënë, u regjistruan pamje mahnitëse nga deti në Sarandë. Pulëbardhat, me zhurmën e tyre nanuritës...
Shërbimi i neurologjisë në Tiranë po përballet me mangësi të rënda që rrezikojnë drejtpërdrejt shë...