Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës për ndryshimin e masës së sigurimit nga arresti me burg në arrest në shtëpi për dy prej të dyshuarve në vrasjen e Martin Çeços, avokati i tyre, Nevzat Tarelli, ka dalë me një deklaratë për mediat.
Në reagimin e tij, avokati thekson se ligji procedural penal parashikon që afati i paraburgimit të mos kalojë tre vjet, dhe se pas këtij afati gjykata duhet të marrë një vendim të formës së prerë. Ai nënvizon se afati në këtë rast ka përfunduar që më 16 qershor 2025, çka e ka detyruar mbrojtjen të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë.
Tarelli shpjegon gjithashtu se vendimi i Apelit ka konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit, duke e konsideruar këtë një korrektim të vendimmarrjes së Gjykatës së Shkallës së Parë. Ai paralajmëron se çështja do të shkojë për sqarim në gjykatën e lartë dhe më pas në Gjykatën Kushtetuese, për të hequr mekanizmin që sipas tij përdoret joprocedurialisht nga disa gjykata dhe që bën që pas mbarimit të afateve të paraburgimit të caktohet arresti në shtëpi, një masë që avokati e konsideron antikushtetuese.
masës, Gjykata e Apelit ka konfirmuar “humnerën e fuqisë së paraburgimit”, një veprim që sipas tij është një korrektim i vendimmarrjes së Gjykatës së Shkallës së Parë.
Ndër të tjera ai tha “Ndaj unë me padurim po pres që të zbardhet për ta çuar në gjykatën e lartë e më tej në gjykatën kushtetuese për të sqaruar në mënyrë përfundimtare dhe për ti hequr mekanizmin joproçedurial që po përdorin një pjesë e gjykatave duke dhënë pas mbarimit të afateve të paraburgimit, arrestin në shtëpi që është antikushtetues. Kishim vetëm një llogaritje matematikore, nuk është zgjidhur çështja në themel.”
Deklarata:
Nuk është vendim për ndryshimin e masës së sigurimit por gjykata e Apelit ka konceptuar humbjen e fuqisë së paraburgimit që janë koncepte të ndryshme dhe ka korrigjuar vendimmarrjen e Gjykatës së Shkallës së Parë. Për dijeni të publikut e të të gjithëve, ligji proçedurial penal parashikon një kohëzgjatje të afateve të paraburgimit tërësore jo më shumë se tre vjet, kohë gjatë së cilës sistemi gjyqësor duhet të dalë me një vendim të formës së prerë. Kjo kohëzgjatje ka përfunduar që në datën 16 Qershor 2025 dhe në momentin që ju drejtova Gjykatës së Shkallës së Parë, me shumicë votash ajo e rrëzoi kërkesën time me një arsyetim që për mua është joproçedurial, vendim i cili u bë objekt ankimimi në gjykatë nga ana ime dhe gjykata e apelit në Tiranë dje ka shqyrtuar çështjen dhe ka konceptuar humbjen e fuqisë së paraburgimit dhe ka urdhëruar lirimin e personave. Në këto raste, ligji parashikon që gjykata nuk mund të japë një tjetër paraburgim por mund të japë çdo masë sigurimi tjetër.
Përse e thashë që në fillim të deklaratës se gjykata pjesërisht ka zgjidhur çështjen dhe pjesërisht ka cenuar interesin e të pandehurve? Jeni të njohur besoj me vendimin e gjykatës kushtetuese me numër 40 të datës 17 qershor 2025 në çështjen Margjeka. Gjykata kushtetuese në mënyrë përfundimtare sqaroi se arresti në shtëpi është paraburgim, njëlloj si arresti me burg. Pra vendimmarrja e gjykatës së apelit dje, ka shkelur këtë vendim të gjykatës kushtetuese duke caktuar përsëri një tjetër paraburgim, siç është arresti në shtëpi. Gjykata dje kishte vetëm një zgjidhje ligjore, që mund të caktonte masa të tjera siç është “detyrim paraqitje” ndoshta edhe me “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Këtë kam kërkuar dhe kjo ishte zgjidhja e drejtë e çështjes. Gjykata ka pranuar të konstatojë humbjen e fuqisë së paraburgimit “arrest me burg” dhe ka caktuar një paraburgim tjetër “arrest në shtëpi” e cila është një absurd proçedurial.
Ndaj unë me padurim po pres që të zbardhet për ta çuar në gjykatën e lartë e më tej në gjykatën kushtetuese për të sqaruar në mënyrë përfundimtare dhe për ti hequr mekanizmin joproçedurial që po përdorin një pjesë e gjykatave duke dhënë pas mbarimit të afateve të paraburgimit, arrestin në shtëpi që është antikushtetues. Kishim vetëm një llogaritje matematikore, nuk është zgjidhur çështja në themel.
Çështja në themel vijon në gjykatën e shkallës së parë në Korçë ku në datën 5 është planifikuar seanca për të vijuar gjykimin në themel sipas detyrave të dhëna nga vendimmarrja e gjykatës së apelit në momentin që prishi vendimin. Çështja nga gjykata e apelit është prishur dhe kthyer për rigjykim, ndërsa ka specifikuar në vendimin e saj një sërë detyrash të cilat prej nesh ishin kërkuar në mënyrë sistematike që në fazën e hetimeve. Kryesisht në themel është urdhëruar marrja e të dhënave nga kompania Meta. Jemi në momentin fillestar dhe në rigjykim do të duhet të shprehet në kërkesat tona. Nuk ka liruar dje gjykata, ka konstatuar një diçka shumë proçeduriale e teknike që ka të bëjë me afatet e paraburgimit.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur skemën e rrjetit të strukturuar kriminal nd&eu...
Personeli shëndetësor në Qarkun e Shkodrës ende nuk ka marrë pagën e muajit dhjetor, një problematikë që sipas si...
Nëse merr më pak se 8.3 USD në ditë në Shqipëri konsiderohesh i varfër. Banka Botërore përcaktoi një vij&eum...
Spitali Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) është zhytur në një krizë t...
Dalja e lumit Seman nga shtrati në zonën e Mbrostarit, Bashkia Fier, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në blegtori dhe biznese t&eu...
Lëkundje tërmeti, të magnitudës 3,7, janë ndjerë paraditen e të premtes në Pogradec. Tërmeti ka rënë r...
Karabinierët e Raguzës kanë arrestuar një burrë 29-vjeçar shqiptar, i akuzuar për dhunë në familje pas incident...
Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, i dyshuar për një seri vjedhjesh në disa banesa. Sipas të dh&eum...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin zyrtar të akuzave p...
Xhaxhai i Elvis Shkëmbit, Gjon Shkambi ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Shkambi akuzohet veprat penale të...