"Je treguar i butë me protestuesit"/ Vuçiç mëson Ramën si të shtypë revoltën studentore
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar protestat që prej ditësh po zhvillohen në Shqipëri, duke vlerësuar kryemi...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar protestat që prej ditësh po zhvillohen në Shqipëri, duke vlerësuar kryemi...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe partnerja e tij, Erjola Hoxha, kanë paditur shtetin shqiptar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Dyshja pretendon se kontrolli i ushtruar në banesën e tyre në mars të vitit 2023, ishte i paligjshëm dhe në shkelje të të drejtave themelore.
Padia (nr. 14216/24) është dorëzuar më 8 maj 2024 dhe i është komunikuar qeverisë shqiptare më 6 tetor 2025. Në ankesën e tyre, Ahmetaj dhe Hoxha kundërshtojnë kontrollin e banesës dhe sekuestrimin e pajisjeve elektronike, të kryer nga SPAK më 9 mars 2023, mbi bazën e një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ahmetaj argumenton se në kohën e ngjarjes ai gëzonte imunitetin parlamentar dhe banesa e tij nuk mund të kontrollohej pa miratimin paraprak të Kuvendit, siç parashikohet në nenin 73, pika 2 të Kushtetutës së Shqipërisë.
Po ashtu, në padi thuhet se Ahmetaj dhe Hoxha nuk kishin në dispozicion një procedurë efektive për të kundërshtuar ligjshmërinë e kontrollit, duke pretenduar shkelje të nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe banesës) dhe nenit 13 (e drejta për mjet efektiv juridik) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjykata e Strasburgut i ka drejtuar dy pyetje kryesore qeverisë shqiptare, duke kërkuar sqarime:
1. A ka pasur shkelje të së drejtës së kërkuesit të parë për respektimin e banesës së tij, të garantuar nga neni 8 i Konventës? Në veçanti, a është kryer kontrolli i banesës në përputhje me nenin 73 (2) të Kushtetutës mbi imunitetin e AP-ve? A ka shteruar kërkuesi i parë ndonjë mjet efektiv juridik në këtë drejtim?
2. A ofronin legjislacioni dhe praktika vendase mjete procedurale të mjaftueshme për të kundërshtuar ligjshmërinë e urdhrit të kontrollit, mënyrën e kryerjes së kontrolleve të banesës së tyre dhe të personit dhe telefonit celular të kërkueses së dytë, ose sekuestrimin e sendeve në banesën e tyre, siç kërkohet nga nenet 8 dhe 13 të Konventës? Në veçanti, a ishte vendimi gjyqësor i 8 marsit 2023 i ankueshëm?
Detaje të reja vijojnë të dalin nga sherri i dhunshëm në Këshillin Bashkiak të Pogradecit. Bëhet me dije se Polic...
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mbledhjen e këshillit bashkiak të Pogradecit, pas votimit të një vendimi për...
Zëvendës Sekretarj së Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, në një deklaratë pë...
Protesta e minatorëve të minierës së Spaçit ka hyrë në ditën e 32, ndërsa tensioni mes punëtorëve dhe...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin ndaj dy oficerëve të policisë së shtetit në Shkodër pasi dyshohet se kan&e...
Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën në zonën e Freskut në Tiranë. Në pamjet e siguruara nga Piranjat.al...
Drejtuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka komentuar procesin dhe rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme lokale që u mbaj...
Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtur ditën e djeshme në ...
Elvis Shakmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjyaktën e Apelit, ka shprehur keqardhje për ngjarjen tragjike nëpë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të demokratëve tha se ligji për barazinë...