Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë
Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ...
Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...

Historia e familjes Omari është një nga ato histori shqiptare ku talenti, dija dhe fisnikëria u përplasën brutalisht me makinerinë e verbër të diktaturës.
Një histori ku arti u ndëshkua, ku mjekësia u shpall tradhti dhe ku mbiemri u kthye në faj. Gramoz Omari u lind më 1938, në Elbasan, me origjinë nga Gjirokastra. I afërm i Bahri Omarit, kunatit të pushkatuar të Enver Hoxhës dhe i Abaz Omarit, gjithashtu i pushkatuar nga regjimi komunist. Me një talent të rrallë për fizarmonikën, në moshë të re, bëhet i njohur si instrumentist.
Që në moshën 15-vjeçare Gramozi, do të bëhej i njohur në Tiranë dhe jashtë saj, si një nga virtuozët më të mëdhenj, të fizarmonikës, ku së bashku me shokun e tij të ngushtë Agim Krajkën, do të bëheshin instrumentistët më të kërkuar, në të gjithë orkestrat e vendit si te: “Dajti”, “Internacionali”, “Bar-Sahati”, “Adriatiku” në Durrës, etj.. Duke parë famën që morën Omari me Krajkën, Ministria e Punëve të Brendshme, që në atë kohë ishte e gjithëpushtetshme, i thërret ata të dy dhe themelon Estradën e Kufirit, ku nga të gjithë artistët, vetëm Omari me Krajkën, do të paguheshin me rrogë si profesionistë. Falë orkestrantëve virtuozë e aktorëve të njohur si Enver Dauti, që grumbulloi atëherë Estrada e Kufirit, ajo do të bëhej shumë e njohur e do të merrte një famë në të gjithë vendin. Përfundon studimet e larta për mjekësi dhe më pas vishet oficer nga Ministria e Brendshme për t’u bërë mjek ushtarak. Në vitin 1962 Gramozi mbaroi Fakultetin e Mjekësisë me diplomë të shkëlqyer dhe Ministria e Brendshme, për ta pasur kuadër të saj, e veshi oficer me gradën toger. Gjithashtu, Gramozit iu dha mundësia të specializohej si kirurg në Spitalin Qendror të Ushtrisë.
Në vitin 1963, Gramoz Omarit i pushojnë të atin nga puna dhe Gramozin e çojnë mjek në pikën kufitare të Vermoshit, ku ai pas disa ditësh, duke ndier kërcënimin që po i afrohej familjes dhe atij vetë, kapërcen kufirin. Ndërkohë Gramozi endej nëpër qytetet e Jugosllavisë duke punuar herë si ndihmësmjek (diplomën e mjekut e kishte në Shqipëri), herë si muzikant nëpër hotele e restorante, deri sa pas disa vitesh arriti të lidhej me xhaxhanë e tij, Nexhat Peshkëpin, në Nju Jork, SHBA. Z.Peshkëpia i dërgoi një letër ku ndër të tjera i shkruante: “I dashur djalë, Gramoz, po të dërgoj një certifikatë-deklaratë të mikut tim, mjekut shqiptar Hamdi Urucit, që ka bërë për ty…të kërkon si ndihmës… si mjek që je… Paraqitu në konsullatën amerikane dhe besoj se do të të japin vizën e ardhjes këtu…”. Por fati i mjekut muzikant ishte paracaktuar nga UDB-ja, e cila në gusht 1968 e solli Gramozin, kundër vullnetit të tij, tek Hani i Hotit në Shkodër bashkë më 4-5 valixhe dhe dy fizarmonika.
Qëndron për pesë vite në Jugosllavi duke punuar herë si mjek, herë si instrumentist në pritje të vizës për në Amerikë ku donte të emigronte, por UDB e kap më 30 korrik 1968 dhe e sjell në Shqipëri ku shkëmbehet në pikën kufitare të Hanit të Hotit me dy të burgosur kosovarë që mbaheshin në Laç. I arratisuri shqiptar u këmbye me dy shqiptarë kosovarë të arratisur edhe ata në Shqipëri nga Jugosllavia. Pasi e torturuan mizorisht, e dënuan me vdekje për tradhti të lartë ndaj atdheut. Ndërsa mjeku Omari kishte katër muaj në duart e hetuesisë në Shkodër, familja e tij nuk kishte dijeni. Organet kompetente nuk kishin njoftuar. Pas 3 muajsh hetuesi, Gramoz Omari del para kolegjit ushtarak të Gjykatës së Shkodrës.
Me vendim nr. 4, datë 11 nën tor 1968, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtor për “tradhti të lartë ndaj atdheut”, “nxjerrje sekreti ushtarak” etj., dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Vendimi ekzekutohet më 31 dhjetor të atij viti. Sipas dëshmive, pushkatimi është bërë në vendin e quajtur Zalli i Kirit në Shkodër. Eshtrat nuk janë gjetur ende. Mjeku Gramoz Omari u pushkatua natën e Vitit të Ri, kur pritej 1969-ta, në vetmi, mes heshtjes së bregut të lumit Kir dhe të qiellit të ftohtë të janarit, pa marrë me vete një lutje a një bekim nga prindërit e pjesëtarët e tjerë të familjes.
Para dënimit, Beqir Omari punonte në Estradën e Shtetit si baterist. Djali i Eqerem Omarit, një prej inxhinierëve më të mirë të prodhimit të miellit, i cili nuk kishte pranuar implikimin në politikë dhe i afërm i dy personave të pushkatuar Bahri Omarit dhe Abaz Omarit. Në fund të vitit 1968, më 31 dhjetor, pushkatohet i vëllai, Gramoz Omari. Pas pushkatimit të të vëllait, Beqirin e lë bashkëshortja. Më pas, internohet në tetor 1975 nga Tirana në fshatin Sheq-Marinas të Fierit me prindërit dhe vajzën 10 vjeçe. Pas dy ditësh arrestohet.
Dënohet me 8 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Vuan dënimin në Spaç. Beqir Omari ishte një antikomunist, i cili do të ngelet në panteonin e historisë si një ikonë e qëndresës ndaj diktaturës, duke u përballur me vuajtjet dhe përçudnimet e komunistëve aziatikë shqiptarë. Burrat e fisit të Omarëve, megjithëse ishin gjitonë dhe miq me diktatorin Enver Hoxha, ata kurrë nuk do të pranonin apo të bënin kompromise me ideologjinë e krimit që përçonte ky diktator. Bahri Omari, edhe pse kishte kontribuar personalisht ndaj diktatorit, nuk do të pranonte të ishte pjesë e asaj ideologjie që shkatërronte shoqërinë dhe do të shkonte në plumb, duke u rreshtuar me forcat nacionaliste të kombit, duke mos pranuar ofiqet që mund të përfitonte nga diktatura komuniste. Jeta e Beqir Omarit ishte një jetë me baticat dhe zbaticat e saj, në një ndërgjegjësim për të vënë në jetë ëndrrat rinore të dijes e të dashurisë për artin dhe të luftës së diktaturës, që këto ëndrra iu rrinte si shpata e Demokleut atyre që vinin nga familje të padëshiruara nga diktatura.
Kështu vëllezërit Omari, Beqiri dhe kompozitori Gramozi, do të përballeshin me një luftë të egër klasash. Kompozitori, fizarmonicisti i talentuar, koleg i Agim Krajkës, do të arrestohej dhe do të akuzohej me akuza aspak të vërteta, por të sajuara, siç i bënte diktatura komuniste ndaj kundërshtarëve të vet dhe mbas torturave çnjerëzore ai djalë ai intelektual, muzikant i shquar, do të pushkatohej natën e viti të ri 1968. Beqir Omari do të internohej në moçalet e Fierit, si i padëshiruar dhe si një armik i klasës, pasi i vranë të vëllanë atë e arrestojnë dhe e dënojnë 10 vite burg që do t’i vuante në kampin shfarosës të Spaçit. Jeta e Beqir Omarit do të kishte dhe përçudnimin familjare që i bëri diktatura duke e ndarë nga bashkëshortja, dhe duke e lënë vajzën e vetme. Një kalvar të gjatë vuajtjesh, por të papërkulur ndaj diktaturës dhe atyre që i shkaktonin këto vuajtje.
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash–Porocan të Bashki...
Vlora zyrtarisht nga 1 shkurti nuk do të ketë më kadastër. Mësohet se sot është miratuar vendimi për zhvendosjen ...
Banorët e fshatit Feras, pas daljes së lumit Vjosë nga shtrati dy javë më parë, shprehen të shqetësuar për vonesa...
Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në Partinë Demokratike, Aulon Kalaja, në një prononcim për mediat ka denoncua...
Nga Piranjat News Shumica e plagosjeve apo vrasjeve për motive të dobëta në Durrës kanë një emërues të përb...
Një 28-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga karabinierët italianë pasi u kap duke transportuar një sas...
Një 85-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Lapardha të Selenicës. I moshuari ka...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për...
“Le Iene” ka publikuar pamjet nga hetimi në lidhje me çmontimin e grupit të Call Center-ave në Tiranë, ku u arrestuan t...
Emisioni investigativ “Le Iene” në bashkëpunim me ''Piranjat'', ka publikuar detaje të reja nga aksioni i SPAK që zbuloi nj&eu...