Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Ata kërkojnë lirimin e menjëhershëm të banorit dhe bënë një deklaratë për mediat pas incidentit të ndodhur. “Kevi Muçllari mbrojti interesin publik ndërsa këshilltari Engjëll Shyti provokoi situatën dhe goditi i pari banorin!”, thanë ata njëzëri.
Gjithashtu banorët shprehen se këshilltari Shyti është njëkohësisht edhe punonjës i administratës së bashkisë, përveçse këshilltar, duke shkelur ligjin.
“Unë kam qenë prezent në mbledhje dhe Muçllari mbrojti interesin e banorëve dhe fshatit, që prej vitesh luftojnë për të drejtën. Unë jam anëtar i këshillit dhe Muçllari parashtroi argumentet në mbledhje, por një person që është anëtar i Këshillit dhe në konflikt interesi, u konfliktua me të. I punësuar në një nga ndërmarrjet e bashkisë dhe njëkohësisht këshilltar, gjë që ligji e ndalon, ëhstë ngritur dhe e ka ofenduar. Por në këtë moment Policia e shoqëroi dhe arrestoi Kevi Muçllarin që mbron interesat e banorëve të fshatit Çërravë. Policia të mos përdoret për interesa politike dhe të bëhet hetimi i këtij rasti edhe nga Avokati i Popullit, sepse pamjet janë kokëforta”, u shpreh një nga anëtarët e Këshillit, duke rrëfyer për incidentin, rrethanat dhe shkaqet.
Avokati Endri Çela denoncoi arrestimin e paligjshëm dhe shpjegoi situatën: “Arrestimi i bërë për shtetasin Kevi Muçllari nuk është në mbështetje të ligjit së pari, për faktin se nuk ishte që kemi të bëjmë me goditje ka pasur shtyrje të përbashkët. Nuk është provokuar nga ana e Kevit mosmarrëveshja apo konflikti për aq sa mund ta quajmë konflikt dhe nuk jemi në kushtet e një goditje klasike për shkak të detyrës. Elementi i dytë ka të bëj me faktin se mosmarrëveshja nuk lindi për faktin se për kë votoi një këshilltar apo për kë botoi një këshilltar tjetër, pavarësisht kundërshtisë që kishte Kevi dhe gjithë banorët e tjerë. Mosmarrëveshja lindi në momentin që Kevi ishte duke u larguar dhe pati një reagim nga persona të tjerë pra lindi në pasi kishte përfunduar votimi. Në këtë këndvështrim unë nuk e shoh që nuk ishte për shkak të detyrës.
Është një shtyrje e përbashkët që lindi për shkak se u kapën me fjalë. Mendoj se nuk jemi në kushtet e shtyrjes për shkak të detyrës dhe nuk është Kevi Muçllari që e provokoi këtë situatë. Normalisht të gjitha palët e përfshira duhet të shoqërohen dhe duhet t’ju merren deklarimet përkatëse. Nuk e di këtë fakt. Do ndjekim procedurën duke i kërkuar prokurorisë që ta konsiderojë të paligjshëm këtë arrestim dhe nëse nuk e cilëson si të paligjshëm do i kërkojmë më pas gjykatës që ta vlerësojë dhe që të mos caktohet asnjë masë sigurimi ndaj tij”.
Kurse banorët e mbledhur para Komisariatit shprehën mbështetjen e tyre për Muçllarin dhe akuzuan zyrtarët për shkelje të ligjit në kurriz të tyre me vendimet që marrin:
“Kërkojmë të lirojnë djalin që e kanë marrë pa arsye fare. Nuk e dimë arsyen përse na i kanë marrë kur dikush mund të jetë i lirë aty ku është dhe tjetri në komisariat. Le të na marrin edhe neve të gjithëve bashkë. Debate bëmë edhe ne nuk është se bëri vetëm ai, këtu tek ne nëse nuk bën debate nuk të dëgjon njeri. Kemi qenë shumë të provokuar nga këshilltari. Për të trembur nuk na tremb njeri me ndalimin e djalit duan të na ndalojnë, po na bëjnë presion, unë kështu e shoh. Djali ishte shumë i angazhuar me Çërravën, kur zunë atë i bije që është presion ndaj nesh. Ne nuk e lëmë, ja ku jemi sot këtu, për atë arsye jemi këtu, djalin nuk e lemë këtu. Është shkelur ligji me të 4-rta këmbët. Ne nuk po u biem në qafë, as punë nuk po u kërkojmë, asgjë, përkundrazi kërkojmë të drejtën tonë”.
Policia e Pogradecit e ka arrestuar 27-vjeçarin Kevi Muçllari sot pasdite, i cili u konfrontua fizikisht ditën e sotme me këshilltarin e bashkisë së Pogradecit, Engjëll Shyti.
Blutë bëjnë me dije se i riu është vënë në pranga për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”, pasi gjatë zhvillimit të një mbledhjeje nga Këshilli Bashkiak me prezencën e qytetarëve, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj 47-vjeçarit Engjëll Shyti, duke e goditur me grusht.
Ambasadorja e Francës, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, sot më 10 nëntor, komentoi disa çësht...
Lusjan Kimza pasi zbuloi disa mesazhe në telefonin e të dashurës së tij, Suate Celoaliaj, mësoi se biznesmeni e ngacmonte atë. P...
Një konflikt midis disa personave u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Policia tha se nga sherri mbeti i plagosur një 30-...
Policia lokale e Xhenovës ka shkatërruar një komplot të dyshuar për trafik droge që përfshinte 20 persona. Hetuesit, falë...
Të shtëna, rrëmuja, sirena. Të paktën tre persona u plagosën nga armët e tipit thikë (jo kërcënuese për j...
Është zbuluar identiteti i shqiptarit, për të cilin policia po pret analizat e ADN, nëse është i njëjti person me at&e...
Pavarësisht të gjitha dallimeve të tyre politike dhe ekonomike, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe...
Zgjedhja e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi, si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, po shoqërohet me nj&e...
Gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të emigrantëve, më 5 nëntor 2025 u arrestuan tre persona: nj&eu...
Policia e Pogradecit arrestoi në flagrancë 27-vjeçarin, Kevi Muçllari pas përplasjes në këshillin bashkiak të qyte...