Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Pavarësisht të gjitha dallimeve të tyre politike dhe ekonomike, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ndajnë një sërë dobësish që i bëjnë ato një mjedis të favorshëm për krimin e organizuar, sipas Indeksit të Krimit të Organizuar 2025 të publikuar të hënën.
Raporti, i prodhuar nga OJQ-ja Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional me seli në Gjenevë , thotë se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor veprojnë në mënyra të ndryshme si pika burimi, tranziti dhe destinacioni për trafikimin dhe kontrabandën e qenieve njerëzore, veçanërisht në rrugën e mirënjohur migratore nga Greqia në Evropën Qendrore.
Grupet kriminale shqiptare dhe rrjetet e tyre të diasporës vazhdojnë të lëvizin njerëz dhe mallra të paligjshme përtej Atlantikut.
“Shqipëria mbetet si vend burimi ashtu edhe vend tranziti për trafikimin e qenieve njerëzore, me grupe të organizuara kriminale që mbajnë rrjete të gjera ndërkombëtare”, thuhet në raport.
Zonat kufitare në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë me kontrolle të kufizuara janë një tjetër korridor kyç për migrantët, personat e trafikuar dhe mallrat që lëvizin drejt Serbisë.
“Trafikimi i qenieve njerëzore në Serbi mbetet i përhapur, me vendin që vepron si origjinë, tranzit dhe destinacion”, thuhet në raport.
Shkalla e lartë e njerëzve që migrojnë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian e bën punën e detyruar dhe shfrytëzimin seksual më të lehtë për t’u organizuar – dhe më të vështirë për t’u luftuar. Viktimat gjenden midis punëtorëve në turizëm sezonal, ndërtim, mikpritje, bujqësi dhe në familje private.
Në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinë, pakicat etnike të cenueshme, siç janë gratë dhe fëmijët romë, janë veçanërisht në rrezik të lypjes së detyruar dhe martesës së hershme ose të detyruar. Në Mal të Zi dhe Shqipëri, shfrytëzimi shpesh lidhet me turizmin dhe jetën e natës.
Raporti nënvizon korrupsionin si një nga faktorët që e favorizojnë këtë, duke vënë në dukje se në Mal të Zi dhe Serbi, rrjetet e patronazhit të themeluara prej kohësh historikisht i kanë mbrojtur grupe të caktuara nga zbatimi i ligjit.
Në Maqedoninë e Veriut, koalicionet politike që ndryshojnë me radhë pengojnë vazhdimësinë në politikat kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Në të gjithë rajonin, policia, shërbimet doganore, autoritetet komunale dhe sistemet gjyqësore janë të ndjeshme ndaj ndikimit. Sistemi kompleks administrativ i Bosnjës e bën të vështirë zbulimin dhe ndjekjen penale të rasteve të tilla, veçanërisht në zonat afër kufirit kroat.
Mali i Zi nuk është në qendër të flukseve të migrantëve, por bregdeti dhe portet e tij luajnë role vendimtare në tregjet e tjera të paligjshme në rajon, veçanërisht në kontrabandën e drogës dhe duhanit.
Pjesa më e madhe e kokainës së trafikuar nga Amerika e Jugut kalon nëpër portin e Tivarit në Mal të Zi dhe nëpër Durres në Shqipëri, nga ku gjen rrugën për në Evropën Perëndimore. Një pjesë e vogël e saj qëndron në rajon për tregjet e brendshme.
“Trafikantët shqiptarë mbajnë lidhje të forta me furnizuesit në Kolumbi dhe Ekuador, duke i mundësuar atyre të zgjerojnë ndikimin e tyre në tregjet evropiane të kokainës”, thuhet në raport, ndërsa grupet kriminale nga Serbia dhe Mali i Zi shpesh janë të lidhura me tregtinë e kokainës në shkallë të gjerë, duke përdorur biznese të ligjshme në logjistikë, transport mallrash dhe mikpritje për të pastruar të ardhurat.
Prodhimi i kanabisit është ende i pranishëm në zonat malore të Shqipërisë me një prani të kufizuar të forcave të rendit. Kultivimi i kanabisit mbetet gjithashtu një problem në pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nga ku ai gjen rrugën për në Bosnjë dhe Serbi si vende tranziti ose kliente.
Raporti nënvizon se grupet kriminale shpesh janë të lidhura me strukturat shtetërore dhe madje veprojnë nën mbrojtjen e tyre, gjë që shpesh do të thotë se nuk ka hetime ose ndjekje penale të këtyre krimeve.
Raporti shton se shkalla e krimeve mjedisore, nga prerja e paligjshme e pyjeve deri te nxjerrja e mineraleve, është gjithashtu në rritje në rajon falë lidhjeve politike.
/BIRN
Zgjedhja e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi, si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, po shoqërohet me nj&e...
Gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të emigrantëve, më 5 nëntor 2025 u arrestuan tre persona: nj&eu...
Policia e Pogradecit arrestoi në flagrancë 27-vjeçarin, Kevi Muçllari pas përplasjes në këshillin bashkiak të qyte...
Detaje të reja në lidhje me marrjen peng dhe dhunimin e 27-vjeçarit në Tiranë, ku 2 persona janë arrestuar dhe 3 të tjer&eu...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe dosjet e bujshme që ajo mban në duar, po kthehen në nj...
I ftuar në studion e Task Force’ në Syri Tv, gazetari Julian Hoxhaj tregon planin tronditës të qeverisë për shfarosjen e fsh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në pesë bashki të vendit, duke falën...
Pas mbledhjesë së grupit parlamentar demokrat, kreu i PD-së Sali Berisha foli me gazetarët në selinë blu. Edhe një herë...
Mjeku mjeko-ligjor identifikoi një objekt metalik brenda trupit të të ndjerit, i cili u gjet i karbonizuar në Skourta, Beoti. Vlerësoh...
Në ditët e fundit, udhëtarët që e kishin planifikuar fluturimin me Wizz Air nga Aeroporti i Memingenit në Gjermani po përba...