Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

TIRANË- Inflacioni bazë e nisi në rënie vitin 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë për janarin zbriti në 2.36%, nga 2.5% që kishte për dhjetorin 2024. Inflacioni bazë ngelet gjithashtu në rënie me bazë vjetore. Në janar të vitit të kaluar, ky tregues kishte qenë në nivelin 2.9%.
Inflacioni bazë llogaritet nga Banka e Shqipërisë për një grup mallrash dhe shërbimesh që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë përjashton ato produkte që zakonisht kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike.
Qëllimi i llogaritjes së inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Inflacioni bazë është i lidhur në një shkallë më të madhe me presionet e brendshme inflacioniste, që në vitet e fundit janë ndikuar shumë prej rritjes së kostos së punës të bizneseve.
Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për janarin pësoi rënie në 2.1%, nga 2.21% që kishte qenë për dhjetorin. Edhe inflacioni bazë neto është në rënie vjetore krahasuar me nivelin 3.28% të një viti më parë.
Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së. Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin dhjetor ishte në nivele të përafërta me inflacionin bazë neto, me 2.03%, nga 2.21% që kishte qenë për dhjetorin.
Sipas INSTAT, inflacioni mesatar në ekonomi e mbylli vitin 2024 në nivelin 2.1%, në rënie të ndjeshme nga niveli prej 4% i fundit të vitit 2023. Ndërkohë, për janarin edhe inflacioni tërësor pësoi rënie të mëtejshme, në nivelin 1.9%.
Në mbledhjen e parë për vendimmarrjen e politikës monetare të këtij viti, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi këtë muaj të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%. Guvernatori, Gent Sejko, tha se qëndrimi aktual i politikës monetare është ende i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.
“Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit tonë të inflacionit. Vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste,” tha Sejko.
Sipas tij, balanca e rreziqeve për të ardhmen paraqitet neutrale për momentin. Megjithatë, pasiguritë rreth parashikimeve ekonomike janë rritur, kryesisht për shkak të zhvillimeve në ambientin e huaj.
“Vazhdimi i tensioneve gjeopolitike dhe pasiguria në lidhje me politikat tregtare dhe ekonomike, mund të ketë implikime të rëndësishme për ekonominë globale në përgjithësi dhe atë evropiane në veçanti. Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin 3% gjatë vitit 2025.
Kjo ecuri do të ndihmohet nga stabilizimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe nga një ecuri më e qëndrueshme e kursit të këmbimit. Nga ana tjetër, presionet e brendshme priten të mbeten të qëndrueshme, si pasojë e rritjes së shëndetshme të ekonomisë dhe pritjeve të ankoruara për inflacionin.
Një faktor që do të ndikojë në uljen e inflacionit gjatë vitit 2025 pritet të jetë ulja e çmimit të energjisë elektrike për familjet me konsum deri në 700 kWh,” thuhet në deklaratën e Këshillit Mbikëqyrës./ Monitor
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar arrestimin e Safet Bajrit ditën e sotme, i cili po shoqërohet nga Forcat Speciale të...
safet bajri TIRANË- Safet Bajri është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në ba...
safet barji SHKODËR- Safet Bajri është arrestuar me urdhër të SPAK, ditën e sotme në Shkodër nga Forcat Speciale t...
altin dumani TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij gjatë një prezantimi të strategjisë së ...
SHKODRA- Safet Bajri është arrestuar sot me urdhër të SPAK. Bajri u shfaqur mbrëmjen e së mërkurës në emisio...
safet bajri TIRANË- Safet Bajri është arrestuar ditën e sotme nga policia me urdhër të Prokurorisë së Posaç...
TIRANA- Një mësuese kujdestare u ka nisur një mesazh prindërve të nxënësve të shkollës private "Turgut Ozal&rdquo...
TIRANA- Alarm për vendosjen e një bombe është ngritur sot në shkollë private “Turgut Ozal”, në Tiran&...
SHKODRA- Safet Bajri është shoqëruar nga policia ditën e sotme. Bëhet me dije se Bajri është shoqëruar me ur...
TIRANA- Alarm për vendosjen e një bombe është ngritur sot në një shkollë private të Tiranës. Momentalisht m&...