Zjarr në Bago të Kavajës, disa vatra aktive
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë që në orët e para të ditës zonën e Bagos në...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë që në orët e para të ditës zonën e Bagos në...
Prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur të nisë verifikimet lidhur me deklaratat e forta të bëra nga ish-zv/kryeministri i Shqip&eum...
Në një reagim në rrjete sociale, Erisa Xhixho, deputetja e Partisë së Lirisë, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për...
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për vitin 2025, fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë është 1.731.891 hektar&e...
Lufta Shtetet e Bashkuara-Iran po zhvillohet gjithnjë e më shumë në det, me të dyja palët që synojnë cisterna nafte dh...
Katër persona janë shoqëruar nga policia në kuadër të hetimeve për shpërthimin e fuqishëm të ndodhur më...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor, njoftoi të martën mbrëma presidenti i vendit, Aleksandar V...
Shpërthimi i fuqishëm që tronditi mëngjesin e 9 shtatorit në një karburant në zonën e Brrylit në Tiranë, ku ...
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka bërë me dije se dyshohet që zjarri në pikën e karburantit të &lsquo...
Banorët e fshatit Letan, në Njësinë Administrative Bradashesh të Bashkisë Elbasan, kanë protestuar këtë të m...
Autoritetet franceze dhe belge kanë bashkëpunuar për të goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Gjatë 25 kontrolleve të zhvilluara në të dy vendet, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike dhe pasurish të dyshuara si të lidhura me aktivitetin kriminal.
Më 10 qershor, një operacion i gjerë i xhandarmërisë franceze, i kryer nga Seksioni i Kërkimeve të Rennes, grupi i Finistère dhe Grupi Ndërministror i Kërkimeve (GIR) i Rennes, çoi në zhvillimin e rreth një duzine kontrollesh në rajonin e Bretanjës.
Operacioni përfundoi me arrestimin e katër shtetasve shqiptarë, të moshave 21, 30, 30 dhe 32 vjeç, të cilët ndodheshin rregullisht në Francë dhe dyshohen se ishin pjesë e një rrjeti të madh trafiku droge mes Francës dhe Belgjikës.
Ata u vunë nën hetim nga Juridiksioni Ndërrajonal i Specializuar (JIRS) në Rennes dhe u lanë në paraburgim, bëri të ditur prokurori i Republikës, Frédéric Teillet.
Një ditë më vonë, më 11 qershor, autoritetet belge zhvilluan 14 kontrolle të tjera, duke arrestuar pesë persona të dyshuar, tre prej të cilëve me shtetësi shqiptare.
Sipas hetimeve, të zhvilluara prej disa muajsh, u zbulua ekzistenca e një organizate kriminale shqiptare që organizonte transportin rrugor të drogës nga Belgjika drejt Francës.
‘Grupi, i strukturuar dhe i organizuar, përdorte një apartament në Belgjikë që mund të konsiderohej një laborator i vërtetë, ku lëndët narkotike pranoheshin, përpunoheshin dhe paketoheshin përpara se të hidheshin në treg’, deklaroi prokurori Teillet.
Transporti i drogës realizohej me automjete të pajisura me vende të fshehta të sofistikuara, të ndërtuara posaçërisht për të shmangur zbulimin nga autoritetet.
Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan:
13 kilogramë kokainë;
26 kilogramë produkte kimike të përdorura për përzierjen dhe shtimin e sasisë së drogës;
bidonë me aceton dhe amoniak;
pajisje për përgatitjen dhe paketimin e narkotikëve;
një presë për kokainë me logo të ndryshme.
Gjithashtu u sekuestruan dy armë zjarri të tipit pistoletë dhe një armë gjahu.
Prokuroria bëri të ditur se janë sekuestruar edhe 19 automjete, disa prej tyre me vlerë të lartë, si dhe bizhuteri, me një vlerë totale të vlerësuar në afro 400 mijë euro.
Autoritetet gjetën më shumë se 90 mijë euro cash, ndërsa 37 mijë euro të tjera u bllokuan në llogari bankare. Në Belgjikë, hetimi çoi gjithashtu në ngrirjen e 38 llogarive bankare.
Sipas autoriteteve gjyqësore, bashkëpunimi mes shërbimeve policore belge dhe franceze ishte vendimtar për suksesin e operacionit dhe çmontimin e këtij rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.
‘Ky rast tregon edhe një herë përmasat e rrjeteve kriminale që veprojnë në nivel europian dhe nevojën për bashkëpunim të ngushtë mes shteteve në luftën kundër krimit të organizuar’, deklaroi prokurori Frédéric Teillet.
Në operacion morën pjesë katër struktura kryesore: Policia Gjyqësore Federale e Hal-Vilvorde në Belgjikë, Seksioni i Kërkimeve të Rennes, grupi i xhandarmërisë së Finistère dhe Grupi Ndërministror i Kërkimeve të Rennes.
Gazetari Artan Hoxha ka hedhur akuza të forta mbi përmasat e qarkullimit të parasë informale në Shqipëri, duke deklaruar se vet&eu...
Një sërë lëvizjesh të rëndësishme janë ndërmarrë së fundmi në radhët e uniformave blu, duke sje...
Dy shqiptarë duhej të përgjigjeshin të mërkurën para gjykatës në Feldkirch të Austrisë. Si të ashtuquajtu...
Familjarët e Eglant Koçit kanë mbërritur në zonën pranë fshatit Cerujë, në Elbasan, ku sot është gjetur...
Janë publikuar pamjet nga zona pranë fshatit Cerujë, ku autoritetet dyshojnë se kanë gjetur trupin e pajetë të 34-vjeç...
Pasi kryeministri Edi Rama ironizoi influencerët dhe aktivistët që kanë mbështetur protestat, duke i cilësuar si “tam-tamx...
Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka pritur sot një grup aktivistësh të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese p...
Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka vendosur të prishë vendimin për sekuestrimin e pasurive të Arben Ahmetaj dhe ta kthejë &...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj filloi të fliste për ndërtimin e një akademie biçi...
Ngjarja tragjike që i mori jetën 21-vjeçarit shqiptar Samir Fermaca në Itali, po merr një tjetër kthesë, teksa një d&e...