Policia e Shtetit njoftoi se në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike Harriet Bridgeman.
Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.
Më herët, Policia e Shtetit njoftoi se policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan.
Si ndodhi vrasja?
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 prillit, ku autori qëlloi me 7 plumba mbi Ardian Nikulaj, teksa ky i fundit ishte i ulur në lokalin e tij, ndërsa më pak u largua me motor. Nga të dhënat e fundit, dyshohet që autori mund të jetë larguar në drejtim të paditur me makinën “Land Rover Defender”. Nikulaj njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, ndërsa ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021.
Ekzekutori i 51-vjeçarit, i cili dyshohet se është portugezi Ruben Saravia, pasi kreu vrasjen është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka humbur gjurmët në Gjadër, pranë fshatit ku banonte familja Haxhia që dyshohet se e ka strehuar dhe e ka ndihmuar.
Portugezi ka furnizuar motorin e tij në një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Shkodër. Kjo është zbuluar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe policia ka shoqëruar pyetur punonjësin e karburantit i cili ka komunikuar me drejtuesin e motorit.
Ai ka qenë i kamufluar me të njëjtat rroba dhe ka folur në gjuhë të huaj në momentin kur ka kërkuar për të furnizuar mjetin dhe më pas është larguar. Motomjeti dyshohet të jetë blerë nga një vajzë në qytetin e Shkodrës, por për shkak të sekretit hetimor nuk jepen detaje.
Diçka e tillë pritet të ndihmojë hetuesit për të shkuar në gjurmët e autorit. Policia është rikthyer sërish në zonën e Gjadrit dhe Kakarriqit, duke bërë kontrolle në disa banesa në kërkim të gjurmëve të autorit. Kryesisht kontrollet janë përqendruar në banesat e disa personave të cilët kanë lidhje me fisin Lekstakaj.
Artikuj te sugjeruar
k.m.
AKTUALITET
29 Prill13:20
Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohet organizatori Edmond Haxhia dhe 2 prej bashkëpunëtorëve britanikë
Tre nga gjashtë të kërkuarit për vrasjen e Ardian Nikulajt janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe. Mes të arr...
AKTUALITET
29 Prill09:40
Sherr mes djemsh pasi i ngacmoi të afërmen, të shtëna me armë në Tiranë
TIRANË- Një konflikt është regjistruar në orën 3 të mëngjesit të së shtunës, afër spitalit “...
AKTUALITET
29 Prill09:19
Vdekja e 22-vjeçares keniane/ Policia kontrolle në disa banesa, shoqërohen 6 persona
Joy Ayoko
4 banesa janë kontrolluar dhe 6 persona janë shoqëruar për vdekjen e kenianes Joy Ayoko. Policia dhe prokuroria janë...
AKTUALITET
29 Prill09:00
U irritua nga të qarat e fëmijës dhe dhunoi gruan, dënohet shqiptari në Greqi
I irrituar nga të qarat e fëmijës, një burrë ka dhunuar gruan e tij. Për këtë çështje 34-vjeçari sh...
Piranjat
AKTUALITET
28 Prill21:32
Beteja e një nëne për fëmijën e saj, 13-vjeçari ikën nga Librazhdi: Dua jetë luksi në Tiranë
Historia e trishtë vjen nga qyteti i Librazhdit. Viola është nëna e një 13-vjeçari, i cili prej dy vitësh është...
Piranjat
AKTUALITET
28 Prill21:21
Çmimet e apartamenteve në stratosferë! Kompanitë e ndërtimit fshehin vlerat reale! Mijëra euro "në të zezë"
Pak jave me pare ju kemi treguar me ze dhe me figure se si kompanite ndertuese ne Tirane, operojne me shuma te medha CASH duke shmangur detyrimet ndaj shtetit...
AKTUALITET
28 Prill21:16
Monolog nga Florian Binaj- Kush është kryetari që (nuk) duam
Gjatë gjithë këtyre 33 viteve tranzicion, i kemi dashur të gjithë kryetarët postkomunizëm me shpresën se do e bëj...
Piranjat
AKTUALITET
28 Prill21:09
Dy vëllezërit “kriminelë” që shfrytëzuan motrën e tyre
Xhevdet dhe Ibrahim Xhafa janë dy vëllezër që akuzohen për trafikim qëniesh njerëzore. I pari ka bërë 4 vite e gj...
AKTUALITET
28 Prill15:30
“Ten lekë benzinë”/ Fjalët e portugezit tek pika e karburantit e identifikuan, ZBULOHEN lëvizjet e vrasësit para dhe pas vrasjes së Nikulajt
LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka zbardhur të gjitha lëvizjet e atentatorit portugez, para dhe pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj....