
DVP Tiranë/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LOCKDOWN”, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë. Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, të trafikuara nga Kosova. Vihen në pranga 4 shtetas.
Sekuestrohen 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë. Zbulohet në Selitë ambienti ku montoheshin dhe magazinoheshin armët e zjarrit.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lockdown”.
Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: -G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç dhe A. C., 45 vjeç, banues në Tiranë
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë. Gjatë kontrollit në ambientit e përshtatur, banesave të tyre, shërbimet e Policisë 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, jelek multifunksion dhe 9 celularë.
Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Shkurt09:43
Operacion gjatë natës në Tiranë, zbulohet baza e arsenalit të armëve, në pranga 4 persona
Një arsenal armësh është zbuluar në zonën e Selitës në Tiranë.
Si rezultat i operacionit, janë arrestuar ka...
AKTUALITET
1 Shkurt09:30
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, trashësia arrin deri në 20 cm
Reshjet e dëborës kanë përfshirë Qarkun e Korçës këtë të diel.
Mësohet se reshjet më inten...
AKTUALITET
1 Shkurt09:22
Grabiti 4 automjete brenda ditës, arrestohet hajduti i makinave në Korçë
Një 42-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së katër makinav...
AKTUALITET
1 Shkurt08:59
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban sot seancën për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg...
AKTUALITET
1 Shkurt08:51
E reja nga Tirana del në dosjen "Epstein", zbulohet email-i që dërgoi
Në materialet e reja nga dojsa Epstein që u publikua dje nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA, del edhe emri i një vajze nga Ti...
AKTUALITET
1 Shkurt08:02
Vijojnë kushtet atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti sot dhe sa do të jenë temperaturat
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira...
AKTUALITET
31 Janar21:45
Redon Makashi reagon pas ndarjes nga jeta të babait të tij, aktorit të njohur
Aktori i njohur shqiptar, Fitim Makashi, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur familja e t...
AKTUALITET
31 Janar21:08
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e bashkëatdhetarit të tij, autoritetet greke vihen në lëvizje brenda burgjeve
Disa ditë më parë u vra me një thikë të improvizuar xhami i dënuari me burgim të përjetshëm, Jani Aliaj, nd&eu...
AKTUALITET
31 Janar21:05
Pikë shitjeje kokainë në parking, pranga shqiptarëve
Dy shqiptarë janë arrestuar në Teramo të Italisë, pasi akuzohen se kishin shndërruar një parking në zonën Villa Zac...
AKTUALITET
31 Janar20:46
Fillimi i fundit të çmendurisë me ndërtimet në Tirane? Të dhënat nga tregu e konfirmojnë këtë
Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në Bashkinë e Tiranës ranë me 2.3 herë gjatë vitit të kal...