AKTUALITET

Arsimi i lartë, sfida, kuotat bosh: Të gjithë drejt Mjekësisë, pak drejt mësuesisë!

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Janar 2026, 14:25

Arsimi i lartë, sfida, kuotat bosh: Të gjithë drejt

Esmeralda është nxënëse me nota të larta, e cila paralelisht me gjimnazin po kryen edhe dy kurse të gjuhëve të huaja, gjermanisht dhe italisht, pasi anglishten e zotëron shkëlqyeshëm.

“Dua të studioj jashtë, ime më dëshiron në Gjermani, por unë vetë adhuroj Italinë. Dua të studioj për informatikë ekonomike, ime më është mësuese matematike.”

Dy breza që dëshmojnë sesi ka ndryshuar orientimi drejt studimeve.

Edhe shoqëria shqiptare vitet e fundit ka përjetuar, ngjashëm me vendet e Perëndimit, një transformim të shpejtë të diktuar nga teknologjia, globalizimi dhe lëvizjet masive demografike.

Ndryshimet kanë prekur çdo sektor, por një nga fushat ku pasojat janë më të dukshme dhe më shqetësuese është arsimi i lartë. Më shumë se kurrë, për fat të keq, po “eksportojmë” studentë jashtë vendit.

Pyetja që ngrihet në këtë rast është: a u përgjigjen universiteteve në Shqipëri ndryshimeve që po ndodhin?

Universitetet shqiptare po përballen gjithnjë e më shpesh me kuota bosh, degë studimi në rënie dhe programe që rrezikojnë mbylljen, duke reflektuar jo vetëm zgjedhjet e të rinjve, por edhe krizën strukturore të sistemit arsimor, i cili ka çaluar të ecë me “hapin e kohës”.

Raporti i Qendrës së Shërbimeve Arsimore për vitin akademik 2024–2025 mbi procesin e pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë na tregon se në çfarë gjendje ndodhemi sot. Edhe pse oferta akademike mbetet e gjerë, një pjesë e konsiderueshme e kuotave nuk plotësohet, ndërsa interesimi i maturantëve për disa fusha studimi vijon të bjerë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij viti akademik u ofruan gjithsej 593 programe studimi, nga të cilat 329 nga universitete publike dhe 264 nga institucione jopublike. Prej tyre, 99 programe janë dyvjeçare me karakter profesional, të konceptuara për ta afruar arsimin e lartë me tregun e punës. Këto programe synojnë t’u përgjigjen zhvillimeve të sektorëve si turizmi, teknologjia, shërbimet dhe ekonomia, të cilët po ndryshojnë strukturën e punësimit në vend.

Në total, për ciklin e parë, programet profesionale dyvjeçare dhe programet e integruara të ciklit të dytë, u ofruan 32 177 kuota. Megjithatë, vetëm 66.92% e tyre u plotësuan me regjistrime, duke lënë rreth 33% të kuotave bosh. Një situatë e ngjashme reflektohet edhe në sektorin jopublik, ku shkalla e mbushjes së kuotave ishte 63.30%. Ky hendek mes ofertës dhe kërkesës ngre pikëpyetje serioze mbi planifikimin afatgjatë të arsimit të lartë dhe përshtatjen e tij me lëvizjet demografike të vendit.

Sipas Prof. As. Dr. Ndriçim Mehmetit, fenomeni i kuotave bosh nuk mund të shihet i shkëputur nga kriza e përgjithshme që po përjeton shoqëria shqiptare.

“Kuotat bosh tregojnë në tërësi një mungesë të theksuar të numrit të të rinjve që përfundojnë shkollën e mesme dhe njëkohësisht janë shenjë alarmuese e krizës që po mbërthen arsimin shqiptar,” thekson ai.

Sipas Mehmetit, kjo lidhet edhe me orientimin e të rinjve drejt programeve që u japin mundësi punësimi në tregun ndërkombëtar, si mjekësia dhe teknologjia e informacionit, më shumë sesa në tregun vendas.

Edhe Kryeministri Rama u ndal disa ditë më parë në Konferencën e Rektorëve te nevoja e një reformimi të sistemit arsimor.

“Sfida është hajde t’i riorganizojmë në një sistem shumë më kompetitiv, të besueshëm dhe shumë më të gatshëm për të përballuar të gjitha ato që do të vijnë me anëtarësimin në BE. Universiteti është aleati më i rëndësishëm i vetë vendit në një proces si ky.”-u shpreh ai

Raporti konfirmon se universitetet publike vijojnë të jenë zgjedhja kryesore e maturantëve shqiptarë. Universiteti i Tiranës kryeson listën me 15.49% të totalit të regjistrimeve, duke ofruar njëkohësisht numrin më të madh të kuotave, ndërsa pas tij renditet Universiteti i Durrësit me 8.27%. Disa institucione arrijnë pothuajse mbushjen e plotë të kuotave, si Akademia e Sigurisë, Akademia e Forcave të Armatosura dhe Universiteti i Mjekësisë, me nivele mbi 97%.

Prej vitesh, degët e mjekësisë janë ndër më të kërkuarat në vend. Nota mesatare e studentëve hyrës në Universitetin e Mjekësisë arrin në 9.08, më e larta në rang kombëtar. Megjithatë, ky interes i lartë nuk përkthehet në një përmirësim të situatës së sistemit shëndetësor shqiptar. Shqipëria vazhdon të përballet me mungesë mjekësh, për shkak të emigrimit masiv drejt vendeve të Bashkimit Europian.

“Sot, një i ri zgjedh profesionin jo thjesht për pasion, por për të ndërtuar jetën e tij. Profesionet që kërkohen në Europë i japin mundësinë të vuajë më pak dhe të ketë më shumë dinjitet,” shprehet Mehmeti, duke nënvizuar se zgjedhja e degës është në fakt zgjedhje e jetës.

Në anën tjetër të këtij fenomeni janë degët e mësuesisë, të cilat po pësojnë një rënie shumë të madhe. Nga 593 programe studimi, vetëm 65 i përkasin fushës së mësuesisë dhe vetëm 1 408 studentë janë regjistruar në to, ose 6.53% e totalit. Pedagogia dhe ekspertja e arsimit Lili Sula e përshkruan situatën si alarmante.

“Degët e mësuesisë janë në rënie të fortë përvitshme. Në shumë universitete rajonale, këto programe mbahen me më pak se 10 studentë, ndërkohë që formalisht duhet të ishin mbyllur,” thekson ajo.

Sipas Sulës, shkaqet janë të shumta, si emigrimi masiv i të rinjve, trajtimi financiar i ulët i mësuesve, mungesa e sigurisë së punësimit dhe një sistem punësimi i centralizuar dhe i politizuar. “Mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon. Kjo e bën profesionin jo atraktiv për brezat e rinj,” shton ajo.

Kriza është edhe më e thellë në degët albanologjike, si Gjuhë-Letërsi, Histori dhe Gjeografi. Sula i konsideron këto degë pasuri kombëtare dhe thekson se mungesa e mbështetjes shtetërore po i çon drejt zhdukjes. “Këto janë degë të identitetit tonë kombëtar. Shteti duhej t’i mbronte, edhe me kosto financiare, por kjo nuk ka ndodhur,” shprehet ajo.

Ndërkohë, Ndriçim Mehmeti e sheh problemin si mungesë të theksuar vullneti politik dhe shoqëror për arsimin. “Nuk ka debat serioz mbi arsimin, kulturën dhe shkencën. Arsimi është një nga hallet e fundit për politikën shqiptare,” thekson ai, duke shtuar se buxheti i arsimit mbetet larg nevojave reale të sistemit.

Të dy ekspertët bien dakord se ndryshimi i kurrikulave nuk mjafton për të zgjidhur krizën. Zgjidhjet kërkojnë politika afatgjata, duke nisur nga mbështetje financiare për studentët e mësuesisë, rritje të pagave, rikthim të statusit të mësuesit, investime në kërkim shkencor dhe një lidhje reale mes universiteteve dhe tregut të punës.

Me gjithë kuotat që nuk arritën të plotësohen, kur vjen puna te buxheti që është i përcaktuar për këto kuota, nuk ka asnjë shpjegim.

ACQJ ju drejtua zyrtarisht Rektoratit të Tiranës për tëditur se çfarë ndodh me këtë buxhet, kur kuotat mbeten bosh, por deri tani, nuk është dhënë asnjë përgjigje nga ky institucion.

Në tërësi, të dhënat e vitit akademik 2024–2025 tregojnë njësistem arsimi të lartë me ofertë të gjerë, por me problematikaserioze strukturore. Kuotat bosh nuk janë thjesht shifra në njëraport zyrtar, por tregues i një shoqërie që po humbet të rinjtë e saj dhe po dështon të ndërtojë një vizion afatgjatë për arsimindhe zhvillimin e vendit./acqj.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?