AKTUALITET

Tabaku takon Krichbaum: Integrimi po përdoret si fasadë, pa sundim ligji dhe pa luftë reale kundër korrupsionit

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Janar 2026, 13:18

Tabaku takon Krichbaum: Integrimi po përdoret si fasadë, pa sundim

Kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me përfaqësuesin gjerman për çështjet europiane, Günther Krichbaum, gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Gjatë bisedës, Tabaku e njohu Krichbaum me zhvillimet më të fundit politike në vend, me fokus të veçantë procesin e integrimit europian dhe sfidat reale që po e pengojnë atë. Në qendër të diskutimit ishin çështjet që lidhen me sundimin e ligjit, funksionimin e drejtësisë dhe hetimet e SPAK, veçanërisht dosjet që prekin nivele të larta të qeverisjes dhe institucionet publike.

Deputetja e Partisë Demokratike theksoi presionin në rritje që qeveria po ushtron ndaj sistemit të drejtësisë, si dhe problematikat që lidhen me amendamentet e Kodit Penal të ri, aktualisht në shqyrtim në Kuvend. Tabaku nënvizoi nismën e saj për dekriminalizimin e shpifjes, në përputhje me rekomandimet e Progres-Raportit të Bashkimit Europian, si një hap i domosdoshëm për mbrojtjen e lirisë së medias dhe të fjalës.

Në takim u trajtua edhe situata e investimeve të huaja dhe mekanizmi i shqyrtimit të tyre. Sipas Tabakut, qeveria shqiptare nuk ka treguar vullnet politik për të zbatuar në mënyrë serioze rregulloren e BE-së për kontrollin e investimeve nga vende të treta jomiqësore, duke krijuar rreziqe për sigurinë, transparencën dhe konkurrencën e ndershme.

Një tjetër temë kyçe ishte procesi zgjedhor dhe mosplotësimi i kritereve themelore që lidhen me demokracinë dhe shtetin e së drejtës, pjesë e grup-kapitullit të parë të negociatave. Tabaku theksoi se, me këto ritme, qeveria shqiptare mbetet “vite dritë” larg integrimit real, ndërsa periudhat e ndërmjetme të kërkuara janë dëshmi se integrimi po përdoret më shumë si fasadë dhe retorikë politike sesa si proces reformash të thella.

Në përmbyllje, Tabaku siguroi se opozita dhe Partia Demokratike janë plotësisht të angazhuara në procesin e integrimit europian, duke e konsideruar atë jetik për të ardhmen e vendit dhe për ndërtimin e institucioneve funksionale, demokratike dhe të besueshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?