Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Sistemi arsimor shqiptar është duke shkuar me hapa të shpejtë drejt greminës, pasi matjet dhe indekset ndërkombëtare vit pas viti po tregojnë rënie të rezultateve në aftësitë e të rinjve. Siç shihet në tabelën e mëposhtme, aftësitë e të rinjve në arsimin profesional në Shqipëri pësuan rënie 20% në vitin 2024 në krahasim me 2023, sipas Fondit Europian për Trajnimet (EFT) në publikimin e fundit “Trajnimet, arsimi, aftësitë dhe punësimi: Tendencat dhe zhvillimet 2024”.
ETF mat indikatorët e Performancës së arsimit profesional për të dytën herë më 2024 në vendet që nuk janë anëtarë në BE. Rezultatet treguan se në vitin 2024, Arsimi dhe Formimi Profesional (VET) në shumicën e vendeve vazhdon të performojë dobët në lidhje me cilësinë e aftësive dhe kompetencave që u ofrohen të rinjve, krahasuar me ato të të rriturve, por në Shqipëri rënia e rezultateve ishte më e madhe, duke ndjekur trendin që u vërejt në testin ndërkombëtare të PISA.
Punëdhënësit në vende si Shqipëria shpesh kompensojnë me mënyra të tjera boshllëqet e lëna nga arsimi duke përfshirë edhe arsimin profesional. Ekzistenca e boshllëqeve të njohurive tregon për probleme të vazhdueshme të cilësisë së arsimit profesional.
Në Shqipëri, rënia e cilësisë arsimore reflektohet në faktin se të rriturit kanë më pak boshllëqe në aftësitë profesionale edhe prej faktit se në kohën kur ata kanë përfunduar studimet, shkolla ka qenë më e lidhur me tregun e punës. Siç vërehet hendeku ndërmjet tregut të punës dhe arsimit profesional në vend që të ngushtohet, po thellohet më tej.
“Edhe pse dy vite të njëpasnjëshme të monitorimit nuk mjaftojnë për të vendosur një trend të qartë, rezultatet e vitit 2024 sugjerojnë një model të vazhdueshëm të performancës së dobët të të diplomuarve në arsimin profesional”, vë në dukje ETF.
Në disa vende, si në Turqi dhe Moldavi, aftësitë që u ofrohen të rinjve dhe të rriturve janë pothuajse të njëjta në aspektin e cilësisë dhe rëndësisë. Në vende të tjera, si Kirgistani dhe Kosova, të diplomuarit nga arsimin profesional që hyjnë në tregun e punës kanë aftësi më larta sesa kolegët e tyre më të rritur.
Të dhënat e paraqitura tregojnë se performanca e sistemit në ofrimin e aftësive dhe kompetencave ka evoluar në drejtime të ndryshme, në varësi të vendit dhe grupit të synuar.
Ndërsa disa vende, si Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Egjipti, kanë parë një përmirësim në rezultatet që lidhen me aftësitë e ofruara për të rinjtë, vende të tjera, si Shqipëria, Mali i Zi dhe Jordania, kanë shënuar një rënie (në disa raste të konsiderueshme).
Për të rriturit, trendet janë përgjithësisht më negative, me rënie të ndjeshme në disa vende, si Mali i Zi, Ukraina dhe Serbia. Disa vende të tjera, si Egjipti dhe Maqedonia e Veriut, përjashtohen nga ky trend dhe dallohen për një performancë më të mirë në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 në këtë fushë të monitorimit./Monitor
TIRANA- Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) lajmëron se emigracioni n&eum...
TIRANA- Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që n&e...
vendngjarja MILOT- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot. Bëhet me dije se katër automjete janë përfs...
foto ilustruese POGRADEC- Policia ka identifikuar drejtuesin e automjetit që përplasi për vdekje pasditen e sotme një 55-vje&cced...
zjarri ELBASAN- Janë publikuar pamjet nga zjarri që ka përfshirë një godinë të braktisur në Kalanë e Elbasanit...
aksidenti FIER- Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve, në a...
vendngjarja TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga zjarri që përfshiu parkingun e një pallati pasditen e sotme në ...
foto ilustruese POGRADEC- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Një...
foto ilustruese POGRADEC- Një aksident i rëndë rrugor raportohet se ka ka ndodhur në aksin Pogradec – Qafë Thanë, pran...
foto ilustruese TIRANË- Parkingu i një pallati në rrugën "Gjik Kuqali" në kryeqytet është përfshirë nga flak&e...