Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

TIRANA- Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) lajmëron se emigracioni në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vijojë të jetë i fortë edhe në vitet në vijim.
Studimi që analizon trendet e emigrimit tregon një dëshirë më të lartë për të emigruar tek të rinjtë dhe te personat e shkolluar. Kjo do të ndodhë për dy arsye kryesore. E para janë faktorët shtytës në Shqipëri dhe Rajon që përfaqësojnë papunësinë e lartë te të rinjtë, pagat e ulëta dhe mungesën e mundësive për rritje në karrierë dhe në zhvillim njerëzor.
Vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë secila në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të Bashkimit Europian. Studimi thotë se anëtarësimi në Bashkimin Europian mund të ofrojë avantazhe të rëndësishme socio-ekonomike për shtetet kandidate, por ka edhe rreziqe.
Tregjet e punës si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Bashkimin Europian po përballen me mungesa të konsiderueshme të fuqisë punëtore dhe të aftësive. Sondazhet në Ballkan gjithnjë kanë treguar vitet e fundit se mungesa e fuqisë punëtore është pengesa kryesore për ambientin e biznesit.
Në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi, bizneset e anketuara nga Banka Botërore si pjesë e Programit të Matjes së Aftësive raportuan se përballen me sfida serioze në gjetjen e punonjësve në të gjitha profesionet. Serbia ka raportuar mungesa të larta (25%) të teknikëve dhe profesionistëve. Shqipëria ka raportuar 20% mungesa në punonjësit e shërbimeve dhe shitjeve. Ndërsa për punonjësit e kualifikuar mungesat janë jashtëzakonisht të larta në të gjitha vendet.
Studimi tregon se individët që punojnë në sektorë me mungesë të fuqisë punëtore brenda vendit kanë më pak gjasa të emigrojnë. Në të kundërt, mungesa e fuqisë punëtore në vendet e BE-së nxit migrimin, veçanërisht në sektorë me kërkesë të lartë si shëndetësia, teknologjia e informacionit dhe ndërtimi.
Të dhënat tregojnë se Gjermania është destinacioni kryesor për emigrantët nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor. Rreth 40% e individëve të anketuar që shprehin dëshirën për të emigruar zgjedhin këtë vend si opsionin e tyre kryesor.
Studimi thekson se aspiratat për migrim nuk varen vetëm nga faktorët ekonomikë, por edhe nga lidhjet sociale dhe kërkesat e tregut të punës. Për të reduktuar dëshirën për emigrim, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmirësojnë kushtet e tregut të punës duke krijuar më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim profesional, rekomandon studimi./ Monitor
TIRANA- Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që n&e...
vendngjarja MILOT- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot. Bëhet me dije se katër automjete janë përfs...
foto ilustruese POGRADEC- Policia ka identifikuar drejtuesin e automjetit që përplasi për vdekje pasditen e sotme një 55-vje&cced...
zjarri ELBASAN- Janë publikuar pamjet nga zjarri që ka përfshirë një godinë të braktisur në Kalanë e Elbasanit...
aksidenti FIER- Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve, në a...
vendngjarja TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga zjarri që përfshiu parkingun e një pallati pasditen e sotme në ...
foto ilustruese POGRADEC- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Një...
foto ilustruese POGRADEC- Një aksident i rëndë rrugor raportohet se ka ka ndodhur në aksin Pogradec – Qafë Thanë, pran...
foto ilustruese TIRANË- Parkingu i një pallati në rrugën "Gjik Kuqali" në kryeqytet është përfshirë nga flak&e...
KAKAVIJË- Një 34-vjeçar është arrestuar teksa po hynte në pikën kufitare të Kakavijës. Sipas njoftimit të ...