Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Kursi i këmbimit euro-lek po e mbyll vitin 2024 në rënie dhe i është afruar përsëri nivelit më të ulët historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 98.14 lekë, shumë afër nivelit minimal prej 98.11 lekësh, që ishte regjistruar më datat 14 nëntor dhe 19 nëntor.
Pritej që kursi i këmbimit të euros në ditët e fundit të dhjetorit të rritej, siç kishte ndodhur në dy vitet e mëparshme, për shkak të efektit të rritjes së fortë të lekut, nga shpenzimet buxhetore masive në javët e fundit të vitit. Por, këtë vit, as “lumi” i shpenzimeve të qeverisë duket se nuk ka mjaftuar për ta ringritur, të paktën përkohësisht, euron.
Vitet e fundit, trajektorja e politikës fiskale ka luajtur një rol shtesë në forcimin e lekut në kursin e këmbimit. Suficiti buxhetor rekord në pjesë më të madhe të vitit ka ulur ofertën e monedhës vendase dhe ka shtyrë më tej në rënie kursin euro-lek.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për 11-mujorin 2024, suficiti buxhetor kishte blerën rekord të 71.7 miliardë lekëve, në rritje me 90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Deri në fund të nëntorit, qeveria kishte shpenzuar 575 miliardë lekë, ndërsa sipas aktivit të fundit normative, të datës 19 dhjetor, shpenzimet totale vjetore parashikohen në vlerën e 771 miliardë lekëve. Mbi këtë bazë, shuma e planifikuar për t’u shpenzuar në dhjetor është 196 miliardë lekë ose gati dy miliardë euro, afërsisht një e katërta e shpenzimeve totale vjetore.
Duke qenë se pjesa dërrmuese e shpenzimeve publike përqendrohen tashmë në dhjetor, një efekt kalimtar në kursin e këmbimit ishte i pritshëm edhe këtë vit.
Por, agjentët e këmbimit valutor në sektorin bankar shprehen se oferta e euros në treg ngelet e lartë, ndërsa është mbështetur edhe nga festat e fundvitit, që shoqërohen me kthim të emigrantëve dhe rritje të numrit të turistëve. Me sa duket, as shpenzimet e mëdha qeveritare nuk kanë mjaftuar për t’i zhvendosur shumë balancat e kërkesë-ofertës mes dy valutave,
Të dhënat e bilancit të pagesave tregojnë se flukset valutore hyrëse edhe këtë vit kanë qenë të larta, por në tërësi deficit i llogarisë korrente është përkeqësuar krahasuar me vitin 2023.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2024 bilanci i llogarisë korrente ishte pozitiv në vlerën e 350 milionë eurove. Suficiti i llogarisë korrente pësoi një rënie të lehtë me 1.4% (rreth 5 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, për të gjithë 9-mujorin e parë pozicioni i jashtëm i ekonomisë këtë vit rezultoi në deficit, për një vlerë totale prej 230 milionë eurosh. Ky pozicion është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, me një rritje prej 9.5 herë të deficitit të jashtëm. Deficiti progresiv i këtij viti është sidoqoftë në vlerën e dytë më të ulët historike, pas vitit 2023.
Ndërkohë, sipas statistikave zyrtare, investimet e huaja direkte vazhdojnë të mbulojnë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Për 9-mujorin 2024, vlera progresive e investimeve të huaja direkte arriti në 1.16 miliardë euro, shifër kjo 6.6% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Ekonomia vendase mori pak frymë për të dytin vit radhazi në vitin 2024, duke lënë pas vësh...
foto ilustruese TIRANË- Shqiptarët gjithnjë me shumë po bëhen dyshues në marrëdhëniet me të tjerët. 89 p...
foto ilustruese TIRANË- Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët dhe...
Ina-Parashqevi Simaku-aktori SHBA- Mbesa e këngëtares ikonë, Parashqevi Simaku, Ina Simaku, ka hedhur akuza të forta ndaj aktorit ...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, tha se SPAK ka dy fusha ku vepron luftën ndaj korrupsionin në nivele të larta dhe luft&e...
Range Rover MALI I ZI- Një shqiptar është ndaluar në hyrje të Malit të Zi, në vendkalimin e Bozhajt. Shqiptarit me ...
qafe thane QAFË THANË- Pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës po përballet me shtimin e fluksit të lëvizjes së ...
TIRANA- Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese vendosi sot njëzëri që të rrëzojë kërkesat e biznesmenit Pëllumb Gjok...
TIRANA- Tre punonjësit e policië në komisariatin Nr.6 në Tiranë janë pezulluar nga detyra pas publikimit në media t&eu...
TIRANA- Rasti i një konfrontimi fizik mes efektivëve të komisariatit nr.6 në kryeqytet dhe një 15-vjeçari me inicial...