AKTUALITET

"Aset i ri në Durrës", BIRN: Jo vetëm turistë nga BE, por edhe punonjës në sektorin e turizmit

r.ll Përditësimi i fundit 30 Qershor 2024, 16:48
"Aset i ri në Durrës", BIRN: Jo vetëm turistë nga

DURRËS- Punëtorë nga vendet e Lindjes kanë rifilluar të punojnë këtë verë edhe në sektorin e turizmit në Durrës. Ndërkaq, nuk janë të pakët shtetasit e huaj nga vendet e Bashkimit Evropian, që e kanë gjetur mjaft tërheqës punësimin në të njëjtin sektor.

Të mësuar vetëm me praninë e perëndimorëve si turistë në Shqipëri, fenomeni i ri çudit jo pak herë edhe vendasit. Bruno Duma, i cili administron një plazh privat jo larg qytetit të Durrësit, mbeti i habitur kur një klient i huaj, i ofroi shërbimet e tij në fushën e kuzhinës.

“Anton Ilen, që vjen nga Shtutgarti (Gjermani) u ofrua të përgatiste barbekunë në lokalin tonë gjatë stinës  së verës”, tha Bruno për BIRN, ndërsa më prezantonte me punonjësin e ri.

I qeshur dhe pa komplekse, 62-vjeçari gjerman tha se kishte ardhur për herë të parë në Durrës marsin e kaluar.

“Në vendlindje kam punuar në industrinë e tekstilit, por kuzhina mbetet pasioni im,” tha Antoni për BIRN, teksa përgatiste prushin me qymyr në një qoshe pas banakut.

Toni, siç e thërrasin kolegët e tij më të rinj  në moshë, tregon se e kam marinuar që herët në mëngjes mishin dhe është bërë gati të përgatis shishqebapët.

“Më pëlqen këtu; shkoj shumë mirë me të rinjtë e stafit dhe “avash avash” po mësoj edhe ndonjë fjalë në gjuhën shqipe”, tregon Toni.

Antoni po kërkon një apartament në të njejtën zonë për një periudhë 1-vjeçare.

“Dua të sjell edhe gruan, pasi me siguri do të na bëjë mirë edhe për shëndetin”, tregon ai.

Shumë më i madh numri i të rinjve italianë, të cilët kanë preferuar ti bëjnë praktikat parauniversitare në Durrës.

Brenda një viti, mbi 100 djem e vajza të moshës 18-21 vjeç nga qytete të ndryshme të  vendit fqinj kanë punuar në hotelet, baret dhe restorantet e plazhit, por jo vetëm.

Gabriel Bardheti, që kujdeset për ecurinë e punës dhe sistemimin e tyre tha për BIRN se “pjesa më e madhe sapo kanë mbaruar shkollën e mesme, dhe nëpërmjet programit Erasmus 1, u krijohet mundësia të bëjnë praktikën në vende të ndryshme”.

Sipas Bardhetit, Spanja dhe Portugalia janë vende të preferuara nga programi parauniversitar, por kohët e fundit Shqipëria po shihet gjithnjë e më tepër si një alternativë mjaft e mirë”.

“Recepsioni i hoteleve, shërbimi si kamarierë në bare e ristorante, bashkë me italishten që njihet shumë mirë nga klientët e bëjnë punën e tyre në Durrës mjaft tërheqëse,” tha Gabrieli, duke nënvizuar se disa prej tyre kanë kërkuar të rikthehen përsëri në Durrës, edhe kur periudha 2-4 mujore e praktikës ka përfunduar.

Edhe punëdhënësit e tyre shqiptarë, që fillimisht janë skeptikë, ndjehen mirë me punonjësit e huaj nga BE, ndoshta edhe prej faktit që pagesat mujore të tyre i mbulon programi Erasmus.

“Ishte e këndshme të punoje me ta,” tha për BIRN, Ismail Saliko, i cili drejton një shtëpi botuese.

“Mjaft komunikues, e shumë bashkëpunues,” tha Saliko për dy vajza e dy djem që punuan në biznesin e tij, duke kujtuar me keqardhje se “në të kundërt djemtë e një shkolle profesionale në Durrës mezi pritën të përfundonte praktika mësimore”.

Vajzat dhe djemtë nga Italia sistemohen në Durrës në kushte mjaft të mira nën kujdesin e programit mësimor europian.

E njejta gjë që nuk ndodh me ata që vijnë nga Azia.

Fatlinda, që banon në Plazh, 6 kilometra në jug të qytetit të Durrësit dhe që jep dhoma me qira, tha për BIRN se “një sipërmarrës vendas i turizmit kërkoi të sistemonte gjatë verës 12 punonjës nga Bangladeshi, vetëm në tre dhoma”.

“Mund të flejnë edhe në krevate me dy kate, si marinarët,” më këshilloi biznesmeni, kur i kujtova se mund të merrte edhe një dhomë tjetër për ta zgjidhur problemin,” tha Fatlinda, e cila në fund e kishte parë më të arsyeshme të mos i pranonte qeraxhinjtë në kushte poshtëruese për ta.

Udhërrëfyesit turistikë në vendin tonë, jo në të gjitha rastet janë shqiptarë.

Aktualisht në Durrës, mjaft grupe që vijnë nga Polonia drejtohen nga guida bashkëatdhetarësh.

Ali Michal ka ardhur për të pestin vit radhazi në Durrës.

“Herën e parë punova si animator për grupet e polakëve, ndërsa tani jam angazhuar si udhërrëfyes  për periudha 4-6 mujore,” tha Aliu për BIRN. “Pjesën tjetër të vitit bëj të njëjtin profesion në zonat turistike malore të Italisë së veriut,” shtoi ai.

31-vjeçari ka lindur dhe jetuar në Varshavë, por pamja e dëshmon qartazi prejardhjen e të atit nga Libani.

Tani që ka filluar të flasë edhe në gjuhën shqipe, djaloshi polak ndjehet mirë mes miqve vendas, por edhe me grupet e polakëve të cilët i shëtit për një javë në Berat, Sarandë, Krujë, etj.

Michal ka përfunduar studimet në degën e marketingut, por historinë e vendit tonë e ka mësuar nga librat dhe nga miqtë e tij shqiptarë.

“Xhino nga Vlora, që ka studiuar në Poloni, më ka orientuar shumë për historinë dhe gjeografinë,” shpjegoi ai.

“Më pëlqen më shumë Durrësi se sa Tirana,” shprehet 31-vjeçari që jeton në qytetin bregdetar. “Është qytet i qetë dhe deti e bën mjaft tërheqës”.

Të huajt që kanë mbërritur si punonjës, e jo si pushues, vlerësohen si një aset i ri në Durrës. Punëdhënësit e tyre e vlerësojnë bashkëpunimin e krijuar, duke nënvizuar edhe disiplinën e punës që i dallon të ardhurit nga vendet e Europës së bashkuar.

“Kur bëj krahasimin e tyre me djemtë tanë të shkollës profesionale, e kuptoj ndryshimin që ende kemi me Evropën në mentalitetin e punës,” tha Ismail Saliko.

“Shkollarëve tanë duhet tua kërkosh të kryejnë një punë, ndërkohë që moshatarët e tyre evropianë e kanë përfunduar atë,” përfundoi Saliko./Reporter.al

durres turiste te huaj punonjes te huaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan