Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

VATIKAN- Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen. Vdekja e tij u njoftua nga kardinali Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani. Vatikani njoftoi se Ati i Shenjtë ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme.
Në deklaratën që u lexua nga kardinali Kevin Farrell thuhet se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Më tej thuhet se Papa i mësoi të jetojnë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve.
Ati i Shenjtë ishte i pari papë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari papë Jezuit. Kohët e fundit shëndeti i tij u përkeqësua shumë si pasojë e pneumonisë, sëmundje që shënjoi jetën e tij që në moshën 21-vjecare, ku si pasojë e pneumonisë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku ju hoq pjesa e sipërme e mushkërisë së djathtë. Më poshtë janë të renditura disa nga thëniet e Atit të Shenjtë gjatë papatit të tij:
Disa thënie nga Papa Françesku:
“Askush nuk mund të rritet nëse nuk e pranon vogëlsinë e tij/saj”.
“Ki guximin të jesh plotësisht i/e lumtur”.
“Ne të gjithë kemi një Zot që është i aftë të qajë me ne dhe që është i aftë të ecë me ne edhe në momentet më të vështira të jetës”.
“Bota na thotë të kërkojmë sukses, fuqi dhe para. Zoti na thotë të kërkojmë përulësi, dashuri dhe t’u shërbejmë të tjerëve”.
“Le të mësojmë të jetojmë me mirësi, ta duam këdo, edhe kur të tjerët nuk na duan po njësoj”.
“Paqja është një dhuratë e çmuar, e cila duhet promovuar dhe mbrojtur. Asnjëherë dhuna nuk ka lindur prej paqes. Lufta prodhon luftë, paqja prodhon paqe”.
“Të kesh besim nuk do të thotë të mos kesh vështirësi, por të kesh fuqinë e duhur për t’i përballur këto vështirësi, duke ditur se nuk jemi të vetëm”.
“Për ta ndryshuar botën, duhet të sillemi mirë edhe me ata që nuk na e kthejnë mbrapsht mirësinë”.
“Zoti nuk lodhet duke na falur, jemi ne që lodhemi duke mos u lutur për faljen e Tij”.
“Shpresa hap orizonte të reja, duke na bërë të aftë të ëndërrojmë edhe atë që është e paimagjinueshme”.
VATIKAN- Kardinali shqiptar At Enrnest Simoni (Troshani) ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Kardinali ës...
TUNELI I MURRIZIT- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në tunelin e Murrizit. Sipas informacioneve, qarkullimi i automjet...
TIRANË- Qarkullimi i automjeteve në Tunelin e Murrizit është bllokuar ndërsa bëhet me dije se lëvizja është ...
ITALI- Një shqiptar ka mbetur i plagosur mbrëmjes e së shtunës në Itali pas të shtënave me armë zjarri. Bëhet e d...
TIRANA- Të tjera detaje vijojnë të dalin nga hetimet për atentatin në Lundër të Tiranë ku u plagosën 4 ...
POGRADEC- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor "Pogradec-Korçë". Aksidenti ka ndodhur rreth&...
TIRANA- Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka reaguar gjithashtu pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Zëdhënësi i Ki...
TIRANA- Kisha Katolike do të organizojë një meshë të veçantë në nderim të Papa Françeskut, i cili u...
GJIROKASTËR- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë". Aksi...
foto ilustruese LEZHË- Detaje të reja janë publikuar lidhur me vrasjen e Gjovalin Prendit në Lezhë. Gjithashtu është pu...