AKTUALITET

"Atje është pirë verë ‘Rothschild’, 33 mijë euro shishja" - Hoxha: Vetëm në vitin e zgjedhjeve u këmbyen 12 mld euro, para droge

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Qershor 2026, 23:39
"Atje është pirë verë ‘Rothschild’, 33

Gazetari Artan Hoxha ka hedhur akuza të forta mbi përmasat e qarkullimit të parasë informale në Shqipëri, duke deklaruar në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV se vetëm gjatë vitit të zgjedhjeve lokale të vitit 2023 janë këmbyer rreth 12 miliardë euro në pikat e këmbimit valutor në vend.

Sipas tij, fenomeni i rënies së fortë të euros në tregun shqiptar dhe luhatjet e pazakonta të kursit të këmbimit lidhen drejtpërdrejt me këtë qarkullim masiv të parasë informale jashtë sistemit bankar, që janë para droge.

Ai solli në vëmendje edhe deklarime të mëparshme publike nga ish-ministri Arben Ahmetaj, duke deklaruar se deklaratat e tij janë vërtetuar nga zhvillimet dhe nga realiteti ekonomik e politik në vend.

Hoxha ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi lidhjen mes qarkullimit të madh të parasë, investimeve në resorte luksoze dhe vendimmarrjeve shtetërore për lejet e ndërtimit, duke lënë të kuptohet se infrastruktura ligjore dhe institucionale ka krijuar hapësira për pastrim parash në shkallë të gjerë.

‘Ato që thoshte Arben Ahmetaj, madje më cilësonin të çmendur, dhe u deshën vite që të provohen që ato ishin të vërteta. Unë i merrja të besueshme, pse?

Sepse e dija që Ahmetaj ka qenë atje në tavolinë. Dhe e dimë, edhe kur thoshte për shishen e verës. Po, se pi një verë atë. Po të ishte një njeri tjetër që pi raki, s'do e besoja. Po Arben Ahmetaj i njeh verat, cilësinë e tyre dhe çmimin e tyre.

Dhe ju e patë çfarë ndodhi këtu. Më shumë u shqetësuan për të hequr etiketat e verave atje, se do provonte ajo që thoshte Ahmetaj, që është pirë shishe vere ‘Rothschild’ me 33 mijë euro shishja.

Pra, gjithë natën ata hoqën etiketat atje, morën verat e shtrenjta, i lanë ato të tjerat pastaj që pi gjithë dynjaja. Por kjo shishe e verës, në pamje të parë duket sikur është një gjë e lehtë, 33 mijë euroshi.

Por kur një zyrtar i shtetit pi një verë 33 mijë euro, a e kupton çfarë impakti ka në mediat ndërkombëtare, tek politikanët evropianë? Pra, ata mund të të lejojnë disa gjëra të tjera, por këtë pjesë aty nuk të falin, sepse janë detaje që ngjisin dhe ngelen aty.

Dhe pastaj kur vinte pjesa çfarë është në Aruba në 2019-ën, pastaj në Monako në 2021-shin, pastaj në Majorka dhe me radhë. Dhe ti i gjen sot në resorte të ngritura në bregdetin shqiptar, atëherë s'ke nevojë më për provë.

Prova është ai resort që duket nga hëna. Kaq e thjeshtë është. Çfarë prove kërkon më? Këta po flasin për këtë resortin. A është ngritur ky resorti mbrapa? A është ndërtuar? Po, ka mbaruar filmi. Pra, kjo është zbatuar. Si është ndërtuar resorti? Mbi leje që i ka miratuar qeveria shqiptare.

Madje për ndërtimet është ekskluzivitet i kryeministrit. Po kaluan mbi 9 kate, firmos kryeministri. Pra, çdo gjë, infrastruktura që të ndërtoheshin paratë, nëse ata mund ta tregtojnë drogën, e tregtojnë atë kokainën.

Por nëse ti si shtet ua bën të pamundur atyre të hyjnë këtu, ata do të shkojnë në vende të tjera, nuk të rrezikojnë ty. Dhe fakti që ata arritën në Shqipëri të ishin kaq determinues, kaq të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, saqë ne nuk shpjegojmë dot. Kur është bërë takimi në Aruba, sa ka qenë euro në Shqipëri?

Pra 1 euro shkëmbehej me 1320 lekë. Sa është euro sot se e pashë para se të vija në emision. Është 94 sot. Pra, edhe ne nuk shpjegonim dot si shkoi euro në gropë.

Që nga aty ka filluar një dishezë e madhe. Dhe unë po them vetëm në vitin 2023, se do t'ia lë radhën të tjerëve, vetëm në vitin 2023, (vitin e zgjedhjeve për bashkitë në Shqipëri), jashtë sistemit bankar, në pikat e këmbimit valutor në Shqipëri, janë këmbyer 12 miliardë euro. E kupton? Sado që mundohet Banka Qendrore të blejë në treg e të ndërhyjë në treg, pse euro është atje ku është. 12 miliardë në të gjithë pikat e këmbimit valutor që ka Shqipëria’, u shpreh gazetari Artan Hoxha në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan