"Ose je budallaqe ose je e korruptuar", Trump ofendon gazetaren dhe ndërpret në mes intervistën (VIDEO)
Donald Trump ka pasur një përplasje të fortë me gazetaren Kristen Welker gjatë intervistës në emisionin “Meet the Pre...
Donald Trump ka pasur një përplasje të fortë me gazetaren Kristen Welker gjatë intervistës në emisionin “Meet the Pre...
Ka përfunduar protesta e tetë radhazi e zhvilluar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku qytetarë dhe aktivistë janë...
Futbollisti danez Christian Eriksen është rrëzuar në fushë gjatë një ndeshjeje miqësore të Danimarkës kund&e...
Zgjedhjet për presidencën e Real Madrid janë përmbyllur, me Florentino Pérez që është shpallur fitues, duke siguruar...
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja në Shijak. Mësohet se Bjondi Guri ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikt...
Një gomone është vendosur në qendër të protestës para Kryeministrisë në Tiranë, si një simbol i fuqish&...
Një zjarr është raportuar në zonën e Astirit, pranë “Vila L” në Tiranë. Sipas informacioneve parapra...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj, sipas tij, përpjek...
Mijëra qytetarë mbushën edhe këtë të diel sheshin përpara kryeministrisë kundër ndërtimit të resortit n...
Procesi zgjedhor në Kosovë sapo ka përfunduar. Menjëherë pas kësaj kanë dalë përgjigjet e exit poll-eve t&eu...
Një valë e gjerë kontrolli ka përfshirë sistemin e burgjeve në Shqipëri, ku, veç verifikimeve për sende të ndaluara si telefona, thika, drogë e materiale të tjera, në fokus është vendosur edhe nisja e inspektim-auditeve mbi punën e administratës së Drejtorive të Burgjeve në disa qarqe.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se tashmë, paralel me kontrollet fizike të qelive dhe ambienteve të jashtme, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka urdhëruar nisjen e inspektimeve në disa burgje në Shqipëri, ku qëllimi është kontrolli i punës së zyrtarëve dhe drejtorëve që kanë shërbyer gjatë kësaj kohe.
Që në ditët e para, kur janë shfaqur inspektorët e Drejtorisë së Burgjeve, janë hasur problematika serioze, kryesisht në kartelat e vuajtjes së dënimit të personave të dënuar, respektimin e rregulloreve e deri te masat disiplinore.
Por veprimet më të rënda duket se janë konstatuar në burgun e Rrogozhinës.
Disa personave që vuanin dënimin në burgun e Rrogozhinës u është dhënë “amnistia” fiktive nga administrata e burgut dhe, për pasojë, ata janë liruar.
Amnistia dyshohet se ka qenë e falsifikuar dhe është futur në dosjen e vuajtjes së dënimit të personit të burgosur, duke sjellë më pas përllogaritjen e uljes së dënimit dhe, për pasojë, daljen më shpejt nga burgu.
Inspektimi ka zbuluar se konkretisht ka disa të dënuar të cilët kanë përfituar lirinë falë amnistive të dhëna nga vetë drejtori i institucionit. Nisur nga kjo situatë, janë konstatuar mbi 8 raste të verifikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që kanë pasur amnisti fiktive.
Deri në këtë fazë, ku ndodhet inspektimi, nuk është marrë asnjë masë përgjegjësie për drejtuesit e burgjeve që kanë abuzuar me detyrën, qoftë masa disiplinore apo edhe kallëzime penale në prokurori.
Por kjo problematikë e rëndë duket se do të jetë një nga sfidat më të vështira të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, pasi amnistitë fiktive janë raste të përsëritura./ Syri/ Elton Qyno/
Pa u bërë ende 24 orë nga ulja e çmimit të karburanteve, ditën e sotme Bordi i Transparencës ka rritur sërish tarifat ...
Një operacion i Policisë së Shtetit në Sarandë ka çuar në arrestimin e 8 personave dhe ndalimin e 4 punonjësve të...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar në Sarandë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Pol...
SPAK firmos një fletëthirrje të dytë për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Igli Tare dhe kërkon që ai ta paraqitet...
Bizneset dhe kontabilistët ngrenë shqetësimin se urdhrat për bllokim të të gjitha llogarive, përfshirë edhe valutën...
Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve n&eum...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro do të blihet me 95...
Të shtunën moti parashikohet i paqëndrueshëm me vranësira në të gjithë territorin për pjesën më të m...
Pas informacionit të ardhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për një ndërtim pa leje në...